Deda e Kusari-Lila, akuzohen për plagjiaturë të “Alternativës”

Periskopi.com Lajme

Kryetar i Organizatës Studentore “Alternativa” në UPZ, Nehat Gashi, pretendon se subjekti më i ri politik, që është themeluar sot në këtë qytet, “Aletrnativa”, kundërligjshëm ka “vjedhur” emrin e organizatës së tij.

“Ua rikujtoj disave se plagjiatura ndalohet me ligj!”, thotë Gashi, shkruan PrizrenPress.

“Andaj, me keqardhje më duhet të them që ne do të donim t’i denonconim ata që përdorin plagjiaturën dhe që përvetësojnë idetë e të tjerëve, me qëllim që t’ua hapim rrugën ideve të reja”.

Ilir Deda dhe Mimoza Kusari-Lila, kanë themeluar sot degën e “Alternativës” në Prizren.

“Prizreni është qytet i bashkëjetesës dhe tolerancës. Ne kemi filluar nga baza dhe këto po e dëshmojmë në Prizren. Duke qenë dikur kryeqytet, sot Prizreni po udhëhiqet prej njerëzve që shkelin ligjin dhe po i merret e ardhmja”, ka thënë Deda.

Kryetari Gashi, tregon ndërkaq se, Organizata Studentore “Alternativa”, sot një vit është themeluar në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

“Ç’ koiçidencë ? “

“Disa paskan pandehur që edhe unë si kryetar i Organizatës më të madhe të studentëve në Prizren, kryetar i “Alternativës”, kam harruar që sot një vit kam prezantuar platformën tonë, e cila siç po shihet përveç përmasave lokale, paska depërtuar edhe në përmasa qendrore, kanë ardhur, çuditërisht në Prizren, me qëllim për të përsëritur historinë, me një “Alternativë” të re, duke shpresuar e uruar që ta ndjekë fati i” Alternativës” së dikurshme, në Prizren”, thotë Gashi.

“Po t’i referohemi besëtytnive tona popullore, që janë të lashta sa vetë njerëzimi, do të shohim që njerëzit në momentin që kanë lindur janë pagëzuar me një emër që lidhet me një dukuri të caktuar, me dëshirën për ta ndjekur fati i njëjtë i asaj dukurie”.

“Pra, nga ky këndvështrim del që emërtimi nuk po rrjedhka krejtësisht në mënyrë arbitrare. Emërtimi është një fenomen, që besohet ta paracaktojë fatin e objektit që emërton”.

“Dhe sot shohim të na paraqitet një Alternativë e vjetër dhe një Alternativë e re. Një datë e njëjtë,  një qytet i njëjtë !”

Nuk do ta besoni se cili gazetar i është bashkuar Ilir Dedës dhe Mimoza Kusarit

Periskopi.com Lajme

Alternativa do të jetë subjekti i ri politik në nën qiellin kosovar që ofron dritë në fund të tunelit, tha gazetari Fahri Musliu, nga Këshilli Nismëtar për themelimin e Degës së Alternativës në Prizren.

Iniciativa Qytetare – Alternativa, si parti e ardhshme politike, që nga e shtuna do të shtrihet edhe në qytetin e Prizrenit. Informacioni është konfirmuar në një takim me gazetarë, në të cilin përgatitjet për themelimin e këtij subjekti politik i paraqiti gazetari Fahri Musliu.

“Me vendimit të këshillit inicues, takimi themelues i Iniciativës në Prizren do të mbahet të shtunën në orën 14 në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit. Duke e ditur se në çfarë gjendje është Kosova, Alternativa do të jetë subjekti i ri politik në nën qiellin kosovar që ofron dritë në fund të tunelit.” tha Musliu.

Ai njoftoi se në këtë kuvend themelues, do të marrin pjesë Mimoza Kusari Lila, Ilir Deda dhe përfaqësuesit e degëve të Pejës, Gjakovës, Mitrovicës etj.

