Ibrahim Rugova

Edi Rama thotë se Ibrahim Rugova vdiq si Pjetër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përkujtuar sot ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Periskopi.com Lajme

Rama, në 72 vjetorin e lindjes së Ibrahim Rugovës, ka thënë se ish-presidenti i Kosovës do të përkujtohet për ndërtimin e Kosovës së lirë e të pavarur, për punën e tij si publicist, por do të jetë figurë e pazëvendësueshme e letërsisë shqipe.

Por Rama përveç se ka çmuar lartë kontributin e Rugovës, ka treguar edhe një sekret për ish-presidentin e Kosovës.

Ai e ka quajtur Ibrahim Rugovën “Pjetër”, jo veç për punën e Rugovës për veprat e Pjetër Bogdanit por sipas kryeministrit shqiptar, ish-presidenti i Kosovës, këtë emër e përvetësoi si “emër të tij të amshimit”.

Ky është statusi i plotë i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama:

Në 72 vjetorin e lindjes së tij, Heroi i Kosovës, Ibrahim Rugova, mund të përkujtohej me një mori fotosh apo klishe që shfaqin burrin e madh të Kosovës, kërkuesin e paepur gandian të mëvetësimit të Kosovës.

Mbase, po kjo është veç një hamendje, i madhi Ibrahim Rugova do të kishte dashur të mbetej në kujtesë parësisht si publicisti i palodhur, njohësi i thellë e i pazëvendësueshëm i letërsisë së hershme shqipe në përgjithësi dhe kontributit të Bogdanit në veçanti, emrin e lindjes së të cilit, Pjetër, e përvetësoi si emrin e tij të amshimit.

Ibrahim Rugova mbetet një “pjetër”- gur këndor, në ndërtimin e Kosovës së lirë, të pavarur mbi rrënjët e saj humaniste dhe shpirtërore.

 

I paharruar kujtimi!  / Lajmi.net

15327264_10154238380386523_3614830065681784283_n

Rama me kujtim të veçantë në ditëlindjen e Presidentit Rugova

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë e ka kujtuar presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova në ditëlindjen e tij të 72-të.

Periskopi.com Lajme

Më poshtë është shkrimi i plotë i Ramës, kushtuar Presidentit Rugova.

Në 72 vjetorin e lindjes së tij, Heroi i Kosovës, Ibrahim Rugova, mund të përkujtohej me një mori fotosh apo klishe që shfaqin burrin e madh të Kosovës, kërkuesin e paepur gandian të mëvetësimit të Kosovës.

Mbase, po kjo është veç një hamendje, i madhi Ibrahim Rugova do të kishte dashur të mbetej në kujtesë parësisht si publicisti i palodhur, njohësi i thellë e i pazëvendësueshëm i letërsisë së hershme shqipe në përgjithësi dhe kontributit të Bogdanit në veçanti, emrin e lindjes së të cilit, Pjetër, e përvetësoi si emrin e tij të amshimit.

Ibrahim Rugova mbetet një “pjetër”- gur këndor, në ndërtimin e Kosovës së lirë, të pavarur mbi rrënjët e saj humaniste dhe shpirtërore.

I paharruar kujtimi!

Ibrahim Rugova

Rugova tha në vitin 1992: Shqiptarët në Maqedoni, mbi 40%

"Shqiptarët e Maqedonisë përbëjnë mbi 40 për qind të popullsisë në Maqedoni". Kështu është shprehur lideri historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, në një intervistë dhënë për revistën gjermane “Spigel” në vitin 1992, duke shprehur haptazi dyshime ndaj shifrave zyrtare të qeverisë në Shkup.

Periskopi.com Lajme

Pritjet e Rugovës në vitin 1992 kanë qenë se në rast lufte në Kosovë edhe shqiptarët e Maqedonisë do të solidarizoheshin me popullin e Kosovës.

