Kosova ia dhuroi Serbisë 4 miliardë euro

Periskopi.com Video

Rënia e shkëmbimeve tregtare Kosovë – Shqipëri alarm për bizneset, boshllëkun e mbush Serbia

Eksportet e Shqipërisë me Kosovën ranë me 25% në periudhën janar-nëntor 2016, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa importi, sipas Institutit të Statistikave, pësoi rritje me vetëm 3%.

Periskopi.com Lajme

Rënia e shkëmbimeve tregtare ka shqetësuar bizneset e dy vendeve, të cilat thonë se hapësirat boshe po i shfrytëzojnë vendet e tjera të rajonit, duke nënkuptuar serbët.

“Shumë vende të rajonit e më gjerë janë shumë agresive dhe është më e lehtë të depërtosh kur përçan dhe sundon, ndaj duhet vërtetë të jemi shumë më aktivë”, ka deklaruar Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës. Lajmi vijon më poshtë ↓

“Kemi një thjeshtim të pamjaftueshëm të procedurave lidhur me sistemin doganor dhe as Shqipëria e as Kosova nuk janë në statusin që të jenë konkurruese në rajon me produktet e tyre. E gjithë pengesa është mungesa e suportit dhe politikave subvencionuese”, ka thënë kreu i Dhomës së Tregtisë në Shqipëri, Nikolin Jaka.

Bizneset në të dy anët e kufirit që flet shqip tashmë kërkojnë aksion dhe jo fjalë, si dhe besim tek produktet shqip, raporton Top Channel.

“Problemet ekonomike nuk mund të zgjidhen me takime në nivele kryeministrash, sepse këto takime janë më tepër një show që i përngjan më tepër fasadës së problemeve sesa zgjidhjes së tyre”, ka nënvizuar Gërxhaliu.

“Ne duhet të orientohemi tek produktet shqiptare dhe kosovare. Duhet t’i përkushtohemi më tepër identitetit tonë dhe shprehjes së famshme ‘blej shqip’”, ka shtuar Jaka.

Eksporti mbulon importin me vetëm 13.7 për qind

Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se dallimet në mes të importit dhe eksportit në Kosovë po vazhdojnë të rriten.

Periskopi.com Lajme

 

Sipas shifrave të ASK-së, deficiti tregtar është rritur edhe në muajin nëntor të vitit 2016, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015. Kjo rritje është 4.3 për qind, shkruan sot Koha Ditore. Lajmi vijon më poshtë ↓

“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 4.3% në muajin nëntor 2016, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2015, gjegjësisht në vlerë prej 202.7 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 194.4 milionë eurosh në vitin 2015”, thuhet në publikimin “Statistikat e Tregtisë së Jashtme, nëntor 2016”, të ASK-së.

Sipas këtyre statistikave, eksporti mbulon importin me vetëm 13.7 për qind.

Vlera e eksportit të mallrave në muajin nëntor të vitit 2016 ishte vetëm 32.1 milionë euro, ndërkohë që vlera e mallrave të importuara është 234.8 milionë euro, ose 202 milionë euro më shumë sesa vlera e mallrave të eksportuara

Rritet eksporti dhe importi në Kosovë, por edhe deficiti tregtar

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 4.3% në muajin nëntor 2016, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2015, gjegjësisht në vlerë prej 202,7 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 194,4 milionë Eurosh në vitin 2015. Eksporti mbulon importin me 13.7%.

Periskopi.com Lajme

Eksporti i mallrave në muajin nëntor 2016 kishte vlerën 32,1 milionë Euro, ndërsa importi 234,8 milionë Euro, ku është një rritje prej 35.4% për eksport dhe 7.6% për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 34.2% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 28.5% e përbëjnë produktet minerale; 7.7% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 7.4% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5.2% e përbëjnë produktet bimore; 3.5% e përbëjnë lëkura dhe artikuj prej saj; 2.3% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike etj. Lajmi vijon më poshtë ↓

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13.5% të importit e përbëjnë  ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 13.3% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.2% e përbëjnë produktet minerale; 9.9% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 7.5% e përbëjnë mjetet e transportit; 7.2% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.7% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 6,4 milionë Euro, ose rreth 20.0% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 0.1%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (5.2%), Bullgaria (3.5%), Holanda (3.4%), dhe Austria (2.6%).

Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 102,2 milionë Euro, ose 43.5% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 10.9%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (11.9%), Italia (5.7%), Greqia (4.9%), Polonia (3.2%) etj.

Ndërkaq, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s, në muajin nëntor 2016, arritën në 16,6 milionë Euro, ose 51.7% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 68.9%. Ndërsa, partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Serbia (22.1%), Shqipëria (12.6%), Maqedonia (11.8%), dhe Mali i Zi (3.3%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin nëntor 2016, arritën në 65,6 milionë Euro, ose 27.9% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 4.0%. Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (14.0%), Maqedonia (5.6%), Shqipëria (4.1%) dhe Bosnje e Hercegovina (3.6%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 9,0 milionë Euro, ose 28.3%. Ndërsa, si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Kina (18.5%) dhe Zvicra (5.8%).