“Iniciativa do ta fillon rrugëtimin edhe në Prizren në bashkëpunim, në koordinim dhe në mirëkuptim të qytetarëve, të atyre që dëshirojnë diçka të re. Jo fjalë dhe premtime boshe por përmbushje dhe realizim të premtimeve me veprime konkrete. Këtë e garantojnë dy personalitetet që janë në krye të Alternativës. Në anën tjetër Alternativa është simbiozë e gjakut të ri dhe pjekurisë së njerëzve. Do të bashkohen  në Alternativë gjaku i ri dhe urtësi e njerëzve të moshuar, u shpreh Musliu.

Sipas anëtarëve të Këshillit Nismëtar, Alternativa do të jetë subjekt politik multietnik, ndërsa do të bëhet gati për zgjedhjet lokale dhe nacionale..

Kuvendi i themelimit të Degës së Alternativës do të mbahet në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.

“Mesazhi mund të merret si besëlidhje e re për realizimin e vizionit të alternativës për stopimin e dukurive të kqëija në Kosovë dhe për një kthesë radikale në të mirë të Kosovës” tha në fund të paraqitjes së parë publike Fahri Musliu./Gazetaere.com

Mustafa nuk po e procedon Demarkacionin në Kuvend për shkak të deputetëve të LDK!

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda konsideron se vjeshta është koha më e përshtatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, pikërisht në kohën kur janë paraparë të mbahen edhe zgjedhjet lokale.

Periskopi.com Intervista

Kjo pasi që sipas deputetit Deda, mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme para asaj kohe nuk do të kontribuonte në zgjedhjen e disa prej çështjeve që janë më me rëndësi për vendin, siç është, krijimi i ushtrisë, demarkimi i kufitit me Malin e Zi e të tjera.

Ky deputet i pavarur gjatë një interviste për “Gazeta Blic” ka folur edhe rreth iniciativës së Presidentit Hashim Thaçi, për formimin e ushtrisë ku ka vlerësuar se nisma e Thaçit ka qenë jo e drejtë dhe se i ka sjellur dëme vendit.

Deda, po ashtu ka treguar se çfarë po ndodh aktualisht me çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave Serbe.

Përveç kësaj ky deputet ka treguar edhe arsyen kryesore për të cilën Kryeministri Isa Mustafa, nuk e ka proceduar deri më tani Demarkacionin në Kuvend.

Intervistën e plotë mund ta lexoni më poshtë:

Gazeta Blic: z. Deda, po flitet se zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të mbahen në qershor, kur mendoni ju që do të ndodhin ato?

Deda: Prej shtatorit të vitit 2016, ne dëgjojmë që zgjedhjet janë, ja në shtator, ja në tetor, ja në janar apo edhe në shkurt. Mendoj që kjo është një lloj tentimi i PDK-së që të largojë vëmendjen e opinonit; 1. Nga kriza ekonomike, 2. Nga mos aftësia e Qeverisë që të zgjidh problemin e Demarkacionit, problemin e Asociacionit dhe avanturën politike të z. Thaçi me ushtrinë dhe që të krijohet një lloj pasqyre e jostabilitetit të përgjithshëm që patjetër të shkohet në zgjedhje në Qershor. Mendoj që kjo nuk është zgjidhje. Sepse zgjedhjet në qershor nuk do ta zgjidhin as Demarkacionin as ushtrinë as bashkësinë e komunave Serbe. Ne edhe ashtu kemi zgjedhje lokale në vjeshtë ndoshta më së miri kishte me qenë që të mbahen të dyja së bashku, por realisht rendi e dëshironë që të gjitha partitë politike të mirren vesh edhe për datë të zgjedhjeve.

GazetaBlic: Ka raportime të mediave që brenda pak ditësh mund të kërkohet mocion i vetëbesimit të Qeverisë. A do ta votoni këtë mocion?

Deda: Raportimin për këtë skenar e keni bërë ju, Gazeta Blic kjo duket si skenari i njëjtë si në vitin 2010 kur ka qenë së bashku PDK-ja me LDK-në në qeveri dhe nëpërmjet marrëveshjes me PDK-në dhe një partie opozitare atëherë është rrëzuar qeveria. Besomni që në lojërat e pushtetit nuk do të marrë pjesë fare.

Gazeta Blic: Pra nuk do ta votoni?

