inter

Lajm i mirë për tifozët e Inter

Mesfushori kroat, Marcelo Brozovic ka rinovuar kontratën me Inter.

Periskopi.com Sporti

Këtë lajm e konfirmoi faqja zyrtare e Interit.

Brozovic deri më tani në këtë sezon nuk kishte minutazh të madhe por me ardhjen e trajnerit italian Pioli, kroati ka rigjetur veten edhe njëherë në skuadrën zikaltër dhe ka treguar paraqitje të mira.

brozo
Marcelo Brozovic, Fc Inter

Mesfushori kroat ka rinovuar deri në vitin 2021 me neroazzurët. /Periskopi/

inter

Pioli fillon pastrimin e skuadrës, largon yllin e skuadrës

Trajneri italian i Interit, Stefano Pioli, është duke menduar të largojë disa lojtar nga skuadra.

Periskopi.com Sporti

Tekniku i sapoemëruar dëshiron që në janar të nënshkruajë me lojtar që ai i dëshiron dhe poashtu të largojë disa lojtar që nuk bëjnë pjesë në planet e tij për ringjalljen e neroazzurëve.

I pari në listë besohet të jetë mesfushori francez i ardhur me bujë të madhe nga Monaco, Geoffrey Kondogbia i përcjelluar nga Davide Santon, Jonathan Biabyani dhe Stevan Jovetic.

kondogbia
Geoffrey Kondogbia

Kondogbia nuk po arrin as nën urdhërat e Piolit të tregojë më të miren e tij dhe si duket në janar do t’i jep fund karrierës së tij në Inter. /Periskopi/

interi

Ndëshkim qesharak i Interit për futbollistët pas humbjes së thellë

Inter nuk po arrin të këndellet gjatë këtij sezoni, as me ndryshimin e trajnerit.

Periskopi.com Sporti

Skuadra milaneze u mposht në udhëtim nga Napoli me rezultat 3:0, duke u thelluar në krizën e rezultateve.

Dhe, kryesia e klubit ka vendosur t’i ndëshkojë futbollistët pas paraqitjes së dobët në “San Paolo”.

Mediat italiane kanë raportuar se futbollistët janë ftuar për stërvitje edhe pse sot e kishin ditë pushimi.

Andaj, ata do të punojnë sot në Appiano Gentile si formë e ndëshkimit për paraqitjen e dobët ndaj Napolit.

sanchez ozil

Interi e do në skuadër këtë superyll

Interi është i interesuar të transferojë superyllin e Arsenalit, Alexis Sanchez.

Periskopi.com Sporti

Mediat europiane shkruajnë se drejtuesit e klubit zikaltër e kanë vënë kilianin në krye të listës së tyre të dëshirave.

Ditë më parë u raportua se Interi ka gati 150 milionë euro për transferime.

Mbetet të shihet nëse klubi i njohur italian do të dërgojë në janar ofertë për 27-vjeçarin. /Periskopi.com

fc inter

‘Çmendet’ Interi, ka gati 150 milionë për dy yje

Drejtuesit e Interit duket se po punojnë për të përforcuar skuadrën.

Periskopi.com Sporti

Mediat e huaja shkruajnë se klubi zikaltër është i gatshëm të shpenzojë plot 150 milionë euro për transferimin e dy yjeve.

Bëhet fjalë për anëtarin e Real Madridit, James Rodriguez dhe mesfushorin e Paris Saint-Germain, Marco Verratti. /Periskopi.com

simeone

Konfirmohet, Simeone-Inter, lajm i madh

Luigi Simoni është shprehur se Diego Simeone ëndërron të marrë drejtimin e Interit.

Periskopi.com Sporti

Ish-trajneri i Interit ka theksuar se ka pasur një bisedë me trajnerin e Atletico Madridit, i cili i ka thënë se do të kthehet një ditë në Itali tek Interi, pasi ëndërron drejtimin e skuadrës zikaltër.

