Inteligjenca e kafshëve sipas Kuranit

Kurani dhe Suneti i Muhamedit flasin për gjërat kryesore të natyrës: ujin,Tokën faunën dhe florën si dhe kohën. Gjashtë sure në Kuran mbajnë emrin e një gjallese: El-Bekare (lopa), Neml (milingona), El-Fil (elefanti), Nahl, (bleta), Ankebut (merimanga), ndërsa bota shtazore në Kuran dhe hadith përmendet në kontekste të ndryshme.

Periskopi.com Lajme

Janë të shumta urtësitë e përmendjes së kafshëve në Kuran dhe hadith. Ato përfshijnë edhe urtësitë e natyrës sheriatike, sepse me statusin e kafshëve lidhen edhe disa norma fikhore, duke filluar që nga konsumimi i mishit të tyre, shfrytëzimin e tyre për gjueti, mbajtjen në pronësi, etj.

Në vazhdim do të përmendim 16 kafshët dhe insektet e përmendura në Kuran, duke shkruar edhe disa ajete në të cilët këto përmenden:

Bleta: “Zoti yt e frymëzoi bletën, (duke i thënë): Ndërto shtëpi në male dhe në drurë dhe në atë (kosheret) që kanë ngritur njerëzit! Ushqehu me gjithfarë lloje frutash dhe ec rrugës së Zotit tënd përulshëm!” Nga barku i tyre del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. Vërtetë që kjo është shenjë për ata që persiatin.

Lopa: “(Shërbëtori) i tha: “O Jusuf, o njeri i drejtë! Na shpjego (ëndrrën) për shtatë lopë të majme, të cilat hahen prej shtatë lopëve të dobëta dhe për shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tjerë të tharë, që të kthehem te njerëzit e ta dinë edhe ata.”

Deveja: “Vallë, a nuk i shohin devetë, se si janë krijuar?! (Gashijeh, 17).

Elefanti: “Vallë, a nuk ke dëgjuar ti se si bëri Zoti yt me njerëzit e elefantit.”.

Merimanga: “rasti i atyre, që zgjedhin mbrojtës të tjerë në vend të Allahut, është si rasti i merimangës që zgjedh rrjetën e vet për shtëpi. Por shtëpia më e dobët është pikërisht rrjeta e merimangës. Veç sikur ta dinin!”.

Kuajt: “Burrave u është hijeshuar dashuria për gjërat e dëshiruara: për gratë, fëmijët, arin dhe argjendin e grumbulluar, kuajt e bukur, bagëtitë dhe arat e lëruara. Këto janë kënaqësitë e kësaj jete, por shumë më i mirë është kthimi tek Allahu.”

Gjarpri: “Hidhe shkopin tënd!” Kur e pa se shkopi po lëvizte shpejt, si të ishte gjarpër, u zmbraps me të shpejt, pa shikuar pas, ndërsa iu tha: “O Musa! Afrohu dhe mos u frikëso, sepse ti je i mbrojtur.”.

Shpendët: “A nuk i shohin shpendët mbi kokat e tyre, se si i hapin dhe i mbledhin krahët? Askush nuk i mban ata, përveç të Gjithëmëshirshmit; Ai, me të vërtetë, sheh çdo gjë.”

Dhent: “Ç’është ajo që mban në dorën e djathtë o Musa?” Ai u përgjigj: “Ky është shkopi im, me të cilën mbahem dhe shkund gjethe për dhentë e mia; më shërben edhe për punë tjera.

Qeni: “Dhe (po të kishe qenë atje), do të mendoje se ata ishin zgjuar, por ata ishin në gjumë. Ne i rrotullonim ata herë në krah të djathtë e herë në krah të majtë, kurse qeni i tyre rrinte shtrirë me dy këmbët e para në hyrje të shpellës. Sikur t’i kishe parë, ti do të ikje nga ata dhe do të kaplonte frika.