Deda: Jo, unë do të jem në sallë në qoftë se është e vërtetë edhe njëherë sepse kjo mund të jetë spekulim, dhe ashtu mendoj që është për shkak të arsyeve të cilat i ceka më lartë, por këto lojëra politike duhet të demaskohen.

Gazeta Blic: Çfarë po ndodh me Demarkacionin dhe Asociacioni?

Deda: Demarkacioni e tregon paaftësinë e Qeverisë që të mirret vesh me opozitën që të zgjidhet ky problem, kaluan 22 muaj që ne mirremi me Demarkacion, deri më tash kemi mundur ta zgjidhim këtë çështje shumë e shumë herë, në mënyrë që të fitonim të drejtën për të lëvizur lirshëm në shtetet e shengenit, por faktikisht Demarkacioni tregon bankortin politik të udhëheqësisë politike të Kosovës e cila është paaftë që të ndërtojë konsensus nacional për zgjidhje të problemeve. Njëjtë kemi të bëjmë edhe me bashkësinë e Komunave Serbe, ku megjithatë kohëve të fundit po e dëgjojmë kryetarin e Kosovës z. Thaçi i cili thotë se Asociacioni duhet të votohet në Kuvend, e kjo është e pavërtetë sepse Asociacioni nuk duhet të votohet në Kuvend. Korniza se si do të duket Asociacioni është venë prej Gjykatës Kushtetuese por edhe për Asociacion edhe për draftimin e statusit të tij duhet konsensus nacional, tash kjo qeveri ose duhet të ndërtojë këtë konsensus nacional ose të vazhdojë kësaj rruge, por zgjedhjet e ardhshme parlamentare po kthehen por duhet të jenë produkt i marrëveshjes së partive politike në Kosovë të përfaqësuara në Kuvend.

Gazeta Blic: Pra ju po thuani që Qeveria aktuale nuk ka qenë e gatshme që të ju jap zgjidhje këtyre çështjeve..

Deda: Po, sepse edhe për ta është në interes që e gjithë skena politike të mirret me Demarkacion e Asociacion që të mos dalin në fokus problemet reale të Kosovës. Në sondazh del që një përqindje e vogël e qytetarëve të Kosovës brengosen për Demarkacion e Asociacion e më së shumti çka i brengosë njerëzit është papunësia dhe korrupsioni. E me qenë se Qeveria nuk po ka zgjidhje për papunësi dhe luftim të korrupsionit, një Kosovë e terë që dy vite gati duke u marrë me një temë.

Gazeta Blic: E përmende konsensusin si një mundësi që do t’i zgjidhte këto probleme, a mund të arrihet një gjë e tillë dhe si?

Deda: Po, konsensusi gjithëmonë mund të arrihet kur ka vullnet që të mbrrihet ky konsensus. Ajo çka ne kemi pa ,është këmbëngulësia e Kryeministrit Mustafa që të jetë peng i nënshkrimeve të z. Thaçi për Demarkacion, dmth të gjithë e dimë që një pjesë e vijës kufitare nuk është e bërë mirë, që komisioni shtetërorë nuk e ka kryrë punën e vetë në mënyrë profesionale, dhe deri në vitin e kaluar ka qenë një gatishmëri e Malit të Zi që të bëhet një rishikimi i kësaj marrëveshje, po të ishte marrë vesh Kosova për rrugëtim përpara. Të ju them të drejtën Demarkaioni nuk sillet në Kuvend, për shkak se gjysma e deputetëve të LDK-së janë kundër Demarkacionit, jo për shkak të opozitës sepse ne jemi vetëm 31 anëtarë në Kuvend, 89 deputetë janë që i përkasin shumicës, por për shkak të deputetëve të LDK-së që e kundërshtojnë këtë marrëveshje, ky Demarkacion nuk kalon e tash Kryeministri Mustafa nuk po mund ta ndërtojë konsensusin as brenda LDK-së e ndoshta këtu shihet edhe paaftësia e tij që të mënaxhoj situata ku kërkohet konsensu.

Gazeta Blic: Si e komentoni tërheqjen e Presidentit Hashim Thaçi nga inciativa për krijimin e ushtrisë?

