Imami: Basha hoqi Jozefina Topallin, vuri shtëpiake që kanë pjellë nga 3-4 fëmijë

Periskopi.com Lajme

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ themeluesi i Partisë Demokratike Arben Imami, i cili u la jashtë listave të PD, ka kërkuar largimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Sipas Imamit, me Bashën në krye të PD-së nuk mund të mundet Edi Rama dhe nuk mund të fitohen nga opozita zgjedhjet e 25 qershorit.

“Nuk mund të hiqet Jozefina Topalli nga listat. Nuk mund të hiqet Topalli. Ai hoqi Topallin dhe vuri në listë shtëpiake që s’kanë bërë dy ditë punë se s’kanë patur kohë se kanë bërë nga 3­-4 fëmijë. Duam që të iki Edi Rama, por Edi Rama vetëm kështu nuk mund të iki”, tha Imami, shkruan Opinion.al.

Ky reagim i Imamit ka ardhur pas lënies jashtë listës të kandidatëve për deputetë të PD-së të Jozefina Topallit. /Insajderi.com

Kërcënon imami shqiptar: Kush guxon të prekë kishat e të krishterët, na ka përballë (Video)

Periskopi.com Lajme

Imami i njohur i Tiranës, Ahmed Kalaja ka deklaruar se muslimanët do jenë të parët që do mbronin të krishterët e kishat e tyre nëse ato do cenoheshin.

Duke marrë shkas nga apeli i ambasadës amerikane mbi kujdesin gjatë këtyre ditëve të Pashkëve apo mbi ca lajme për rrezik sulmesh rreth e rrotull ndaj objekteve të kultit të krishterë, imam Kalaja ka thënë se muslimanët do ishin rrethi i parë mbrojtës i tyre.

 

Ai, në fjalimin e tij të xhumasë, i është referuar për këtë qëndrim urdhërave kuranore dhe modelit profetik ku besimtari i një feje tjetër mbrohej e kurrë nuk sulmohej. “Jemi të gatshëm t’i mbrojmë dhe me trupat tanë”, ka thënë kleriku i njohur musliman. /tesheshi.com/

Dokumentet amerikane: Imami Avdiu, ekstremist islamik e rekrutues

Imami i Xhamisë së Mitrovcës, Ekrem Avdiu, përmendet në dosjet e Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të publikuara nga organizata Wikileaks, organizatë kjo e themeluar nga Julian Assange e që ka tronditur botën me publikimet e komunikimeve zyrtare, të bëra ndërmjet agjencive të SHBA’së.

Periskopi.com Uncategorized

Në një memorandum të dërguar te Komanda Jugore e SHBA’ve në Miami nga burgu i Guantanamos në Kubë më 21 prill 2007, rreth një të burgosuri të Guantanamos, inteligjenca amerikane e cilëson Ekrem Avdiun si ‘ekstremist islamik dhe rekrutues’, transmeton Gazeta Metro.

Sipas këtij dokumenti, aktivitetet ekstremiste të imamit Avdiu nuk kufizoheshin vetëm brenda territorit të Shqipërisë, por ai kishte lidhje edhe me Çeçeninë dhe Irakun.

“…së paku deri më datën 7 shkurt 2007, Avdiu ka ushtruar aktivitete ekstremiste në Shqipëri”, thuhet në këtë dokument.

Më tutje, në komunikimet mes zyrtarëve amerikanë shpjegohet se si forcat e KFOR’it më 28 nëntor 2003, kishin bastisur shtëpinë e Ekrem Avdiut. Aty, KFOR kishte konfiskuar një bllok të numrave telefonikë, i cili përmbante një numër (7326931), që lidhej me një variant të nofkës së të burgosurit për të cilin është hartuar raporti, Abou Saad Taifi.

Ekrem Avdiu, aktualisht shërben si imam dhe ligjërues i xhamisë në lagjen Tavnik njëkohësisht është anëtar i BIK-ut në Mitrovicë. Ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për pjesëmarrje në aktivitetet ekstremiste.

Imami shqiptar kundër babait që ia ndalon vajzës mësimin e notit

"Është absurde dhe tmerruese se si këta njerëz, nga njëra anë marrin ndihma sociale e në anën tjetër thonë se `nëse unë u përmbahem ligjeve në shkollë ose në Zvicër, atëherë shkoj në ferr; ndërsa nëse unë i kundërshtoj këto ligje, atëherë shkoj në parajsë”

Periskopi.com Lajme

Një baba, mysliman i vijës së ashpër nga Kreuzlingeni (Kanton i Thurgau) nuk e lejon në asnjë mënyrë vajzën e tij 8 vjeçare që të marrë pjesë në mësimin e detyruar të notit në kuadër të shkollës, shkruan sudkurier.de. Të gjitha masat që kanë ndërmarrë ndaj tij kanë shkruar huq. Atë e kanë dënuar disa herë me gjobë dhe e kanë kërcënuar edhe me burg por kot. Edhe shkolla dhe komuna janë inkuadruar në zgjidhjen e këtij problemi.

