Tashmë në Instagram mund të ruani postimet

Instagram ka publikuar përditësimin e tij më të ri. Rrjeti social në pronësi të Facebook ka njoftuar se do të shtojë tiparin e ruajtjes së postimeve në profilin tua

Periskopi.com Tech/Auto

.

Për të shtuar ndonjë postim tek të ruajturit, thjesht klikoni në ikonën e re “Bookmarks”, e cila do të shfaqet në secilën foto që paraqitet në faqen kryesore, transmeton tch.

Postimet që ju i ruani përmes “Bookmarks” do të jenë të gatshme që ju ti shfletoni më vonë. Ky postim do të jetë privat, çka do të thotë se vetëm ju do të mund t’i shikoni këto postime.

Edhe Instagram e Twitter me video live

Transmetimi i drejtpërdrejt apo ‘live’ është trendi më i ri që po merr më së shumti vëmendje kohëve të fundit. Pas Facebook dhe Instagram, është radha e Twitter.

Periskopi.com Tech/Auto

Teknikisht, Twitter ka sjellë tiparin e transmetimit ‘live’ edhe më herët, pasi aplikacioni i kompanisë, Periscope, po ashtu ka sjellë këtë platformë më herët.

Tani, videot e drejtpërdrejta mund të transmetohen nga aplikacioni i Twitter për Android ose iOS. Vetëm hapni aplikacionin, shtypni butonin ‘Compose’ dhe do të gjeni opsionin ‘Live’ i cili iu dërgon në ekranin e transmetimit ku mund të rregulloni pamjen e imazhit para se të filloni xhirimin.

Në këtë mënyrë, mund të filloni transmetimin e videove të drejtpërdrejta të cilat mund të shihen nga ndjekësit tuaj.

Tipari i ri do të lancohet në ditët vijuese për të gjithë përdoruesit e Android dhe iOS, bën të ditur kompania.

Instagrami do t’ju njoftojë kur dikush ruan foton tuaj

Tashmë mendohuni mirë përpara se të bëni screenshot në Instagram, pasi programi do e njoftojë personin që ju i keni bërë screenshot postimit të tij.

Periskopi.com Tech/Auto

Kjo ndodh në kuadër të ndryshimeve që po bën Instagram-i.

Kjo është një mundësi që e ofron vetëm Snapchat-i por tashmë do ta implementojë edhe Instagrami.

Që sot e tutje duhet të bëni kujdes kur fotografoni fotografitë e të njohurve ose jo, në Instagram.

Kiev, Ukraine - October 17, 2012 - A logotype collection of well-known social media brand's printed on paper. Include Facebook, YouTube, Twitter, Google Plus, Instagram, Vimeo, Flickr, Myspace, Tumblr, Livejournal, Foursquare and more other logos.

Treçereku i njerëzve duan t’i braktisin rrjetet sociale

Periskopi.com Tech/Auto

“Të burgosurit” e rrjeteve sociale, më shumë se 3 përdorues në 4 dëshirojnë t’i braktisin, por në fund kanë frikën se mund të humbin kontaktet me miqtë dhe kujtimet dixhitale të fotove dhe videove të shpërndara me të tjerët.

Kaspersky Lab ka kryer një studim mes 5 mijë përdoruesve në 12 vende. Pjesa më e madhe e të intervistuarve, 78%, kanë menduar të braktisin rrjetet sociale, por që më pas kanë ndryshuar mendim. Ata që dëshirojnë të lënë Facebook, Twitter apo shërbimet e ngjashme, e konsiderojnë humbje kohe, dhe bëhet fjalë për 39 % të tyre. Ndërsa 30 % thonë se nuk dëshirojnë të monitorohen nga gjigantët e teknologjisë. Më të shqetësuar për privatësinë janë italianët dhe gjermanët.

Dëshira për të qëndruar në kontakt me të afërmit e miqtë ka qënë arsyeja kryesore e atyre që kanë ndërruar mendje, 62%. Ndërsa për 21% është frika se mund të humbin kujtimet online, fotot dhe jo vetëm. 18% thonë se nuk janë larguar pasi shpesh përdorin kredencialet e këtyre llogarive në rrjetet sociale për tu regjistruar në shërbime të tjera online.