“Ëndrra e tij është që të kthehet te Interi, ai zbuloi diçka të tillë në një bisedë që kam pasur më të. Zemra e tij ende rreh fortë për ngjyrat tona”, përfundoi ish-trajneri i Interit. Simoni ka qenë trajneri i Simeones në vitet 90-të.

inter

Tmerri nuk ndalet për Interin, vendos rekordin më të keq në 13 vjetët e fundit

Skuadra e Interit nën drejtimin e trajnerit të ri, Stefano Pioli nuk ka arritur të kthehet te rezultatet pozitive pasi është eliminuar nga faza e grupeve në EuropaLeague.

Periskopi.com Sporti

Ky është një dështim i madh për zikaltërit të cilët kanë vendosur një rekord negativ pasi prej vitit 2003/04 nuk ka ndodhur që Interi të eliminohej nga faza e grupeve në Champions League apo Europa League, shkruan Calciomercato.com”.

Momentalisht Interi renditet në vendin e 9, plot 7 pikë larg zonës që sezonin e ardhshëm të dërgon në fazën ‘play off’ të Europa Leagues.

icardi

Icardi: Të ulim kokën dhe të punojmë si skuadër

Interi ka pësuar edhe humbjen e dytë ndaj skuadrës izraelite, Hapoel Beer Sheva 3-2.

Periskopi.com Sporti

Kapiteni i zikaltërve, Mauro Icardi kërkon nga bashkëlojtarët e tij që të ulin kokën dhe të punojnë pas eliminimit në Europa Ligë.

“Ishte një Inter i bukur qysh nga minuta e parë. Kishim dëshirë në pjesën e parë, por pjesa e dytë ishte për t’u harruar”.

“Tashmë pas eliminimit nga kjo garë duhet të rikthehemi akoma më të fortë. Duhet të ulim kokën dhe të stërvitemi për të lënë pas çdo gjë, dhe për të bërë kthesën e madhe”, deklaroi Icardi. /Periskopi.com

inter

Pas barazimit ndaj Milanit, lajm i tmerrshëm për Interin

Tifozët e Interit kanë marrë një lajm shumë të keq.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i kësaj skuadre, Gary Medel ka pësuar një dëmtim dhe pritet të mungojë për rreth dy muaj, shkruajnë mediat italiane.

Raportohet se ai ka ndrydhur ligamentet e gjurit, ndërsa thuhet se lëndimin e pësoi në sfidën ndaj Milanit. /Periskopi.com

milan-inter

Hiti i Era Istrefit u lëshua në derbin Milan-Inter (Video)

Hiti “Bon Bon” i këngëtares nga Prishtina, Era Istrefi është dëgjuar edhe në stadiumin San Siro përpara përballjes Milan-Inter.

Periskopi.com Sporti

Kjo ka ndodhur disa minuta para se të fillonte ndeshja.

Organizatorët vendosën në sfondë një prej hiteve më të suksesshëm në Shqipëri për kënaqësinë e tifozëve 80 mijë tifozëve, shkruan Albeu.

Kjo këngë është dëgjuar më parë edhe në stadiumin“Santiago Bernabeu” në ndeshjen Real Madrid–Sporting Lisbona.

MONTELLA

Montella tallet me Interin: Festuan barazimin si fitore

"Presidenti Berlusconi ka mbetur disi i zemëruar nga barazimit, por u ka bërë komplimente djemve për lojën që dhuruar në fushën e lojës, pasi meritonin të fitonin", kështu është shprehur Montella për mediat italiane.

Periskopi.com Sporti

Ai nuk është i lumtur për barazimin 2-2 në derbin kundër Interit dhe deklaroi se kuqezinjtë e meritonin fitoren.
” Interi, i ndërtuar për të fituar kampionatin, feston barazimin si të ishte fitore, kjo tregon shumë për atë që kemi bërë. Barazimi erdhi pas një goditjeje këndi në fund, me Handanovic te zona jonë. Më pëlqeu personaliteti i skuadrës”.

suso

Suso premtoi: Do të ecë 44 kilometra nëse i shënoj dy gola Interit

Talenti i madh i Milanit, Suso shënoi mbrëmë dy gola ndaj Interit në derbin e madh të Serie A.