“Në rast lufte në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë me siguri do të solidarizohen me ne. Ata përbëjnë 40 për qind të popullsisë, e jo 20 për qind, siç pretendon qeveria në Shkup. Kuptohet ekziston rrezik edhe për ekspansion të huaj, sepse Bullgaria mund të ofrohet si “shpëtimtare” nëse Maqedonia destabilizohet”, ka deklaruar presidenti i ndjerë, duke u përgjigjur në pyetjen nëse Kosova pret ndonjë ndihmë në rast lufte me Serbinë.

Ndryshe në të njëjtën intervistë ish presidenti Rugova deklaroi Bashkimi me Shqipërinë është synim i yni i natyrshëm…i gjithë trojeve shqiptare:

Spiegel: Sa janë gjasat që Serbia mund të bie dakord për kërkesën e juaj për një shtet të pavarur të Kosovës?

Rugova: Alternativa jonë do të jetë për Serbinë e padëshirueshme – domethënë një pikë e nxehtë e përhershme brenda kufijve të saj. Ne do të jemi të përgatitur për shtetin neutral dhe për momentin jo për ndonjë bashkim me Shqipërinë. Megjithatë, lidhja (bashkimi) me Shqipërinë, pa dyshim, është objektivi ynë natyror.

 

 

http://shqiptarja.com/kosova/2727/rugova-n–1992-p-r-spiegel-shqiptar-t-n–maqedoni-mbi-40-387870.html

ibrahim rugova

Dokumentari për Ahmet Krasniqin: Rugova i nxiste organizimet e ushtarakëve (Video)

Në këtë dokumentar jepen detaje pak të njohura për të: për fëmijërinë e kaluar si jetim dhe për faktin se ishte një ndër organizatorët e demonstratave për flamur dhe gjuhën shqipe, të nëntorit të vitit 1968.

Periskopi.com Lajme

Në këtë dokumentar, miqtë e tij kroatë tregojnë se si ai i ndihmojë ata, për të dorëzuar një sasi tepër të madhe të armëve të Kazermës së Gospiqit.

Por, ajo që do të intrigojë lexuesin janë planet që ai ka bërë për rezistencë të armatosur në Kosovë, fakte të cilat i ka publikuar Telegrafi para ca vitesh.

Meqë ai nuk ishte i sigurt në Kosovë, e madje as në Kroaci ku ishte arrestuar, Ahmeti largohet në Gjermani dhe Zvicër për të kontaktuar me Qeverinë e Kosovës. Kontakti i parë me Qeverinë e Kosovës bëhet me Xhafer Shatrin, ministrin e atëhershëm të Informatave. Atëherë nga Ahmeti kërkohet të bëhet një vlerësim i situatës ushtarake në Kosovë, që punohet në vitin 1997.

Siç ka raportuar Telegrafi, Ahmeti ai ia drejton letrën kryetarit të Kosovës, Ibrahim Rugova, kryetarit të atëhershëm të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, ku ndër të tjera thuhet: “Grupi punues i Shoqatës së Oficerëve Shqiptarë (që braktisën ish APJ-në), mori në përgjegjësi të bëjë një vlerësim të shkurtër të situatës ushtarake në Kosovë (Shqipëri Veriore) dhe i njëjti vlerësim t’i dërgohet organeve më të larta të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë, me qëllim që të avancohet një strategji aktive e cila sipas kërkesave mund të ngrihet gradualisht në një ofensivë e cila do të mundësonte realizimin e aspiratave të popullit shqiptar në Kosovë të artikuluuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Referendumin gjithëpopullor”.

Në letrën e dërguar, gjendet edhe plani i organizimit të, siç thuhej në letër, Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

Por, ajo që është më me rëndësi, është fakti se presidenti “pacifist” Rugova, ishte i njoftuar për këto aktivitete. Por, personi ndërmjetës në organizime ushtarake ishte nënkryetari i atëhershëm i LDK-së, Fehmi Agani. Madje, Rugova është ai që i ka nxitur ata dhe u ka dhënë ushtarakëve kurajo që të vazhdojnë punën.

