Mushkolaj e bënë ‘për pesë pare’ Mimoza Kusarin

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Imer Mushkolaj e ka zënë shumë ngushtë kandidaten për deputete nga Koalicioni LDK- AKR- Alternativa, Mimoza Kusari- Lila.

Mushkolaj në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini e pyeti se çfarë alternative do të ofroj ajo dhe njerëzit e Alternativës, tash me LDK-në të cilën e kanë sharë tash e sa kohë.

“A është bërë shumë e mirë LDK-ja, apo ju jeni zbutur. Këtë me të vërtetë nuk po e kuptoj”, tha ai

Mimoza Kusari- Lila tha se kanë qëllime të përbashkëta me LDK-në.

Ajo ka thënë se ky vendim për t’u bashkuar me LDK-në ka ardhur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014.

Ajo është e bindur se Alternativa nuk do të thyej asnjë parim me hyrje në koalicion me LDK-në.

Reklamë
Reklamë

A po shkon Imer Mushkolaj në PDK?

Periskopi.com Lajme

Në një debat në televizionin publik analisti Imer Mushkolaj dhe Ganimete Musliu ka ironizuar me njëri-tjetrën.

Teksa po flisnin për krimin dhe korrupsionin, Musliu ironizoi me të duke i thënë “paska vendos me ardh në PDK se kushdo që na shanë vjen te ne”.

Mushkolaj që nuk ndalej teksa i thoshte se PDK-ja ka njerëz të krimit dhe korrupsionit dhe Veseli nuk mund të shihet si një shpëtimtar, ia ktheu Musliut “nuk do të keni fatin të më keni në PDK”.

Musliu sërish ia ktheu teksa qeshte, duke i thënë se PDK është e hapur për njerëz të ri./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Mushkolaj: Vetëm LDK-ja s’po e ka të qartë se i ka ardhur fundi koalicionit

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Kuvendit dhe i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli të premten ka qenë shumë kritikë ndaj situatës në vend.

Ndonëse ai nuk ka treguar nëse koalicioni me LDK-në do të prishet, ka thënë se nuk mund t’i zhgënjejmë qytetarët për të ruajtur postet politike.

E sipas analistit politik Imer Mushkolaj, Veseli tashmë disa muaj ka nisur aktivitetin  për prishje të koalicionit me LDK-në.

Ai ka thënë se në këtë situate vetëm partia e kryeministri Isa Mustafa duket se nuk e ka të qartë se koalicioni është drejt fundit.

“Gjithë aktiviteti i z.Veseli në muajt e fundit është në funksion të prishjes së koalicionit . Në këtë situatë vetëm LDK-ja s’po e ka të qartë se i ka ardhur  fundi koalicionit dhe po përpiqen të gjejnë arsyetime  ose thjeshtë t’ia bëjnë vetës mirë se nuk do të ndodh një gjë e tillë”, ka thënë Mushkolaj për lajmi.net.

Veseli të premten pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit , ku është caktuar për të mërkurën seanca për mosbesim ndaj Qeverisë Mustafa, ka thënë se nuk është Opozita ajo që mund ta rrëzojë Qeverinë, por që ka dhënë vërejtje për situatën në vend.

“Unë do të vazhdoj bisedimin me partnerin e koalicionit, por ajo që mund të them se situata nuk është e kënaqshme. Nuk është opozita ajo që vendos ne do të vazhdojmë bisedimet me partnerin e koalicionit ku kemi komunikim intensiv duke pasur parasysh edhe zhvillimet e fundit”, ka thënë Veseli të premten.

Ndërsa për analistin Mushkolaj PDK  po dëshiron prishjen e koaliconit. Ai ka kujtuar se PDK është parti që nuk i respekton marrëveshjet.

“Është shumë e qartë që koalicioni do të prishet pasi kështu po dëshiron PDK-ja. Mocioni do të hidhet në votim dhe natyrisht së PDK-ja e ka në dorë nëse do ta votojë ose jo. Unë besojë që mocioni do të votohet”, është shprehur Mushkolaj.