Deda: Pse duhet të habitemi në fakt për mos-mbajtje të premtive të z.Thaçi, nuk është hera e parë që ai tërhiqet nga pozicioni i tij, këtë e kemi parë shumë shpesh në këto vitet e fundit. Ne të gjithë e kemi ditë se si do ta bëjmë ushtrinë dhe ne të gjithë jemi për ta bërë atë, këtu nuk ka kundërshtime, por edhe rrugëtimi për krijimin e ushtrisë kërkon konsensus partiak, që së bashku të jemi në rrugëtim dhe të mirremi vesh për krijimin e ushtrisë së Kosoës. z. Thaçi me inciativën e tij individuale e ka dëmtuar çështjen e krijimit të ushtrisë dhe tash na duhet tre fish më shumë punë se sa që kishim bërë nëse ai nuk do ta kishte marrë këtë inciativë individuale. Sepse të gjitha partite, përfshirë edhe ato në Qeveri dhe ato opozitare e kemi ditur rrugëtimin se si do të formohej ushtria deri në fund të vitit 2017 por atë rrugëtim e prishi z.Thaç, tani po mundohet të zbrapset e të kthehet mbrapa, por nuk do të jetë ai i cili do ta krijojë ushtrinë, sepse e ka dëmtuar kredibilitetit e kauzës me veprime e tij të një anshme.

Gazeta Blic: A duhet të jap dorëheqje Thaçi pas kësaj që ndodhi?

Deda: Ai duhet të përgjigjet për atë, dmth të gjithë po presim përgjigjen e tij, a do të jep dorëheqje apo jo.Gazeta Blic: Si do duhej të veproj z. Thaçi?Deda: Po unë mendoj që ai as nuk është dashur që të bëhet President i Kosovës, këtë e kam thënë edhe në Kuvend në vitin e kaluar, ai është aty ku është dhe ta shohim..

Ilir Deda: Nuk do të sillet demarkacioni javën tjetër!

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda ka thënë se nuk do të riprocedohet edhe njëherë marrëveshja për demarkacionin.

Periskopi.com Lajme

Ai në “Interaktiv” të KTV-së ka theksuar se pa një konsensus politik, nuk mund të zgjidhet kjo çështje.

“Sikur 5 njerëz të uleshin në një tavolinë, kjo çështje ishte harruar tashmë”, tha ai.

Sipas tij, sikur të ishin marrë vesh partitë ndërmjet vete dhe këtë çështje ta dërgonin në Arbitrazh, kjo çështje tashmë do të ishte zgjidhur.

Deda thotë se Thaçi po e kërcënon sigurinë e vendit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda thotë se të gjithë janë për themelimin e Ushtrisë së Ksovës, por ai shpjegon se nuk duhet në kundërshtim me SHBA-në dhe NATO-n.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, udhëheqësia aktual, për synime afatshkurta dhe joracionale po e kërcënon sigurinë e Kosovës.

Shkrimi i tij i lotë:

Nuk është pyetja a jemi për Ushtri – se të gjithë jemi për. Por, 18 vjet pas bombardimeve të Serbisë nga NATO, Serbia është në Partneritet për Paqe, dhe Ushtria e ShBA ka bashkëpunim të thellë me Ushtrinë e Serbisë. A duam që Ushtria jonë të mos ketë bashkëpunim me Ushtrinë e ShBA dhe NATOn?

Udhëheqësia aktuale për synime afatshkurta dhe joracionale po e kërcënon sigurinë e Kosovës duke na e rrezikuar partneritetin me aleancën Euro-Atlantike. A i harruam rezultatet e kësaj mendësie: -fusnotën; bashkësinë e komunave serbe; dështimin në UNESCO; demarkacionin e keq; izolimin e Kosovës; Gjykatën Speciale; shkatërrimin e ekonomisë; kapjen e shtetit?

Vetëvendosje nuk ka vija të kuqe për “Alternativën” e Ilir Dedës (Video)

Ani pse Ilir Deda braktisi Lëvizjen Vetëvendosje për një nismë të re politike, Vetëvendosja nuk ka hatërmbetje me të.

