KEDS shtrinë investimet edhe në Shakovicë të Podujevës

Periskopi.com Lajme

Shakovica, zonë e rëndësishme në rajonit të Podujevës tashmë ka ndjerë investimet nga KEDS. Investimet kanë të bëjnë me përmirësimin e cilësisë së energjisë, kualitetin dhe sigurinë.

KEDS ka bërë të ditur se ka shtrirë projektin investues në lokacione ku gjendja ishte jo e mirë dhe jo stabile për shkak të rrjetit të stërvjetëruar.

“Në lokacionet problematike, respektivisht ne projektin TS Shakovicë tek Mali 2, në Shakovicë të Komunës së Podujevës, për shkak të tensionit të dobët dhe gjendjes shumë të keqe të rrjetit, që paraqet rrezikshmëri për banorët e fshatit Shakovicë, është bërë instalimi i rrjetit të ri elektrik”, thonë ndër të tjera në KEDS.

KEDS po ashtu ka bërë të ditur se në këtë rajon të Podujevës, gjegjësisht në fshatin Shakovicë ka realizuar edhe rritjen e fuqisë së trasnformatorit energjetik.

Nga ky investim në Shakovicë përfitojnë saktësisht 101 ekonomi familjare. Imran Azemi, banor i këtij fshati, thotë se pret shumë që investimi të ndjehet me efekte pozitive në këtë anë.

“Kemi hequr të zinjët e ullirit. Tash presim që efeketet pozitive të vërehen. KEDS është parë se ka punuar në terren dhe është thënë se punët do të vazhdojnë edhe këto ditë”, shprehet Azemi.

Pritet që KEDS të vazhdojë deri në përfundim edhe me vënien e disa shtyllave të tjera të betonit dhe shtrirjen e kabllove në vazhdim.

KEDS gjatë viteve 2015, 2016 dhe vitin në të cilin jemi ka shtrirë investime të mëdha në rajonin e Podujevës për çfarë edhe kryetari i kësaj komune, Agim Veliu ishte shprehur i kënaqur me rritjen e dinamikave të punës nga KEDS.

Reklamë
Reklamë

KEDS me dy projekte investive në Llozicë

Periskopi.com Lajme

Investimi i radhës që i vie rajonit të gjerë të Gjakovës nga KEDS, është ai në fshatin Llozicë.

KEDS ka zgjidhur problemin e kamotshëm me dy projekte madhore investive, për mëse 200 konsumatorë të kësaj ane.

Trafostacione të reja, rikonstruktimi i rrjetit të tensionit të ulët, ndërtimi i lartëpërçuesit 10 kilovatësh dhe montimi i 100 shtyllave të reja të betonit, janë disa nga investimet që Llozicës i kanë ardhur në kuadër të dy projekteve të realizuara sipas dinamikës së paraparë, njoftojnë në KEDS.

Në mesin e 194 konsumatorëve përfitues në lagjet Zogaj dhe Foniqt, është edhe Arbnor Dobruna, i cili shprehet i lumtur që projekte të tilla kanë arritur në këtë anë.

“Investimet që shihen, se pari i kanë dhënë gjallëri fshatit. Shpresoj se kanë ulur edhe rrezikun e avarive serioze. Llozica ka pasur nevojë tash e shumë vjet për investime. Këtu në të kaluarën nuk kanë funksionuar as amvisëritë më elementare për jetën, si pasojë e tensionit të ultë dhe jo stabil”, shprehet Dobruna.

Vetëm në lagjen Zogaj KEDS nga ngritur 58 shtylla të tjera të reja nga betoni si dhe ka investuar në shtrirjen e rreth 2 mijë e 500 metrave kabllo të re.

Ditë më parë në një deklarim për media Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila ka përgëzuar KEDS-in për projektet investive që ka shtrirë gjatë vitit 2016 në rajonin e Gjakovës, duke u shprehur se pret projekte të tilla edhe gjatë këtij viti.

Reklamë
Reklamë

Ndodh edhe kjo, një milion euro për infrastrukturën rrugore të Dragashit

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku priti në takim kryetarin e Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, me të cilin nënshkroi Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve të infrastrukturës rrugore në Dragash, në vlerë rreth 1 milion euro.

Periskopi.com Lajme

Me anë të këtij Memorandumi do të financohet realizimi i ndërtimit të rrugëve Trokan – Brrut në vlerë prej 550 000 eurosh, Brezne – Trokan në vlerë prej 150 000 eurosh, Strazimir – Dragash në vlerë prej 100 000 eurosh, Restelicë – Dragash në vlerë prej 10 000 eurosh, si dhe vazhdimi i asfaltimit të rrugës Restelicë  – kalimi kufitar Strazimir në vlerë prej 150 000 eurosh, raporton Periskopi

MI obligohet  të sigurojë mjetet financiare në përputhje me realizimin e punimeve sipas kushteve të kontratës dhe do të caktojë një zyrtar për mbikqyrjen e realizimit të projekteve nga fillimi deri në përfundim të kontratës.