Periskopi.com Sporti

Spanjolli kishte dhënë një premtim të jashtëzakonshëm para sfidës ndaj zikaltërve.

Ai kishte thënë se do të ecte 44 kilometra nëse do të shënonte dy gola ndaj Interit.

“Kthehem në shtëpi në këmbë nëse shënoj dy gola në derbi”, ka qenë premtimi i Suso’s para tre ditësh.

Mbetet të shihet nëse ai do ta mbajë këtë premtim të madh. /Periskopi.com

pioli

Trajneri i Interit paralajmëron Milanin para derbit

Trajneri i Interit, Stefano Pioli e ka paralajmëruar Milanin para derbit të nesërm.

Periskopi.com Sporti

Dy skuadrat në fjalë takohen nesër mbrëma për të zhvilluar kryendeshjen e javës në Serie A.

Ndërsa, Pioli thotë se skuadra e tij do ta kërkojë fitoren në këtë sfidë, përballë skuadrës në formë.

“Kam parë ndërgjegje të madhe në skuadër. Të gjithë janë të sigurt. Ne nuk jemi në një situatë të mirë dhe derbi ndaj Milanit mund të na jap energjinë e duhur. Ne duam që kjo lojë të jenë e jona, pavarësisht kohërave jo të mira”, ka deklaruar Pioli. /Periskopi.com

inter

Milani do që t’ia marrë Interit këtë yll

Derbi i Madoninës mes Interit dhe Milanit duket se do të luhet edhe në merkato. Përveç interesit për Badelj, mes dy klubeve milaneze është vënë edhe emri i Stevan Jovetic. Futbollisti malazez pëlqehet shumë nga Montella, i cili ka punuar me të edhe gjatë kohës që ka qenë trajner i Fiorentinës, shkruan Top Channel.

Periskopi.com Sporti

Kuqezinjtë mund të kërkojnë të përfitojnë nga situata që po përjeton Jovetic, i cili nuk po gjen hapësira te zikaltrit, për të tentuar blerjen e tij në merkaton e muajit janar.

Trajnerit italian të Milanit i lindi ideja per Jovetic në një takim krejtësisht të rastësishëm me të në një restorant në Milano, me futbollistin që duket se e sheh me sy të mirë një transferim në Milanello. Ajo që duhet të bëjë tani Jovetic është të kuptojë nëse Pioli do të bëjë të njëjtën gjë si De Boer dhe do ta lërë atë në harresë, apo do të fillojë të besojë tek ai, një dilemë që pritet të zgjidhet në javët në vazhdim.

Ndërkohë, te Milani së fundmi është shfaqur interesi edhe për mesfushorin gjerman Sebastian Rudy. Futbollisti 26-vjeçar është në përfundim të kontratës me Hoffenheim dhe mund të bëhet pjesë e kuqezinjve që në merkaton e muajit janar.

napoli

Ylli i Napolit që refuzoi Juven, Interin dhe Milanin

Kapiteni i Napolit, Marek Hamsik thotë se ka refuzuar në verë kalimin te tre klubet më të mëdha italiane, Juventus, Milan dhe Inter.

Periskopi.com Sporti

Sllovaku thotë se nëse vazhdon karrierën në Itali, këtë do ta bëjë vetëm te Napoli.

“Po, unë e konfirmoj këtë”, tha Hamsik.

“Mendoj se është e qartë se në Itali nuk do të luajë për ndonjë klub tjetër, por vetëm te Napoli”, shtoi ai.

