Behgjet Pacolli

Pacolli: I njoh Iluminatit, u largova shkaku i fesë

Biznesmeni dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në një emision televiziv ka thënë se ka bashkëpunuar ngushtë me shoqëritë sekrete, siç janë Iluminati, por është larguar prej tyre shkaku i fesë.

Periskopi.com Lajme

“Kam bashkëjetuar me këto shoqëri, kam pasur të bëjë me këto shoqëri, nuk jam pjesë e saj, për një arsye, jo pse këto janë shoqëri që e dëmtojnë dikë ose e dëmtojnë shoqërinë. Edhe këto e luajnë rolin e vet, në mrekullitë që ndodhin, duke filluar tek të ndritshmit Iumanati siç quhen”, ka thënë Pacolli, në emisionin “Me Shukin”.

Pacolli ka thënë se nuk ka asgjë të keqe nga këto shoqëri, biles ato i kanë ndihmuar njerëzimit, duke mundësuar zbulime të mëdha shkencore dhe jo vetëm, duke sjellur zhvillimin e botës në këtë pikë ku sot ndodhet.

“Ata kanë luajtur një rol shumë të madh edhe në zhvillimin e shkencës edhe artit dhe shpikjeve të ndryshme”, ka thënë Pacolli.

Biznesmeni më i madh në Kosovë, thotë se ai edhe pse është njohur me ta, nuk ka pranuar kurrë të bëhet pjesë e atyre shoqërive.

“Kam pasur një besim më të tepër tek feja, dhe gjithmonë kam shikuar në fund të ditës me ju largu këtyre”, ka thënë Pacolli, duke iu referuar këtu fesë islame, pas gjatë emisionit disa herë ka përmendur librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin.

Putin

Ish-anëtari i Iluminatit tregon sekretet që bota duhet t’i dijë

Një burrë i moshuar, i cili thotë se ka qenë pjesë e Iluminatit për 5 dekada me rradhë, ka vendosur të rrëfejë disa sekrete që bota duhet t'i dijë.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, ekziston një grup që kontrollon motin dhe se Rusia e ka fituar garën hapësinore në Hënë.

Vladimir Putin është anëtar i një shoqërie, e cila në mënyrë të fshehtë ka kontrollin mbi Azinë.

“The Sun” shkruan se këto kanë qenë disa nga deklaratat e forta të personit, i cili shton se një “rend i ri” po vendoset në botë dhe se ka njerëz që krijojnë e shpërndajnë sëmundjet në tokë e se ekzistojnë robotët shërbëtorë.

Kjo shoqëri sekrete ka një rrjet të gjerë bunkerësh për anëtaret e saj dhe ky rrjet është i mbushur me robotë.

Po ashtu edhe liderët e trafikut të drogës në botë janë dhe kanë qenë Leon Trotsky, Abraham Lincoln (i cili nuk u vra, por e kaloi pjesën tjetër të jetës në një bunkier në Meksikë) dhe Saddam Hussein, i cili është ende gjallë.

I moshuari tregon se u ë pjesë e këtij grupi sekret në moshën 19-vjeçare, pasi u bë i pasur në një kohë shumë të shkurtër, por që tashmë, gjatë këtyre pesë dekadave është zhgënjyer nga ato që ka parë dhe ka vendosur të shkëpusë kontaktet e tij të shenjta.

“Po ju them të vërtetën. Asnjë gjë nga këto që unë kam shkruar nuk është ekzagjerim i rremë apo fiksion shkencor.

Ky informacion është i vërtetë, është realiteti dhe ka ardhur koha që të thuhen”, shkruan “The Sun”. /albeu.com