“Ju jeni ata që duhet t’i dilni në mbrojtje popullit”, thotë ushtaraku Jahir Hyseni. Ndërkaq, Agim Mehmeti shton: “Rugova ishte i informuar për çdo organizim. Por, ishte i kujdesshëm”.

Më poshtë mund ta shihni dokumentarin e plotë të realizuar nga shoqata “Sali Çeku”. Ndërkaq, detajet për organizimet ushtarake të Ahmet Krasniqi, mund t’i shihni nga minuta 20:00.

Adem Salihaj

Adem Salihaj mësyu të thoshte diçka tjetër, e ndryshoi temën minutën e fundit

Ishte bashkëpunëtori i ngushtë i ish-Presidentit Ibrahim Rugova që vazhdon të jetë në LDK, Adem Salihaj, e që kohëve të fundit ka dal kundër qëndrimit të partisë së tij për Demarkacionin, të premten habiti të gjithë.

Periskopi.com Lajme

Ftoi një konferencë për media, para Kuvendit të Kosovës, pranë bustit të Ibrahim Rugovës, për të rrëfyer një të ashtuquajtur ‘zbulim’.

Pretendon se ka zbuluar gjurmë të ilirëve, por Periskopi mëson se ai nuk doli aty për këtë çështje.

Burime të Periskopit bëjnë të ditur se ai ka disa ditë që planifikonte një temë tjetër ta thotë, por që në fund e ndryshoi mendjen. Nuk dihet se çfarë pretendoi të thoshte, por diçka ka që e ndaloi.

Po i pyetur nëse tentoi të fliste për vrasjen e pasluftës dhe u kërcënua nga dikush, ai mohon të ketë ndodhur një gjë e tillë.

“Jo, nuk jam kërcënuar nga askush, sot isha në katër televizione të ndryshme dhe i thash të gjitha ato, që mendoj se duhet thënë lidhur me deklarimet e Thaçit dhe aktualitetin politik”, tha Salihaj.

Ngriti dyshime vendi ku kërkoi të shpaloste këtë ‘zbulim’, pranë bustit të Ibrahim Rugovës.

Pak ditë më parë, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kërkuar nga Prokuroria që të fillojë hetime për atentatit ndaj Rugovës, e një natë më parë tha se atentati ndaj tij ndodh pak qaste para se ata të dy bashkë, Rugova dhe Thaçi të në nënshkruanin një koalicion për krijimin e Qeverisë së re. Kjo sipas Thaçit, ndodhi në vitin 2015.

Salihaj ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Rugovës, e shumëkush priti që pranë bustit të tij, të shpaloste ndonjë informatë për të.

Salihaj që publikisht ka ngritur zërin kundër Demarkacionit, kështu edhe kundër qëndrimit të partisë së tij, LDK-së, mundi që këtë zbulim të tijin ta bënte në shumë mënyra të tjera, por zgjodhi sikur dikur, Nazim Bllaca të ftonte mediat në mes të rrugës.

Ndryshe shumë media në botë, që shumë vite kanë raportuar për këtë popull, madje edhe gjenetikisht ka dalë se ADN-ja e popullit Kalash janë një përzierje gjaku nga Evropa që nga koha e pushtimeve të Aleksandrit. Ky popull thuhet se me shumë gjasa janë pasardhës të drejtpërdrejtë të ushtrive të lashta greko-maqedonase e që në Pakistan u zhvendosën rreth 2 mijë e 300 vite më parë.

Jo vetëm mediat nëpër botë, në Kosovë, publicisti Fahri Xharra që shumë vite thotë se ky popull janë me prejardhje shqiptare, pra ilirë.

