DONALD TRUMP

Intervista e parë e Presidentit të zgjedhur Donald Trump

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Donald Trump në intervistën e tij të parë, transmetuar nga rrjeti televiziv CBS, foli për disa nga masat që do të marrë me ardhjen në detyrë.

Periskopi.com Lajme

Zoti Trump deklaroi se:

Do të deportojë ose do të fusë në burg rreth 3 milionë emigrantë të paligjshëm me lidhje kriminale.

Të emëruarit e ardhshëm të Gjykatës Supreme do të jenë “pro jetës” – pra duhet të kundërshtojnë abortin dhe të mbrojnë të drejtën kushtetuese për të mbajtur armë.

Nuk do të kërkojë të kthejë mbrapsht legalizimin e martesës mes personave të të njëjtin seks.

Do të heqë dorë nga paga e presidentit prej 400 mijë dollarësh në vit . Në vend të kësaj shume do të marrë vetëm 1 dollar në vit.

Presidenti i zgjedhur Trump ka bërë të ditur dhe të emëruarit e rinj në ekipin e tij.

Reince Priebus, kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan (RNC), do të jetë shefi i tij i stafit.

Ndërsa Stehphen Bannon, më parë drejtues ekzekutiv i një media me qëndrime konservatore, i akuzuar nga kritikët si ksenofob dhe mizogjen, do të jetë strategu i ri i Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti i zgjedhur Trump do të marrë detyrën më 20 janar 2017./ Exip.al