Periskopi.com Lajme

Madje Lëvizja Vetëvendosje,  është e gatshme për koalicion me “Alternativën” e Dedës përderisa plani politik i kësaj të fundit, nuk bije ndesh me parimet e Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë gjë e ka konfirmuar lideri i kësaj Lëvizje,  Visar Ymeri në emisionin “Republika” me Dardan Gashin.

Ymeri ka thënë se nuk ka asnjë problem që Deda e ka lëshuar Vetëvendosjen, dhe nëse programet politike i kanë të përafërta, nuk do mungojë bashkëpunimi e as koalicioni me këtë parti.

Deda dhe Kusari-Lila përcaktojnë tema në televizion dhe ‘recitojnë’ programin

Dy nga themeluesit e subjektit të ri politik Alternativa, Ilir Deda me Mimoza Kusari - Lila janë parë të nervozuar në një debat televiziv.

Periskopi.com Lajme

Në emisionin te Baton Haxhiu, ata ishin përball analistëve Astrit Gashi dhe Dardan Gashi por në secilën nga pyetjet reagonin, duke tentuar t’i mësonin ata se për çfarë duhet diskutuar.

Përderisa ankoheshin se nuk po i lejonin të shpalosin programin, ktheheshin vet në të kaluarën e tyre duke e përmendur atë, normalisht në pjesët ku e ndjenin vetën të fortë, raporton Periskopi. Madje shumë herë nuk u pajtuan me temat për të cilat u pyetën.

Pati disa herë mosmarrëveshje mes tyre, nga krejt debati ajo që u dëgjua ishte se ata kanë vija të kuqe për PDK-në dhe LDK-në.

“PDK-ja është establishmenti ynë, se janë ata që na kanë pru në këtë gjendje”, tha Deda duke i vënë vija të kuqe kësaj partie për bashkëpunim në të ardhmen.

E Kusari-Lila që tha se PDK-ja është fajtori e zbuti qëndrimin duke thënë se edhe LDK-ja është rrugës së keqe.

“Ne kemi thënë ne nuk jemi liderët. Ne jemi nismëtar, keni me e pa në fund. Pritni deri në fund të marsit”, ka thënë Deda, duke mos pranuar në asnjë mënyrë që të thoshte emra tjerë se kush do u bashkohet, madje duke u nervozuar se përse po i pyesin për pjesën e atyre që do u bashkëngjiten.

Në disa raste Kusari-Lila fliste gjatë dhe nuk lejonte ta ndërprisnin, ndërsa Deda pati rast kur tha ‘a dal unë?’

Nuk duhet harruar me Deda ka ndërruar dy parti deri tani, ndërsa Kusari-Lila [asi fitoi në Gjakovë nën petkun e AKR-së, e braktisi atë./ Periskopi

Ilir Deda zyrtarizon ‘Alternativën’ në Facebook

Deputeti i pavarur Ilir Deda, ka zyrtarizuar partin e tij të re “Alternativa” në Facebook.

Periskopi.com Lajme

 

Ai i ka njoftuar të gjithë simpatizantin, se prej tani do të njoftohen për të rejat e partisë përmes faqës zyrtare të Alternativës, transmeton lajmi.net.

“Miq të dashur, më poshtë është faqja zyrtare e Alternativës, ku mund të njoftoheni me të gjitha ngjarjet rreth nesh. Gjithashtu, tani e gjeni edhe deklaratën politike dhe vizionin tonë për Kosovën. #Alternativa”, shkruan ai.

alternativa

Ilir Dedës i duket vetja si Winston Churchill

Periskopi.com Video

Deda: Krijimi i ushtrisë, përgjigje ndaj kërcënimeve të Beogradit

Deputeti i pavarur, Ilir Deda, ka thënë se shndërrimi i Forcave të Sigurisë në Ushtri, duhet të jetë përgjigje ndaj kërcënimeve të fundit të Beogradit.

Periskopi.com Lajme

Deda ka sugjeruar se tryeza e liderëve të partive politike për agjendën e re shtetërore duhet të mbahet sa më shpejt.