Bashkësia shkollore e ka angazhuar imamin shqiptar Rehan Neziri nga Bashkësia Shqiptare Islamike e Kreuzlingenit si këshilltar për të shpjeguar se si i qaset islami çështjes së notit për vajzat, transmeton albinfo.ch. Neziri nuk tregon fare mirëkuptim me babain që ia ndalon të bijës mësimin e notit.

I pyetur nga gazeta nëse ka shpesh mospërputhje në mes të rregullave të këtushme shkollore dhe rregullave të Kuranit, Neziri përgjigjet: “Në të vërtetë jo. Mbulesa e kokës është një nga temat, por ajo në shkollën në Kreuzlingen është e lejuar, për mësimin e notit ekziston burkini (veshja e notit për myslimane) ndërsa për kampet e shkollës mundësohet kontrollimi i ushqimit, transmeton albinfo.ch.

Ndërsa pyetjes se çfarë qëndrimi ka ai lidhur me mësimin e notit për vajzat myslimane, imami shqiptar i përgjigjet: mësimi i notit është pjesë përbërëse e mësimit në përgjithësi. Profeti Muhamed ka thënë madje vetë dhe në mënyrë të qartë se prindërit duhet që fëmijëve të tyre t`ua mësojnë shkrimleximin, notin, kalërimin dhe shënimin me shigjetë dhe hark.

Por përse megjithatë po dalin probleme sa i takon pjesëmarrjes në mësimin e notit për vajzat myslimane? Neziri kësaj pyetjeje i përgjigjet : Rregullat mbi veshjen (kodi i veshjes) janë në kundërshtim me ato për veshjen gjatë mësimit të notit. Por fëmijët, vetëm nga mosha e pubertetit janë të detyruar t`u përmbahen rregullave islame të veshjes.

Ndërkaq pyetjes konkrete lidhur me babanë që refuzon pjesëmarrje  e të bijës në mësimin e notit, imami shqiptar i përgjigjet me keqardhje. “Prindërit janë pjesëtarë të bashkësisë sonë dhe unë e konsideroj këtë rast si shumë të dhembshëm, përcjell albinfo.ch gazetën gjermane. Është absurde dhe tmerruese se si këta njerëz, nga njëra anë marrin ndihma sociale e në anën tjetër thonë se `nëse unë u përmbahem ligjeve në shkollë ose në Zvicër, atëherë shkoj në ferr; ndërsa nëse unë i kundërshtoj këto ligje, atëherë shkoj në parajsë”. Një shprehje e tillë bie në kundërshtim me islamin dhe me mendjen e shëndoshë. Është shumë dëm që nuk është gjetur një zgjidhje për këtë problem”.

Imami shqiptar kundër babait që ia ndalon vajzës mësimin e notit

 

 

.

 

Për imamin shqiptar të arrestuar edhe në Egjipt, Interpoli kërkon informacion

Imami i vetëshpallur i xhamisë së fshatit Kastriot në Dibër, Xhezair Fishti një nga katër të arrestuarit si pjesë e celulës së ISIS në Shkodër rezulton të ketë qenë i arrestuar në Egjipt tre vite më parë. Fishti ka qenë i ndaluar gjatë protestave të organizuara pas rënies së presidentit Mohamed Morsi.

Periskopi.com Lajme

Por ai është lënë i lirë, pas verifikimeve të kryera. Aktiviteti i Fishtit në Egjipt është me interes edhe për hetimin që po kryhen në Shqipëri.

Për këtë arsye Interpol Tirana i ka kërkuar informacion të detajuar Interpol Kajros mbi aktivitetin e Xhezair Fishtit në Egjipt. Arsyet pse u prangos dhe lidhjet e tij me persona të dyshuar se kanë lidhje me shtetit islamik.

Në sitën e hetuesve do të kalojnë dhe hyrje-daljet e kryera në vendet e tjera të Fishiti, të cilat kanë që të shumta gjatë tre viteve të fundit.

Prokuroria për krimet e rënda që po heton këtë dosje po verifikon të gjitha hyrje-daljet jashtë vendit edhe për tre të ndaluarit e tjerë Bekim Protopa, Medat Hasani dhe Ergys Faslia.

Ndërkohë hetuesit shqiptare po bashkëpunojnë ngushte me ata kosovarë pasi aktiviteti kryesor i celulës ka qenë në Kosovë ku pati 18 të prangosur. Sulmi dyshohet se do organizohej dhe kryhej nga shtetas kosovar, ndërsa 4 të arrestuarit në Shqipëri kishin për detyrë t’i shoqëronin.

Celula nuk konsiderohet ende e shkatërruar pasi ka dyshime se ka edhe të tjerë persona të cilët janë aktivë që janë ende të lirë./ Opinion