gundogan

City nuk ndalet shënon golin e tretë (Video)

Manchester City ka shënuar edhe golin e tretë përmes Ilkay Gundogan i cili për të është goli i dytë.

Periskopi.com Sporti

Krejt kjo ndodhi pas një kundër aksioni të nisur nga Aguero i cili përfundoi me golin e turkut. /Periskopi.com

gundogan

Shënohet goli i dytë në Etihad Stadium (Video)

Manchester City e ka barazuar në 1:1 rezultatin kundër Barcelonës.

Periskopi.com Sporti

Realizator ishte Ilkay Gundogan në minutën e 39-të, kur shënoi një gol të bukur pas një asistimi nga Sterling. /Periskopi.com

 

gundogan

Gundogan: Mund të rikthehem te Dortmund

Periskopi.com Sporti

Transferi i ri i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit  në të ardhmen te Borussia Dortmund.

Reprezentuesi i Gjermanisë u largua nga verdhezinjtë për të kaluar te ‘qytetarët’ në Premier Ligë në afatin kalimtar të verës.

“Nëse do të ishte rasti pas një ose dy vjetëve unë ndoshta nuk do të isha i lumtur po të rikthehesha te Dortmund, për shkak se ndoshta unë nuk do të arrijë të zhvillohesha si lojtar”, deklaroi Gundogan.

“Nëse unë jam 29 ose 30 vjeç dhe nëse Dortmund më kërkon, atëherë unë nuk e përjashtoj mundësinë e rikthimit”. /Periskopi.com

klopp

Klopp e bindi të kalojë në Premier Ligë, por ai zgjodhi Cityn

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Manchester City, Ilkay Gundogan ka zbuluar se ka qenë trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ai i cili e ka bindur atë për të kaluar në Premier Ligë.

Reprezentuesi gjerman u bashkua me ‘qytetarët’ në këtë verë, pas një aventure pesë-vjeçare te Borussia Dortmund.

“Të jem i sinqertë, i kërkova këshillën e Klopp nëse Premier Liga do të ishte destinacioni i duhur për mua”, tha Gundogan.

“Ai më dha një përgjigje pozitive dhe më tha se unë do të ndihesha mirë këtu dhe se Premier Liga do të ishte e përkryer për mua”. /Periskopi.com