“Forcimi i FSK-së në ushtri të Kosovës duhet të jetë përgjigje e Kosovës ndaj kërcënimit të radhës të Beogradit, ku kryetari i Serbisë deklaron “ajo që kam thënë se do të çojmë ushtrinë, janë konkluzionet e Këshillit për Siguri Kombëtare”. Gjithashtu, tryeza e liderëve të partive politike për agjendë të re shtetërore duhet të mbahet sa më shpejtë. Për mbrojtje nuk mund të na gjykojë askush. E as që duhet të flasim për këtë çështje në Bruksel”, ka shkruar Deda në Facebook.

Deda: Ta obligojmë qeverinë me rezolutë, rrëzojeni murin deri me 31 dhjetor

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se pasi që të gjithë po pajtohen se muri është ilegal dhe duhet të rrëzohet, atëherë përse nuk po e zyrtarizojnë këtë mospajtim dhe ta rrëzojnë murin.

Periskopi.com Lajme

“Ta bëjmë një rezolutë të përbashkët e cila thotë se deri me 31 dhjetor muri duhet të largohet dhe kështu të obligohet qeveria”, ka thënë Deda në fjalën e tij në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet për murin pranë urës mbi lumin Ibër, raporton Klani

“Rrëzojeni murin, sepse nuk jeni marrë vesh për atë mur”, pohoi Deda.

“Mos pritni që këtë ta bëjë Brukseli”, tha ai.

 

Ilir Deda kërkon dorëheqje të përgjegjësve në rastin Dehari

Deputeti i pavarur, Ilir Deda, tha se debati parlamentar për vdekjen e Astrit Deharit nuk mund të përfundojë në ajër, por me një vendim të prerë.

Periskopi.com Lajme

“Nëse i shkojmë faktet, janë këto: i kemi dy raporte, një vendor dhe një ndërkombëtar. Të dy japin vendime të ndryshme. Siç jemi mësuar në Kosovë, institucioneve vendore nuk u besohet. Kjo është për fajin tonë, të politikanëve, që qytetarët të mos u besojnë institucioneve vendore. Kjo për shkak të kulturës së pandëshkueshmërisë. Dhe kërkesa më normale në situatën jonormale në të cilën gjendemi është një hetim ndërkombëtar në rastin Dehari”, tha Deda.

“Përgjegjësia e institucioneve publike është dorëheqja”, por që, sipas Dedës, “kjo nuk ndodh në Kosovë”.

 

Deda: Kosova të përgatitet për goditjen që do të marrë nga Gjykata Speciale

Ilir Deda deputet i pavarur i Kuvendit të Kosovës, ka deklaruara se politika në vend duhet të jetë e mobilizuar në mënyrën se si do të sillet me procesin e Gjykatës Speciale.

Periskopi.com Lajme

Sipas Dedajt, nuk është me rëndësi se kush do të jetë i akuzuar, por se ajo do të jetë një goditje e fortë në proces të marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Sepse ne nuk e kemi përfunduar shtetësinë në nivelin ndërkombëtar. Imagjinojeni se çfarë do të bëjë Rusia me disa vende tjera, me Serbinë, në momentin që të vijnë aktakuzat. Për këtë është me rëndësi që të ekzistojë konsensusi politik se si do të sillemi si politikë gjatë aktakuzave që do të ngrihen vitin e ardhshëm”, tha Deda në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

Dedaj tha se Gjykata Speciale do të jetë shumë sfiduese, pasi sipas tij luftërat dhe krimet në ish-Jugosllavi janë duke u harruar për vendet e tjera.

“Kurse po hapet një kapitull kur një Gjykatë gjysmë ndërkombëtare do të merret kryekëput me Kosovën dhe vetëm me shqiptarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë dhe është një etnike, çka është jo pozitive.

Mimoza Kusari dhe Iliri Deda në kërkim të financave te Devollët, ia huqin shkojnë te Margarita Kadriu

Mimoza Kusari dhe Ilir Deda kanë krijuar një parti të re. Ata duket se kanë dal në kërkim të mbështetësve financiar, por teksa ia kanë mësyrë Devollëve ata kanë gabuar terminalin. Shkojnë në atë të Margarita Kadriut, deputetes së dikurshme të PDK-së, që tashmë është e pavarur, e cila terminalin e ka të sajin, e edhe gazetën që raporton për huqjen e Kusarit dhe Dedës.