Partneret e koalicionit janë shprehur edhe zyrtarisht  se nëse nuk kalon marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme është mundësi reale.

Qeveria ndonëse ka paralajmëruar se procedimi i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi do të dërgohet brenda muajit prill, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ndërsa raportet mes partive në koalicion do të testohen të mërkurën, në seancën e jashtëzakonshme në të cilën pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë, i  dorëzuar nga partitë opozitare.

Reklamë
Reklamë

Mushkolaj tregon kush është ministrit i ri serb në Qeverinë e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Njohësi i çështjeve politike Imer Mushkolaj ka shënuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, për emërimin e Ivan Todosijeviq, në detyrën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Ministri i ri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic, i emëruar sot në këtë pozitë nga Isa Mustafa, është kryetar i Komunës paralele të Zveçanit. Kaq sa për shuarjen e strukturave paralele”, thotë ai.

Reklamë
Reklamë

Thaçi në asnjë rast nuk do dorëhiqet, thotë analisti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka premtuar se do dorëhiqet nëse deputetët nuk e votojnë projektligjin për transformimin e FSK-së. Anaisti Imer Mushkilaj thotë se kurrë nuk do të ndodh dorëheqja e Thaçit. Jep shumë arsye për këtë që e thotë.

Periskopi.com Lajme

Thaçi ka premtuar, por ai nuk ka thënë se do të dorëheiqet nëse Qeveria nuk e dërgon në Kuvend. Por, Mushkolaj në asnjë rast nuk beson se Thaçi jep dorëheqje, raporton periskopi

Sipas tij, mund të ndodh që Qeveria ta dërgojë projektligjin në Kuvend, por të mos hidhet në votim. Ose, mund të ndodh që fare të mos e dërgojë në Kuvend, me arsyetimin se kështu i është rekomanduar nga SHBA.

“Por, kurrsesi nuk mund të ndodh që Thaçi të jep dorëheqje. Ai nuk e njeh institucionin e dorëheqjes, përndryshe duke pasur parasysh premtimet që i ka dhënë për një dekadë dhe mospërmbushjen e tyre, ai nuk do të ishte fare në pozitën ku është. Thaçi, thjesht, me premtimin e tij për dorëheqje ka bërë një lojë, në të cilën tash do të përfshihet kryeministri Mustafa, për ta shpëtuar nga situata:, thotë Mushkolaj për Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Mushkolaj tregon pse u kthye Lista Serbe në Kuvend

Lista Serbe ka vendosur që t'i kthehet punës së Kuvendit të Kosovës, pas 6 muajve bojkot.

Periskopi.com Lajme

 

Kjo listë mori pjesë sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Kryetari i kësaj liste, Slavko Simiq ka thënë se kthimi në Kuvend është bërë për arsye të kundërshtimit të shndërrimit të FSK’së në ushtri dhe që të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe.

I kontaktuar nga Periskopi, kthimin e zyrtarëve serbë e ka komentuar analisti Imer Mushkojal.

Ai, konsideron se Lista serbe e mori këtë vendim për interesa të veta dhe kjo dëshmon se Beogradi po bashkëqeverisë në Kosovë.

“Lista Serbe është kthyer në institucione për interesa të veta, e jo për gjë tjetër. Qëllimi i saj është themelimi sa më i shpejtë i Asociacionit, por kthimi i këtij subjekti nuk nënkupton se do ta votojë edhe ushtrinë. Lista Serbe u kthye kur i tha Beogradi dhe kjo flet shumë për atë se si Beogradi, në fakt, bashkëqeverisë në Kosovë. Po të mos kishin interes, zyrtarët serbë nuk do të ishin kthyer”, tha ai./Periskopi/

Reklamë
Reklamë

Mushkolaj-Hotit: Mos i llogarit të punësuar ata që me viza pune shkuan në Gjermani

Avdullah Hoti thotë se në vitin që kemi lënë pas janë punësuar mbi 22 mijë persona, e analisti Imer Mushkolaj kërkon të tregohet saktë ku janë punësuar.

