inter

Shlyhen 250 mijë artikuj nga interneti, me përmbajtje xhihadiste

Policia kibernetike britanike ka arritur që të shlyej nga interneti plot 250 mijë artikuj në internet me përmbajtje terroriste.

Periskopi.com Lajme

Fotografi, postime, mesazhe dhe gjithçka tjetër të natyrës terroriste janë eliminuar nga rrjetet sociale në Britani.

Për këtë vendim, Britania e ka marrë lejen edhe nga kompanitë e rrjeteve sociale ndërsa shlyerjen e materialeve e kanë kryer plot 300 kompani.

Ky veprim ka për qëllim luftimin e terrorizmit pasi që shumë të ri i marrin hapat e parë në këtë rrugë nga disa faqe në internet./Indeksonline

icann-key-ceremony-780x439

Interneti kontrollohet nga 14 njerëz, të cilët i mbajnë 7 çelësat sekret (Video)

Mund t’ju duket si diçka nga ndonjë libër i Dan Brown, por nuk është: I gjithë interneti kontrollohet nga shtatë çelësa fizik.

Periskopi.com Tech/Auto

James Ball, nga prestigjiozja ‘The Guardian’, së fundmi është lejuar të vëzhgojë ritualin me siguri të lartë, të njohur si ceremonia e çelësit, transmeton Telegrafi.

Pjesëmarrësit e kësaj ceremonie janë pjesë e një organizate të quajtur “Internet Corporation for Assigned Names an Numbers (ICANN)”.

ICANN është përgjegjës për caktimin e adresave numerike të interneti në ueb sajte dhe kompjuterë, si dhe është përgjegjëse për përkthimin e atyre adresave numerike në ueb adresa normale të cilat njerëzit i shtypin në shfletuesit e tyre.

Nëse një person e fiton kontrollin e databazës së ICANN-it, ai person e kontrollon tërë internetin. P.sh., ai person mundet t’i dërgojë njerëzit në ueb sajte të rrejshme të bankave.

Në anën tjetër, nëse një fatkeqësi do të ndodhte, databaza e ICANN-it mund të ketë nevojë të rindërtohet.

Prandaj, ICANN ka shpikur një mënyrë, përmes së cilës nuk i jep kontroll të madh asnjë personi. Organizata ka zgjedhur shtatë njerëz si mbajtës të çelësit dhe çdo njëri e posedon nga një çelës të internetit. Gjithashtu, organizata i ka zgjedhur edhe shtatë njerëz tjerë si mbajtës të çelësit: gjithsej 14 njerëz.

Këta çelës fizik mund të zhbllokojnë kuti të ndryshme të depozitave anë e mbanë botës, dhe brenda atyre depozitave gjenden kartat e mençura të çelësit. Bashkoi të gjitha shtatë kartat dhe do ta keni ‘çelësin master’.

Çelësi master është njëlloj kodi kompjuterik – fjalëkalim i cili mund të ketë qasje në databazën e ICANN-it.

Katër herë në vit, qysh nga viti 2010, shtatë mbajtësit e çelësit takohen për ceremoninë e çelësit ku e gjenerojnë një çelës të ri master – pra një fjalëkalim të ri.

Siguria është tejet e rreptë dhe përfshin kalimin përmes dyerve të shumta të mbyllura, skanerëve të dorës, derisa të hyni në një dhomë aq të sigurt saqë asnjë paisje elektronike nuk mund të hyjë në të.

Kjo është një video e ceremonisë së parë të çelësit që është mbajtur në vitin 2010. Shkoni në minutën 1:58 për ta parë ceremoninë. /Telegrafi/

hakeri

Si ta fshini veten nga interneti me vetëm një klikim?

Në kohën tonë digjitale të fiksuar pas celularëve të mençur, në mënyrë efektive ne i jetojmë jetët në internet, gjë që na bën vazhdimisht më të rrezikuar nga kërcënimet e papritura.

Periskopi.com Tech/Auto

Krimet kibernetike, mashtrimet dhe vjedhja e identitetit janë vetëm disa nga problemet brengosëse. Jetët tona personale, vendbanimet dhe fjalëkalimet tona shumë lehtë gjinden nga të tjerët – kryesisht dashakëqijtë, transmeton Telegrafi.

Çdo lëvizje digjitale që e bëni incizohet dhe ruhet për më shumë se një vit.

Megjithatë, fshirja e gjurmëve tuaja nga bota digjitale mund t’ju duket si një gjë e lodhshme, e veçanërisht kur një person ka mesatarisht 1,000,000,000 preferenca, fjalëkalime, abonime dhe llogari në forume dhe rrjete të ndryshme sociale.

Pra, si do t’i gjenit të gjitha gjurmët tuaja në internet?

Wille Dalhbo dhe Linus Unneback, programorë suedezë, kanë krijuar “Deseat.me”, e cila ju lejon të kyçeni me një llogari të Google dhe menjëherë ta shihni se cilat aplikacione dhe shërbime janë të lidhura me të.

Pjesa më gjeniale rreth kësaj është se, në vend se t’i kërkoni të gjitha ato llogari ndaras, sajti ju lidhë direkt me faqen që mund të ç’abonoheni për atë shërbim. E lehtë, efiçiente dhe falas!

Fatkeqësisht, ky shërbim për momentin vlen vetëm për llogaritë dhe abonimet të cilat janë të ndërlidhura me Google, gjë që i lejon përmbajtjet e lidhura me Hotmail, Yahoo etj., të paprekura.

Për të njëjtin shërbim, ju mund ta përdorni edhe Just Delete Me apo Account Killer – por që të dyja janë efektive vetëm atëherë kur e dini se cilat llogari i posedoni.

istock-540848970-780x439