Sorra: “Allahu dërgoi një sorrë që rrëmihte në tokë, për t’i treguar se si ta mbulonte kufomën e të vëllait. (Kabili) tha: “I mjeri unë, a nuk qenkam i zoti të bëhem si kjo sorrë e ta mbuloj trupin e tim vëlla?!” E u bë nga të penduarit.

Gomari: “(Ai ka krijuar) edhe kuajt, mushkat dhe gomerët, që ju t’i shaloni dhe t’i mbani për bukuri. Ai krijon edhe gjëra që ju nuk i dini.

Milingona: “Kur arritën në Luginën e Milingonave, një milingonë tha: “O milingona, hyni në banesat tuaja, që të mos ju shkel Sulejmnai dhe ushtria e tij, duke mos ju parë!”.

Dhitë: “Ai ju ka dhënë tetë lloje bagëtish në çifte. Merr dy lloje për dhentë dhe dy për dhitë. Thuaju: “A i ka ndaluar Allahu dy meshkujt ose dy femrat, ose atë që mbajnë në bark dy femrat?”. Lajmëromëni mua me dije të saktë, nëse ajo që thoni është e vërtetë!

Balena: “Pastaj atë e gëlltiti një balenë, se ai kishte bërë diçka të gabuar, dhe, po të mos ishte nga ata që i luten Allahut, me siguri do të mbetej në barkun e saj deri në Ditën e Ringjalljes.” .

Miza: “O njerëz, është sjellë një shembull, andaj dëgjojeni atë: “Idhujt që ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk mund të krijojnë as edhe një mizë, edhe nëse bashkohen të gjithë për këtë. E, nëse miza u merr atyre diçka, ata nuk mund t’ia marrin. I dobët është përgjëruesi (adhuruesi), por edh ai të cilit i përgjërohen (idhulli).

Studimet e fundit thonë se njerëzit inteligjent përdorin fjalë të pista dhe janë rrëmujaxhi

Nëse e keni kaluar fëmijërinë duke u qortuar për rrëmujën në dhomë tuaj të gjumit, keni luftuar kundër prindërve tuaj kur ata janë përpjekur t’ju bëjnë të shkoni në shtrat herët, dhe më vonë e keni kuptuar se ndonjëherë asgjë s’ia vlen të thuash përveç ndonjë fjale të pistë, atëherë përgëzime. Pse? Sipas disa ekspertëve kjo do të thotë se ju jeni një njeri inteligjent.

Periskopi.com Lajme

Njerëzit e zgjuar ndonjëherë përdorin fjalë të pista

Sipas opinionit të përgjithshëm, vetëm njerëzit e paedukatë përdorin fjalë të pista, sepse ata kanë fjalor të mangët. Por në fakt, ata që nuk përdorin asnjëherë një fjalë të keqe kanë fjalor të limituar.

Disa akademikë amerikanë kanë bërë një eksperiment interesant; u kanë kërkuar njerëzve të kujtojnë sa më shumë fjalë të tilla që të munden. Rezultatet ishin surprizuese; ata që ishin në gjendje të mbanin mend më shumë fjalë kishin nivelin më të larë të inteligjencës se i gjithë grupi. Aftësitë oratorike të këtyre njerëzve ishin gjithashtu shumë më të larta se të tjerëve.

Gjithsesi njerëzit inteligjentë karakterizohen nga aftësia për të përdorur fjalët e duhura në varësi të situatës, ata dinë gjithashtu të heshtin.

Shumë njerëz inteligjentë e kanë zakon të rrinë zgjuar deri natën vonë

Prej shumë kohësh ekspertët kanë pasur objekt të studimit të tyre njerëzit me talente të spikatura dhe kanë arritur në konkluzionin e përgjithshëm se ata persona që rrinë zgjuar deri natën vonë kanë një nivel më të lartë inteligjence. Kështu nëse jeni një nga ata persona që ju pëlqen të rrini zgjuar deri vonë atëherë gëzohuni; jeni në të njëjtën kategori me Charles Darëin, Ëinston Churchill dhe Elvis Presley.