E Salihaj kur e pyetën ditën pse zgjodhi tani këtë temë, kur dihet moti për këtë popull, tha se nuk e dinte që këto informata ekzistojnë moti./ Periskopi

Hashim Thaçi​: Me Ibrahim Rugovën po e krijonim Qeverinë e re në vitin 2005, atë ditë, tentuan ta vrisnin Rugovën

Periskopi.com Lajme
rame-maraj

Maraj thotë se nuk ka gisht në atentatin ndaj Rugovës

Ish-këshilltari i presidentit Ibrahim Rugova, Ramë Maraj ka reaguar ndaj akuzave të avokatti Tomë Gashi, se ai ka qenë i hetuar në lidhje me tentimin për vrasjen e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

Periskopi.com Lajme

Në një postim në facebook, Maraj ka thënë se deklarata e avokatit Gashi janë të pavërteta, duke thënë se ai nuk merr detyra nga djalli., raporton Periskopi

Lexoni letrën e plotë:

President i nderuar Dr Ibrahim Rugova të kërkoi ndjesë nëse mund të përngjajë ky reagim i imi si shmangje nga qëndrimi i Juaj dhe këshillat e Juaja për reagimet ndaj segmenteve të qarqeve të caktuara që tani e mbi një dekadë I sillën Kosovës si një mot I lig në rrugën e saj

Pashë disa portale dhe disa deklarata ndër to edhe të Z.Tomë Gashi dhe një B.M ku thuhet se unë jame hetuar dhe sipas tijë kjo ka qenë edhe publike si e kuptova unë.Pra se një ndërkombtarë ka bërë hetime ndaj meje për rastin Rugova.

Presidenti na thoshte : Unë jam deklaruar disa mediave se nuk preferoj te mirrem me ata që duan të mirren me mua,këtë kohë do tia kushtoi popullit tim.

Edhe ju na thoshte ne mos u mirrni me këto skenare po mirruni me misionin e shenjtë për Kosovën.

Sa e pashë një deklaratë të Z. Tomë Gashi ne video në një portal ai thotë se tash është publike se një prokuror amerikan ka bërëv hetime rreth meje dhe sipas tijë kjo ka qenë edhe publike sa e kuptova nga video nëse është autentike dhe me vjen jo shumë çudi as nga një B.M që po e kruen shpinen siq thotë populli të djallit po nga avokati që ska patur havale ndaj meje dhe me mu aka biseduar jom pak qështje senzitive.

Zotit Tomë dua tia bëj më dije disa biseda me mua.Nuk dua ti them se a ka dikush video për te se nuk është metodë e imja as sdua të jetë por sdo të thotë se nëse vazhdohet me këtë logjikë se do te del dikush e të thotë se T.G ka thënë kështu e ashtu dhe se ka edhe video sikur ka ndodhur disa raste dhe edhe pse ka patur regjistrime disa kanë shkuar pa u eksploruar potencialisht.Por në këtë rast situatat ndryshojnë.Në këto moqalishte nuk do të lëshohem sepse unë nuk marr detyrë nga djalli por si unë sjanë të gjithë.

  1. Tomë Gashi e din mirë se çfarë ka folur me mua disa raste ne biseda sipas tij miqsore e private.Uroj most e ketë nëvojë për freskim memorie.

Z.Tomë Gashi po e thotë një të pavertëtë dhe kjo me befason se unë sipas tijë paskam qenë këshilltarë I sigurisë së Presidentit Rugova.Është në profilin tim ne facebook,youtube po ka edhe document qe mund ta gjeni në këto adresa ku shkruen dhe e është e nënshkruar nga Presidenti Rugova se unë kamë qenë I emruar si:

Edhe ekipi I ekspresit para disa kohesh ne TV publikoi autorizimin tim nga Presidenti Dr Ibrahim Rugova dhe e kishte nënvizuar kompetencen si këshilltarë special,kurse avokati dezinformon duke thënë se isha pë siguri.Të jeshë kshilltarë për siguri është edhe një privilegj.Dhe për siguri te Presidentit kanë përkushtim gjithë qytetarët përveq disave.Pse ju qe dolet në sipërfaqe me pjesen e pare nuk permendni kompetentet e vertete të paguar për siguri dhe ato ndërkombtare qe kishin pergjegjësi po këtë ia kërkoni te ia mvishni një subjekti.Unë nuk ua kam frigën.Moti do te kthellohet megjithë përpjekjet e disave për mjegullirë kun ë disa raste faktet ecin rrugës.