Periskopi.com Lajme

 

Shkrimi i Kosova Sot:

Të bësh parti të re nuk është kaq e thjeshtë. Nuk ka të bëjë vetëm me një numër të caktuar nënshkrimesh. Kuptohet, duhen lekë. Shumë lekë. Oligarkja e Gjakovës, Mimoza Kusari, bashkë me partnerin e saj, Ilir Deda, që herë graviton në opozitë e herë në shoqërinë civile, ia kishin mësyrë këtë të mërkurë që lamë pas një terminali në Prishtinë. Me “Opel Corsa”-n e tyre, në turin me siguri partiak, dy themeluesit e subjektit më të ri kosovar ndaluan gabimisht e padashje në oborrin me dyert e hapura të Terminalit të ri Doganor dhe kërkuan të takoheshin me drejtorin, Blerimin,shkruan gazeta Kosova Sot.

Iliri me arrogancë iu drejtua punëtorit të sigurimit, duke kërkuar drejtorin, Blerimin ( e kishte fjalën për oligarkun Blerim Devolli), por pasi nga sigurimi mori përgjigje se këtu është një Terminal i ri dhe nuk ka një drejtor me emër të tillë (Blerim), ngase këtu nuk ka drejtor Blerim, vetëm atëherë kur Iliri mëson për mbiemrin e drejtorit të Terminalit ku kishte hyrë bashkë me Mimozën, arrin të kthjellet dhe të shohë se ishte ndalur në adresën e stacionin e gabuar, ia mbyll njërin sy Mimozës dhe largohet me shpejtësi me bashkudhëtaren e tij, “të ikim shpejt nga këtu, kemi gabuar adresën”, tha Iliri, duke u larguar pa përshëndetje… Sigurisht, disa qindra metra u është dashur për t’i dhënë fund huqjes, e për ta gjetur destinimin e tyre tek “Devolli” , që jo vetëm në këtë fushë, por edhe në të tjera mbajnë monopole të forta, edhe pse paligjshëm, sepse shumë pushtetarë në të tri pushtetet, fatkeqësisht të inkriminuara, janë dhe qëndrojnë pas tyre për motive korruptimi. Me gjasë, pushteti aktual është i tëri edhe pas alternativës së re hibride politike të Mimozës e Ilirit. E para, pasi e “moli” mirë e mirë e deri në shterje partinë e biznesmenit Pacolli, e fitoi komunën në saje të milionave të tij të dyshimtë, ia ktheu shpinën ish-shefit, për t’i hyrë një aventure të re. Kësaj radhe, me kuletën bosh dhe prej koprraceje, nuk mund të hidhte asnjë hap përpara. Partneri i ri, ish-anëtar i ‘Vetëvendosjes’, ish-këshilltar qeveritar dhe presidencial, e kishte të qartë rrugën për te burimi i financimit, sepse këtu i vinte në ndihmë FER-i i dështuar.