Ndërsa Komuna e Dragashit obligohet që t’i krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve për operatorët ekonomik dhe zhvillimin e projekteve në pajtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive.

Po ashtu, Komuna obligohet të kryejë procesin e tenderimit dhe të caktojë komisionin për hapjen e ofertave dhe vlerësimin e tenderëve./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Investohet në rrjetin elektrik të Lloshkobares dhe Bibajt të Ferizajt

Në dy fshatra të Komunës së Ferizaj Lloshkobare dhe Bibaj janë vendosur shtylla e trafo që kanë përmirësuar rrjetin elektrik në këto vendbanime. Projekte këto investuese që janë kryer nga KEDS.

Periskopi.com Lajme

Në fshatin Lloshkobare është energjizuar trafostacioni me fuqi 160 kilovatësh. Gjithashtu është ndërruar largpërçuesi 10 kilovatësh me gjatësi prej 270 metrash. Ky fshat ka përfituar gjithashtu edhe 6 shtylla betoni dhe 12 shtylla të tensionit të mesëm.  Në Lloshkobare është bërë edhe ndërrimi i shtyllave të drurit me 20 shtylla të reja të betonit, dhe shtrirja e kabllos bystek me gjatësi prej 1000 metrash.

Sipas inxhinierëve të KEDS-it nga ky investim në fshatin Lloshkobare kanë përfituar 50 familje.

Projekt i ngjashëm është implementuar edhe në fshatin Bibaj. Aty është energjizuar trafostacioni me fuqi 160 kilovatësh dhe është ndërtuar largpërçuesi 10 kilovatësh me gjatësi 970 metra.

Ekipet e distriktit të Ferizajt në KEDS në kuadër të këtij projekti gjithashtu kanë vendosur edhe 19 shtylla të betonit dhe 12 shtylla të tensionit të mesëm.

Ky projekt ka paraparë edhe largimin e shtyllave të vjetra, ku janë larguar shtyllat e drurit dhe janë zëvendësuar me 22 shtylla të betonit.

Inxhinierët që kanë punuar në këtë projekt kanë thënë gjithashtu se janë shtrirë edhe kabllo bystek me gjatësi prej 2000 metrash dhe kanë përfituar 35 familje. Ata kanë shtuar gjithashtu se pritet të përfitojnë edhe 30 shtëpi të tjera nga ky projekt.

Reklamë
Reklamë

Presidenti Thaçi fton investitorët turq që t’i rrisin investimet në Kosovë

Gjatë vizitës zyrtare në Turqi, presidenti Thaçi është nderuar edhe me titullin “Doctor Honoris Causa” në universitetin “TOBB”, si dhe ka vizituar Odën Tregtare të Ankarasë, ku ka folur për potencialin ekonomik të Kosovës dhe ka ftuar investitorët potencialë që të investojnë në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Në takimin e organizuar nga Oda Tregtare e Ankarasë, që ka mbi 150 mijë anëtarë, presidenti Thaçi ka thënë se investitorët nga Turqia kanë bërë disa prej investimeve më të rëndësishme në Kosovë.

“Këta kanë hapur rrugën edhe për investitorë dhe investime tjera”, është shprehur presidenti Thaçi.

Pasi ka treguar me shifra për nivelin e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Turqisë, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova është “shtet i ri me potencial të madh” dhe ka shpalosur mundësitë për investime në bujqësi, energji, xehetari dhe sektorët e tjerë.

Në Universitetin për Ekonomi dhe Teknologji “TOBB”, presidenti Thaçi ka pranuar titullin “Doctor Honoris Causa” me motivacionin për kontribut në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, për të arritura në zhvillim ekonomik dhe social, për paqe në Ballkan, dialog mes komuniteteve dhe zhvillim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Turqisë.

Në fjalimin e tij, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova ka arritur shumë prej se është shpallur shtet i pavarur.

“Ende nuk janë bërë as 9 vite që nga shpallja e pavarësisë dhe Kosova ka nënshkruar MSA-në me BE-në, që është mirënjohje e sukseseve të Kosovës në reformat në ekonomi, në instalimin e ligjit e rendit dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike”, është shprehur presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova sot është shembull i dialogut, pajtimit dhe bashkëpunimit për një të ardhme më të mirë.

u-006 u-001 u-002 u-003 o-01 o-02 o-03

Reklamë
Reklamë

Spitalin e Pejës e merr uji (Video)

Në një video që ka publikuar një qytetarë i Pejës, N. H., në rrjetin social Facebook shihet se pas të reshurave të shiut Spitalin Regjional të Pejës, gjegjësisht Repartin e Internos, ku janë të shtrirë pacientë me sëmundje të zemrës, i ka marrë uji.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij kjo ndodhë për herë të dytë brenda gjashtë muajsh.

“Në këtë repart janë dhënë hiç më pakë se 100 mijë euro në emër të riparimit apo intervenimit në pranverë, ndërsa tash pacientët i merr uji!!!”, shkruan Haxhosaj.

 

Reklamë
Reklamë