iphone7

iPhone 7 prezantohet edhe në Kosovë

Periskopi.com Tech/Auto

Kompania kosovare Molla, ka sjell produktin më të ri të brendit Apple në tregun tonë – iPhone 7.

“NTSH.MOLLA KS  përfaqësues i autorizuar për shitjen e produkteve Apple në Kosovë, sot ka kënaqësinë që të prezantoi produktin më të ri iPhone 7 dhe ka nderin të ju ftojë në eventin e prezantimit të iPhone 7. Prezantimi fillon në ora 16:00 në pikën e shitjeve të produkteve Apple në MOLLA KS”, thuhet në një komunikatë të Molla`së.

Republika e Kosovës është shteti i 16 në botë ku ka arritur iPhone 7, gjë që tregon edhe përmasat e interesimit për teknologjinë informatike në vend.

Këtë interesim të qytetareve NTSH.MOLLA KS e ka parë edhe më herët përmes kontaktit me konsumatorët.