Devolli e kishte financuar fort këtë subjekt dikur. Andaj, Terminalet e Blerimit (Devolli) ishin dhe janë burimi i shumë milionave të monopoleve të paligjshme, dhe për këtë arsye edhe ishte adresa e duhur e dyshes kërkuese të shumë lekëve. Çuditërisht, edhe pse me shkallë të lartë inteligjence, dy nismëtarët e partisë së re e ngatërruan rrugën dhe e huqën Terminalin e piketuar. Mesditë me plot diell, e mjegull nuk kishte, por me sa duket truri u është mjegulluar nga sponsorimet, që ua ka premtuar pushteti për lojën e radhës, që duan ta bëjnë në politikën e tejinkriminuar kosovare. Të financohesh nga korporatat e monopoleve korruptive dhe të krimit të organizuar, të shantazhit dhe të korrupsionit, do të thotë shumë për votuesin që më kot pret nga një alternativë të re (e vjetër). Ndoshta Iliri e Mimoza kishin një arsye të fortë që goxha nguteshin dhe e ngatërruan adresën në rrugën e tyre te gabuar. Fyti u ishte tharë të dyve shumë dhe dikush duhej t’ua lagte. Blerimi, cili Blerim?! E dinë Mimoza dhe Iliri. Ua kanë borxh qytetarëve të sqarojnë se si dhe pse e kanë humbur adresën në terminale (të Blerimit) në drejtim të fshatit Miradi, para se ta shpallin themelimin e partisë. Në aksion për të zhvatur cakun e radhës “haram” – të ndaluar, papritmas nga Zoti ranë në “grepin” e një Terminali tjetër, që në fakt këto ditë theu një monopol, zbriti çmimet, u ofroi bizneseve kushte dhe standarde më të mira, ofroi konkurrencë të shëndoshë në një ekonomi të tregut të lirë. Mimoza dhe Iliri mund të jenë ende duke kërkuar do hise në një Terminal ( nga Blerimi), sepse u duhen lekë, shumë lekë. Por, para se ta zyrtarizojnë, është e qartë tashmë se kjo është edhe një shaka tjetër politike me popullin e varfër e të pashpresë. Sa për votat që do t’i presin, merret me mend se mund të jetë një histori e përsëritur e ish-FER-it. Epilogu fer apo jo,vlerësojeni ju, lexues të nderuar!

Deda: Zgjedhjet në Drenas, fillimi i fundit të bastioneve politike në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Deputeti i pavarur Ilir Deda, ka folur rreth zgjedhjeve për kryetar të Drenasit, të cilat u mbajtën dje.

Sipas tij, Zgjedhjet në Drenas janë fillimi i fundit të monopoleve e bastioneve politike në Kosovë.

“Vetëdijësimi në rritje i qytetarëve e zhbën politikën klienteliste. Demokratizimi që filloi në Drenicë është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe duhet të rezultojë me ndryshim e kryetar të ri në janar 2017. Urime Isa Xhemajlajt dhe Xhavit Drenorit në suksesin e arritur”, ka shkruar Deda në Facebook.

Kusari–Lila: Deri në fund të vitit do t’i funksionalizojmë këshillat iniciues nëpër qytete

Iniciativa e re politike e kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-deputetit të VV-së, Ilir Deda, ndonëse ishte paralajmëruar se do të dalë zyrtarisht në tetor, kjo gjë ende nuk ka ndodhur.

Periskopi.com Lajme

Kursari-Lila në një prononcim për Telegrafin tha se ata në muajin tetor kanë dalë me grupin e parë të asamblistëve të Gjakovës, që u bën pjesë e kësaj iniciative politike.

Ajo tha se për momentin janë të fokusuar në formimin e këshillave iniciues nëpër komunat e Kosovës.

“Jemi duke u përpjekur që këshillat iniciues t’i funksionalizojmë deri në fundin e vitit, e pastaj me vazhdu me pjesët tjera”, ka shtuar ajo.

Kusari–Lila, ka theksuar se aktivitetet që po bëhen me këshillat iniciues nuk janë gjëra të cilat ata i bëjnë publike sepse është punë e cila po bëhet çdo ditë në terren.

Ajo ka folur edhe për prurjet në partinë e re, duke thënë se tash janë në fazën e organizimit, dhe kur është koha e nevojshme, të gjitha do t’i bëjnë publike.

Ndryshe, muaj më parë dy eksponentë të njohur të skenës politike kosovare, Mimoza Kusari – Lila dhe Ilir Deda, pas largimit nga partitë e tyre të mëparshme, Aleanca për Kosovë të Re (AKR) dhe Lëvizja Vetëvendosje (VV), paralajmëruan se shumë shpejt do të dalin më emrin e subjektit të ri politik.

Pavarësisht se tetori ishte muaji kur u tha se kjo parti do të dalë zyrtarisht në skenën politike, kjo ende nuk ka ndodhur. E vetmja gjë që ndodhi në tetor ishte lëvizja e disa asamblistëve të Komunës së Gjakovës në subjektin të cilin pritet ta themelojë e para e kësaj komune. /Telegrafi/

Ilir Deda​ në TV Dukagjini ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje

Por, dëgjojeni se çfarë kishte thënë kur kishte aderuar në VV

Periskopi.com Lajme