Periskopi.com Lajme

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se gjatë vitit 2016, ka pasur 22.294 të punësuar të ri, “që kanë paguar tatimin në pagë dhe kontributin pensional.”

Ai ka thënë se kjo shifër është trefish më e lartë se në vitin 2014, kur sipas tij, ka pasur të punësuar rreth 7500 persona.

Javë më parë, kryeministri Mustafa kishte thënë se gjatë vitit 2015 dhe 2016 në Kosovë janë punësuar rreth 40 mijë njerëz.

Analisti Imer Mushkolaj thotë se këto shifra janë sa për të bërë politik, raporton Periskopi.com

Sipas tij, kur flitet për shifra punësimi duhet treguar saktësisht ku janë punësuar, në cilët sektorë.

Madje, ironizon duke thënë se i kanë llogaritur edhe ata që me viza pune kanë shkuar në shtet e BE-së, kryesisht në Gjermani.

“Shifra për të bërë politikë. Nëse është kështu, atëherë le të tregojnë saktësisht në cilët sektorë, në cilat veprimtari janë punësuar. Apo i llogarisin të punësuar edhe ata me viza pune në shtetet e BE-së, kryesisht në Gjermani”, thotë ai për Periskopin

Reklamë
Reklamë

Kryetari i Akademisë së Shkencave është proqeveritar, prandaj e përfshinë në demarkacion

Analisti Imer Mushkolaj thotë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdoj, por sipas tij, duhet ndryshuar qasja.

Teuta GASHI Intervista

Në një intervistë për Periskopi.com, Mushkolaj shpreh besimin e tij se çështja e murit është diskutuar në Bruksel madje thotë se Kosova bëri kompromis.

Sipas tij, Kosova duhet të propozojë tema për dialog siç janë dëmet e luftës, të pagjeturit, kthimin e fondeve pensionale dhe njohjen e shtetësisë.

Mushkolaj në intervistë për Periskopi flet edhe për matjen e territorit dhe përfshirjen e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islami.

Këtë të fundit e quan proqeveritar, dhe sipas tij, Qeveria me këtë gjest po synon zvarritjen e procesit të demarkacionit me Malin e Zi.

A duhet vazhdoj dialogu dhe si e sheh përfshirjen e presidentëve në të?

Mushkolaj: Dialogu duhet të vazhdojë, por jo me qasjen e njëjtë si deri më tash. Pala kosovare duhet të insistojë që me Serbinë të dialogohet si dy shtete të pavarura dhe duhet, po ashtu, të propozojë tema për dialog – tema që kanë të bëjnë me dëmet e luftës, të pagjeturit, kthimin e fondeve pensionale dhe njohjen e shtetësisë.

A beson se çështja e murit është diskutuar në Bruksel?

Mushkolaj: Çështja e murit është diskutuar në Bruksel dhe duket se do të zgjidhet në bazë të pajtimit që është arritur atje. Muri është rrënuar ngase janë pajtuar serbët. Fatkeqësisht për një çështje të brendshme, siç është ndërtimi i një muri ilegal, pala kosovare ka pranuar të diskutohet në Bruksel. Diskutimi nënkupton kompromis.

Si e komentoi përfshirjen e Hivzi Islamit në matjen e territorin?

Mushkolaj: Me krijimin e komisionit për matjen e territorit Qeveria po synon jo ta zgjidhë, por ta zvarrisë çështjen e demarkacionit. Ndërkaq, me caktimin e Islamit në krye të komisionit, Qeveria automatikisht i përjashton opozitën e ekspertët.

Çka synoi me këtë veprim Qeveria dhe a beson që mund të zgjidhet problemi me përfshirjen e Islamit?

