ilir meta

Meta flet pë Ligjin për mbetjet dhe për kanabis

“Mjedisi dhe ruajtja e tij është një fushë që i takon interesave të të gjithëve, prandaj dhe ligji i Mbetjeve, nëse miratohet, duhet të sjellë qetësi dhe garanci dhe kurrsesi mosbesim apo probleme të rënda për mjedisin”.

Periskopi.com Lajme

Ky është qëndrimi i aleatit kryesor në qeverisje me Partinë Socialiste, lideri i LSI-së Ilir Meta.

I ftuar në “Ora News” kryeparlamentari Meta vuri në dukje se i gjithë konflikti i shkaktuar lidhur me këtë ligj, ka çaluar seriozisht te komunikimi me grupet e interesit.

“Kam pasur fatin të takoj dy grupet, edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe ata të importuesve. Shqetësimi tjetër është që ky ligj ndoshta do të dekurajojë procesin e riciklimit të mbetjeve vendase, që do të thotë më shumë probleme për të ardhmen. Jemi në një situatë të tillë që mendojmë se duhet të ishte bërë një punë shumëpërfshirëse. Disa prej përfaqësuesve të ricikluesve që kam takuar, duken njerëz seriozë me investime që i duhen mendoj ekonomisë tonë edhe si mbështetje për zhvillimin e bujqësisë. Pasi kartonat për fruta dhe perime do ketë dhe nuk ka asnjë arsye që mos të zhvillohet kjo industri. Por besoj se duhen bërë përpjekje më të mëdha për të bindur të gjitha palët”, tha kreu i LSI-së.

Ai shtoi se çdo vazhdimësi me konflikt aspak pozitive, perceptimi i këtij konflikti ku dhe opozita është përfshirë në krah të pretendimeve të shoqërisë ricikluese nuk do ishte pozitiv për vendin dhe zhvillimin e turizmit.

Një tjetër çështje e diskutuar në emisionin televiziv përballë analistëve ishte edhe ajo e kanabisit në vend. Meta theksoi se kjo është përgjegjësi e të gjithëve dhe në radhë të parë e institucioneve të zbatimit të ligjit.

“Puna është shumë e madhe që duhet bërë për koordinimin e tyre. Në radhë të parë përgjegjësinë e ka politika për këtë çështje, pasi nuk është fenomen i ri. Pavarësisht përmasave. Lazarati ka qenë monument i dukshëm i kanabisit por ka pasur dhe zona të tjerë që nuk raportoheshin pasi buletinet nuk ishin publike. Kanabisi nuk është fenomen që lindi sot, duket se ka një problem real, sidomos në zonat e thellat”, u shpreh Meta.

Ky është një problem vijoi kryeparlamentari, me të cilin duhet të përballemi dhe jo duke akuzuar.

“Duhet të kemi parasysh që ka një institucion që e ndjek këtë dhe ka një rol lider në këtë mision, është misioni italian. Të dhënat janë kritike por dhe vlerësim për punën pasi ka çdo ditë aksione.Shqiptarët duhet ta dinë se mbjellja e kanabisit nuk është e mbështetur nga asnjë politikan”, deklaroi ai.

20161129143125775646

Thaçi e pranon se Kosova është larg BE-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar këto ditë në Tiranë ku ka takuar krerët institucionalë të vendit.

Periskopi.com Lajme

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ka zhvilluar një takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin tha të kenë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona.

“Duhet vazhduar me shkëmbimin e përvojave ndërshtetërore, për të forcuar edhe më shumë demokracinë parlamentare si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Shqipëria ka bërë hapa përcaktues drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, derisa Kosova, pas MSA-së, pret liberalizimin e vizave dhe dinamikë të shtuar drejt anëtarësimit në BE. Orientimi kah vlerat euroatlantike dhe perëndimore është njëra ndër të arriturat më strategjike të shqiptarëve në këtë shekull”, ka thënë Thaçi.

Debat mes Ilir Mirenës dhe Edi Ramës për plehërat në Shqipëri

Periskopi.com Lajme