Ndërkaq, importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 66,9 milionë Euro, ose 28.5%. Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (9.6%) dhe Turqia (9.3%).

Bie eksporti e edhe importi në Kosovë

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për (-0.2%) në muajin tetor 2016, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2015, gjegjësisht në vlerë prej 214,2 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 214,6 milionë Eurosh ne vitin 2015. Eksporti mbulon importin me 11.2%.

Periskopi.com Lajme

Eksporti i mallrave në muajin tetor 2016 kishte vlerën 27,1 milionë Euro, ndërsa importi 241,3 milionë Euro, ku është një rënie prej (-0.1%) për eksport dhe (-0.2%) për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 27.7% e përbëjnë produktet minerale; 22.9% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9.7% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 7.9% e përbëjnë produktet bimore; 4.8% e përbëjnë lëkura dhe artikujt prej tyre; 4.0% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike etj. Lajmi vijon më poshtë ↓

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 12.7% të importit e përbëjnë  ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12.1% e përbëjnë produktet minerale; 11.7% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.7% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 8.1% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 7.6% e përbëjnë mjetet e transportit; 6.8% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 7,1 milionë Euro, ose rreth 26.6% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-10.3%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (5.9%), Austria (4.6%), Holanda (4.5%), dhe Bullgaria (3.5%).

Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së janë rreth 105,4 milionë Euro, ose 43.7% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 2.2%. Importet me pjesëmarje më të lartë janë nga: Gjermania (12.0%), Italia (7.2%), Greqia (4.2%), Polonia (3.0%), etj.

Ndërkaq, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s, në muajin tetor 2016, arritën në 15,2 milionë Euro, ose 56.3% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 26.1%. Ndërsa, partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Serbia (22.0%), Maqedonia (13.4%), Shqipëria (12.9%) dhe Mali i Zi (5.4%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin tetor 2016, arritën në 67,8 milionë Euro, ose 28.1% e importeve të përgjithshme, ku kishte një rënie prej (-1.1%). Kurse, vendet me pjesëmarjre më të lartë për import ishin: Serbia (14.2%), Maqedonia (6.0%), Shqipëria (4.3%) dhe Bosnje e Hercegovina (3.0%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 4,6 milionë Euro, ose 17.1%. Ndërsa, si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (5.7%) dhe Kina (3.9%).

Ndërkaq, importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 68,0 milionë Euro, ose 28.2%. Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (9.5%) dhe Turqia (9.2%).

Ndërkaq, importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 65,0 milionë Euro, ose 27.9%. Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup janë: Turqia (9.0%) dhe Kina (8.9%).

Eksportojmë metale, importojmë gjithçka nga Serbia

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 2.2% në muajin shtator 2016, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2015, gjegjësisht në vlerë prej 211,0 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 206,4 milionë Euro në vitin 2015. Eksporti mbulon importin me 9.3%.

Periskopi.com Lajme

Eksporti i mallrave në muajin shtator 2016 kishte vlerën 21,6 milionë Euro, ndërsa importi 232,6 milionë Euro, ku është një rënie prej (-11.2%) për eksport dhe një rritje prej 0.8% për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015, raporton Periskopi

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 32.3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 13.7% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 11.6% e përbëjnë produktet minerale; 11.1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 8.9% e përbëjnë produktet bimore; 3.3% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 3.0% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 2.9% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij, etj. Lajmi vijon më poshtë ↓

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13.1% të importit e përbëjnë  ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12.5% e përbëjnë produktet minerale; 10.9% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 9.9% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 8.4% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 7.3% e përbëjnë mjetet e transportit; 6.5% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 5,8 milionë Euro, ose rreth 27.1% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-21.9%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (7.2%), Holanda (4.7%), Bullgaria (3.6%), Itali (2.5%).

Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së janë rreth 101,6 milionë Euro, ose 43.7% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 5.8%. Importet me pjesëmarrje më të lartë janë nga: Gjermania (12.3%), Italia (6.9%), Greqia (5.6%), Polonia (2.5%), etj.

Ndërkaq, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s, në muajin shtator 2016 arritën në 10,6 milionë Euro, ose 49.0% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-2.3%). Ndërsa, partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (19.3%), Maqedonia (15.9%), Serbia (7.5%) dhe Bosnje e Hercegovina (3.4%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin shtator 2016, arritën në 66,0 milionë Euro, ose 28.4% e importeve të përgjithshme, ku kishte një rënie prej (-8.2%). Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (15.2%), Maqedonia (6.0%), Shqipëria (4.1%) dhe Bosnje e Hercegovina (2.5%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 5,1 milionë Euro, ose 23.8%. Ndërsa, si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport janë: Zvicra (5.5%),  dhe India (2.3%).

Ndërkaq, importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 65,0 milionë Euro, ose 27.9%. Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup janë: Turqia (9.0%) dhe Kina (8.9%)./ Periskopi