Mushkolaj: Qasja e Islamit është tërësisht proqeveritare. Problemet me demarkaconin janë evidentuar dhe Qeveria duhet të punojë që t’i përmirësojë ato, e jo ta bllokojë procesin.

U mësua se BE ka kërkuar që PDK dhe LDK të publikojë financimin e subjektit, por Mustafa sërish reagoi në rrjete sociale sikur gjithmonë e donte këtë, a beson se do kuptohet kush janë financuesit e tyre?

Mushkolaj: Jotransparenca në financimin e partive politike është problem i madh. Nuk mjaftojnë vetëm raporte formale të prezantuara në ëeb faqet partiake. Partitë politike vazhdojnë të financohen nga burime të dyshimta, në këmbim të favoreve milionëshe që përfitohen kur partitë e marrin pushtetin./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Mushkolaj: Muri nuk do rrënohet, rezoluta e Kuvendit nuk do zbatohet kurrë

Opinionisti Imer Mushkolaj thotë se rezoluta që pritet të votohet në Kuvend për rrënimin e murit në Mitrovicë, nuk do zbatohet kurrë.

Periskopi.com Uncategorized

Sipas tij, rezolutat janë dokumente koti, që nuk kanë kurrfarë vlere, sepse nuk zbatohen, raporton periskopi

Mushkolaj thotë se rezolutat zakonisht bëhen me qëllim që deputetët të arsyetohen para opinionit publik.

“Muri i Mitrovicës nuk rrëzohet me rezoluta, por me aksion konkret të Qeverisë së Kosovës.  As qytetarët e Mitrovicës nuk kthehen në pronat e veta me rezoluta, por me vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës. Kjo rezolutë shpërfaq pafuqinë e institucioneve për të vepruar konkretisht. Nëpërmjet rezolutave si kjo, institucionet na bëjnë të kuptojmë sa të pafuqishme janë për të zbatuar rendin e ligjin në të mirë të qytetarëve”, thotë Mushkolaj për Periksopi.com

AI ëhstë i bindur se muri është mur dhe do të mbetet i tillë, pavarësisht modifikimeve.

“Ai nuk garanton lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe gjithçka tjetër është e parëndësishme. Asnjeherë nuk do të hiqet krejt, do të provohet të shitet si rrënim modifikimi i tij”, thotë Mushkolaj./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Edhe Mushkolaj kërkon dorëheqjen e Skender Hysenit dhe Dhurata Hoxhës

Analisti Imer Mushkolaj, sikur edhe shumë të tjerë, ka regauar pas suspendimeve të drejtorit të burgut të Prizrenit dhe tre zyrtarëve të tjerë.

Periskopi.com Lajme

Ai thotë se kjo nuk mjafton.

Kërkon dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hysenit dhe ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxhës.

“Suspendimet në Prizren nuk mjaftojnë. Dhurata? Skënder?”, ka thënë ai./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Mushkolaj tallet keq me Hashim Thaçin

Opinionisti Imer Mushkolaj është tallur me presidentin Hashim Thaçi pas njoftimit të këtij të fundit në rrjetin social se ishte te Isa Mustafa t'i uronte për martesën e të birit.

Periskopi.com Lajme

Mushkolaj thotë se Thaçi si ka mbetur që tjetër ngase burrështetasit e botës e kanë bojkotuar dhe izoluar qysh moti.

“I bojkotum e i izolum prej burrështetasve të botës, Hashim Thaçit nuk i ka mbetë tjetër veç me bo nuse përhajër. #prontopresident”, ka shkruar ai.

E gjatë ditës Thaqi, ka shkruar : “Sot isha në vizitë tek familja e kryeministrit Mustafa. Pata kënaqësinë ta përgëzoj për martesën e të birit. Çiftit i urova jetë të lumtur bashkëshortore. HTH”./ Periskopi

 

 

Reklamë
Reklamë