Oliver Ivanoviq

Oliver Ivanoviq kundërshton qëndrimin në Dyz, nis grevë urie

Politikani serb i dënuar për krime ndaj shqiptarëve Oliver Ivanoviq, është transferuar nga Burgu i Mitrovicës në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz, të Llapit.

Periskopi.com Lajme

Burime nga Ministria e Drejtësisë, jo zyrtarisht konfirmojnë për gazetën metro se Ivanoviq është futur në grevë urie, për shkak të këtij vendimi, i cili sipas autoriteteve të drejtësisë së Kosovës, konsiderohet si procedurë standarde, dhe më e sigurt.

Këtë e ka konfirmuar edhe iniciativa qytetare e Ivanoviq, të cilët vendimin e konsiderojnë si shkelje dhe rrezikim i të drejtave të njeriut.

“Urgjentisht, kërkojmë nga autoritetet e EULEX, që të reagojnë lidhur me transferimin e Oliver Ivanoviq, dhe ta kthejnë atë në Mitrovicë”, ka reaguar partia e liderit të tyre, tashmë të dënuar për krime ndaj shqiptarëve në Veri të Kosovës.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar për intervenim edhe Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovë.

Oliver Ivanoviq, është duke u mbajtur në Burgun e Dyzit dhe proteston me grevë urie.