Rrëmuja në shtëpi dhe inteligjenca e spikatur ndonjëherë shkojnë krah për krah

Studimet e zhvilluara në Universitetin e Minesotës kanë prodhuar një konkluzion intrigues; rrëmuja në tavolinën  e punës së dikujt tregon se ai nuk është në fakt thjesht rrëmujaxhi, por më e rëndësishmja se truri i tij është i përqendruar në atë që ka vërtetë rëndësi. Vetëm mendoni – kur nuk kemi asgjë të rëndësishme për të bërë shpesh, u kthemi aktiviteteve të vogla dhe të parëndësishme për të zënë kohën.

Për më tepër, psikologët janë të bindur se një mjedis i çrregullt është shpesh mënyra e përsosur për të stimuluar një mjedis krijues, duke ndihmuar një person për të jetësojë ide të reja dhe largojë kufijtë e mënyrave normale të të menduarit.

Fakte që tregojnë se hebrenjtë janë më të fuqishëm se myslimanët

Për të gjithë ata që pyesin se pse myslimanët kanë ngecur në zhvillim, Prof. Nexhat Ibrahimi shpjegon në mënyrë profesionale, bazuar në fakte dhe statistika reale.

Periskopi.com Lajme

Lexoni shpjegimin e profesorit:

Numri i hebrenjve në botë është 14 milionë:

– 7 milionë në Amerikë

– 5 milionë në Azi

– 2 milionë në Evropë

– 100 mijë në Afrikë

Numri i myslimanëve në botë është 1,5 miliardë dhe atë:

– 1 miliardë në Azi / Lindja e afërt

– 400 milionë në Afrikë

– 44 milionë në Evropë

– 6 milionë në Amerikë

– Për çdo hebrenj ka 107 myslimanë

Përfundimi: 14 milionë hebrejë janë më të fuqishëm se 1,5 miliardë myslimanë

Përse? Ja disa nga shkaqet:

Personalitetet që kanë kontribuar ne ndryshimin e rrjedhave te historisë janë:

Albert Einstein – hebre

Sigmund Freud – hebre

Karl Marx – hebre

Paul Samuelson – hebre

Milton Friedman – hebre

Personalitetet që kanë bërë kthesë në medicine janë:

– Vaccinating Needle: Benjamin Ruben – hebre

– Polio Vaccine: Jonas Salk – hebre

– Leukaemia Drug: Gertrude Elion – hebre

– Hepatitis B: Baruch Blumberg – hebre

– Syphilis Drug: Paul Ehrlich – hebre

– Neuro muscular: Elie Metchnikoff – hebre

– Endocrinology: Andrew Schally – hebre

– Cognitive therapy: Aaron Beck – hebre

– Contraceptive Pill: Gregory Pincus – hebre

– Understanding of Human Eye: G. Wald – hebre

– Embryology: Stanley Cohen – hebre

– Kidney Dialysis: Willem Kloffcame – hebre

Ftuesi të Çmimit Nobel:

Në 105 vitet e fundit 14 milionë hebrej kanë fituar 180 çmime nobelë, derisa 1.5 miliardë muslimanë kanë fituar vetëm tre Çmime Nobel.

Zbulimet që ndryshuan historinë:

-Micro- Processing Chip: Stanley Mezor hebre

-Nuclear Chain Reactor: Leo Sziland hebre

-Optical Fibre Cable: Peter Schultz hebre

-Traffic Lights: Charles Adler hebre

-Stainless Steel: Benno Strauss hebre

-Sound Movies: Isador Kisee hebre

-Telephone Microphone: Emile Berliner hebre

-Video Tape Recorder: Charles Ginsburg hebre

Firmat e fuqishme botërore:

-Polo: Ralph Lauren, hebre

-Coca Cola, hebre

-Levi’s Jeans: Levi Strauss, hebre

-Starbucks: Howard Schultz, hebre

-Google: Sergey Brin, hebre

-Dell Computers: Michael Dell, hebre

-Oracle: Larry Ellison, hebre

-DKNY: Donna Karan, hebre

-Baskin & Robbins: Irv Robbins, hebre

-Dunkin Donuts: Bill Rosenberg, hebre

Intelektualët/ politikanët me ndikim:

– Henry Kissinger , US Sec of State, hebre

– Richard Levin, President Yale University, hebre

– Alan Greenspan , US Federal Reserve, hebre

– Joseph Lieberman, hebre

– Madeleine Albright , Formar US Sec of State, hebre

– Casper Weinberger , US Sec of Defence, hebre

– Maxim Litvinov , USSR Foreign Minister, hebre

– David Marshal , Singapore Chief Minister, hebre

– Isaacs Isaacs, Gov-GenAustralia, hebre

– Benjamin Disraeli, British Statesman, hebre

– Yevgeny Primakov, Russian PM hebre

– Barry Goldwater , US Politician, hebre

– Jorge Sampaio, President Portugal, hebre

– Herb Gray, Canadian Deputy – PM, hebre

– Pierre Mendes, French PM, hebre

– Michael Howard, British Home Sec., hebre

– Bruno Kriesky, Austrian Chancellor, hebre

– Robert Rubin , US Sec of Treasury, hebre

Mediat globale dhe personalitetet influencuese:

– Wolf Blitzer, CNN- hebre

– Barbara Walters, ABC News, hebre

– EugeneMeyer, Washington Post, hebre

– Henry Grunwald, Time Magazine, hebre

– Katherine Graham, Washington Post, hebre

– Josip Lelyeld, New York Times, hebre

– Max Frankel, New York Times, hebre

Përse hebrenjtë janë aq të fuqishëm në skenën botërore e muslimanët nuk janë? Ja përse?

– Në tërë botën muslimane, prej 57 shtesh, ka vetëm 500 universitete.

– Vetëm në SHBA ka 5.758 universitete

– Asnjë universitet ne tere boten muslimane nuk bene pjese ne 500 universitetet me te mira boterore.

– Arsimimi ne boten kristiane është 90%.

– Arsimimi në botën muslimane është 40%.

– Në 15 shtete me shumicë kristiane arsimimi është 100%

– 98% të popullsisë në vendet kristiane është me shkollë fillore të kryer.

– Vetëm 50% në vendet muslimane kanë kryer shkollën fillore.

– 40% e popullsis[ në vendet kristiane studion ndonjë fakultet.

– Në vendet muslimane vetëm 2% vazhdon studimet në ndonjë fakultet.

– Në vendet me shumicë muslimane 230 shkencëtarë ka në 1 million banorë.

– Në SHBA ka 5000 shkencëtarë në 1 milion banorë .

– Në botën kristiane ka 1000 teknikë në 1 milionë banorë.

– Në tërë botën arabe ka vetëm 50 teknikë në 1 milion banorë.

– Bota muslimane shpenzon në hulumtime / zhvillim 0,2% për kokë banori.

– Bota kristiane shpenzon 5% në hulumtime/zhvillim për kokë banori.

Përfundimi: Bota muslimane nuk ka aftësi të prodhojë dije.

Mënyra tjetër për verifikim dhe shkallës dhe shtrirjes së dijes:

– Në Pakistan ka 23 gazeta për 1000 banorë;

– Në Singapor ka 460 në 1000 banorë;

– Në Angli ka 2000 tituj/ libra në një millionë banorë;

– Në Egjipt ka 20 tituj në një milionë banorë.

Përfundimi: Bota muslimane nuk ka arritur ta shtrijë dijen.

Aplikimi i dijes: Eksporti i prodhimeve HIGH-TECH:

– Pakistan 0,9%.

– Arabia Saudite 0,2%.

– Kuvajti, Maroku dhe Algjeria 0,3%.

Singapori vetëm vetë eksporton 68%.