“Besoj se ka shanse që unë të përfundoj karrierën time këtu. Kjo është një mundësi serioze”. /Periskopi.com

balotelli

Balotelli: Inter apo Milan? Gjithmonë kam qenë tifoz i kësaj skuadre

Mario Balotelli ka folur për përballjen e dy ish-skuadrave të tij në këtë fundjavë, Interit dhe Milanit.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Nice thotë se do ta shikojë ndeshjen në fjalë dhe shpreson që në të të ketë spektakël.

“Inter apo Milan? Do ta shikoj ndeshjen dhe uroj të jetë një spektakël”, tha Balotelli.

“Nuk dua të bëj parashikime edhe pse gjithmonë kam qenë tifoz i Milanit”, shtoi ai. /Periskopi.com

mario-icardi

Ylli i Interit: Do të bëjmë gjithçka për ta mposhtur Milanin

Ylli i Interit, Joao Mario ka folur për derbin ndaj Milanit, nga i cili na ndajnë pak ditë.

Periskopi.com Sporti

Portugezi shpreson se kjo përballje do të jetë emocionuese për të.

Ai ndihet i sigurtë se skuadra e tij do të bëjë gjithçka për të mposhtur Milanin.

“Derbit janë gjithmonë ndeshje speciale. Shpresoj që derbi im i parë të jetë emocionues”, deklaroi Mario.

“Jam i sigurt se skuadra do të bëjë gjithçka për të fituar ndeshjen”, shtoi ai.

Aktualisht, Interi renditet në pozitën e nëntë në tabelën e Serie A me 17 pikë, ndërsa Milani po kalon nëpër një formë të mirë, duke u renditur në vendin e tretë me 25 pikë. /Periskopi.com

inter-celebrates

Interi nesër zyrtarizon trajnerin e ri (Foto)

Interi ka gjetur më në fund zëvedësuesin e të larguarit, Frank De Boer që është shkarkuar një javë më parë.

Periskopi.com Sporti

Është fjala për ish trajnerin e Bolognas dhe Lazios, Stefano Pioli, i cili tashmë është konfirmuar nga të gjitha mediat italiane.

Pioli do të zyrtarizohet nesër nga Interi si trajner i skuadrës milaneze, kurse përkrah tij si asistent do të jetë legjenda e ”Nerrazzurëve”, Walter Samuel. /Periskopi.com

ROME, ITALY - SEPTEMBER 25:  Head coach Stefano Pioli of Lazio issues instructions during the Serie A match between SS Lazio and Udinese Calcio at Stadio Olimpico on September 25, 2014 in Rome, Italy.  (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

interi

Zyrtare: Tjetër dorëheqje në klubin e Interit

Interi ka njoftuar përmes faqes zyrtare të klubit se drejtori i marketingut, Michael Bolingbroke ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Periskopi.com Sporti

Amerikani ishte pjesë prej dy vitesh në rolin e drejtorit të marketingut te Interi. Ai kishte mbërritur me ardhjen e presidentit, Erick Thohir.

Zëvendësuesi i tij do të jetë Jun Liu që është edhe njëkohësisht zv.presidneti i Suning Group. /Periskopi.com

ZOLA

Trajneri i njohur italian në zyret e Interit

Stefano Pioli besohet se është në Milano për t'u takuar me drejtuesit e Inter, pasi që është shumë afër pët t'u zgjedhur trajner i ri i skuadrës.

Periskopi.com Sporti

Trajneri italian ishte në garë me spanjollin, Marcelino, për të marr timonin e zikaltërtëve në vazhdimin e kampionatin italian.

Pioli ende nuk është i lirë zyrtarisht pasi ai ende figuron në listën e pagave të klubit romak, Lazio, edhe pse ai ishte shkarkuar muaj më parë, raporton Gazetta Dello Sport.

Megjithatë, kjo prishje e kontratës është afër dhe vetëm atëherë ai do të mund të konfirmohet zyrtarisht nga Interi.

Gjatë mbërritjes në zyrat ligjore të klubit, Pioli është munduar të kamoflohet duke vendosur syze dhe një kapuç në kokë. /Periskopi.com

pioli-1-780x439