KËSHILLTARË (CONSULTANT) SPECIAL I PRESIDENTIT RUGOVA.Pra jo për siguri.Unë e kam këtë document,edhe avokati duhet ta posedoj tjetrin për të cilin dezinformon me ap pa vetdije.

Për siguri janë njerëzit që kanë marrur paga po çuditërisht nga këta panelist që përmendin emrin tim nuk permenden jo për akuzë po për përgjegjësinë e sigurisë dhe si e kanë kryer.

Nuk preferoj fjalor banal por te thuhet disa vite nga expres e disa mediume tjera se unë isha shef I SIA dhe ne një konferencë për shtyp ku ishin pothuaj të gjitha mediat dhe I pyeta se a keni burim tjetër pos gazetës serbe SVEDOK nuk kishin përgjigje.Edhe kjo është në youtube video e foto.

Edhe gazeta SVEDOK në 2003 permend një shërbim të Dr.Ibrahim Rugovës si SIA pra shpifje serbe por nuk permend emër,këtë e bëjnë disa media të ashtuquajtura vendore ku Sërbia permend SIA e jo emër në vitin 2003 kurse disa media tona si Koha Ditore,Expres e dy e tre herë pas here e mbivendosin emrin tim mbi këtë shpifje sërbe.Pra para lufte ne disa raste media të caktuara I referoheshin TANJUG-t, e ishim nën okupim,kurse kur u deokupuam I referoheshin gazetës SVEDOK dhe atë e shtrembëronin.Në këtë postim do të ua dergoi këtë faqe të gazetës SVEDOK dhe le te konkludon vetë populli.Këto media në atë konferencë për shtyp nuk deklaruan se kanë burim tjetër pos SVEDOK që ua tregova unë se ata nuk e tregonin por e citonin pa adresë.

Tani Z.Tomë Gashi hë për hë nuk do të mirrem me ju në këtë rrafsh duke pritur një reflektim tuajin.

Mua askush nuk më ka intervistuar për këtë rast.

Kjo gazeta expres apo gazepa për shumë kohë ka shkruajtur se ka gjirim ditën e atentatit të Presidentit një dukuri publike sepse me ekipin tonë ishin edhe mediet dhe ekpressi .Pas këtyre shkrimeve si insistime apo ndërsyerje përfaqësuesi I UNMIK-t ka kërkuar atë gjirim.

Një sqarim:

Presidenti kishte kërkuar nga ne me shkrim disa kohë më para dhe më pas tëntim atentatit të dytë që të gjirojmë me kamera daljet e tijë publike si zyrtare dhe në fushatë.Këtë autorizim e ka marrur edhe ish komisari I UNMIK-ut.Në ato ditë ishin dhe medie tjera prezente me ekipin tonë dhe kjo ka qenë publike sepse njerëzit kanë punuar ditën jo në terr si…..Kompetenti I policisë së UNMIK aso kohe nën presionin e gazetës ekpress apo nga ndërsymja e tij nga dikush sipas nesh kërkonte gjirimin.Te Sllovenia sporti ka patur si një kazino ku kam degjuar se gjithashtu ka patur kamera dhe sipas thashe themeve edhe ato janë marrur nga dikush po unë skam dijeni.

Presidenti na ka thënë se ky gjirim është pronë e presidencës dhe unë vendosi se kur me e dorëzue.Për mu aka qenë President Presidenti Rugova dhe jo UNMIK-u këtë e them dhe e kam thënë pa hatërmbetje te dikujt sepse ne kishim një president dhe ai për mu aka qenë më kompetenti.Ai priste që atë gjirim ta kërkonte dikush tjetër.Pas një kohe na tha që të ia japim komisarit të policisë së asaj kohe dhe ia dham.

Ky komesar për çudi pas disa ditësh nga pyetjet te themi mediale ekspresi deklaron se po kaseten me me gjirimin e asaj dite na e ka dorzuar filan fisteku pra e dekonspiron komisari burimin e gjirimit ku ka patur mundësi të jenë gjiruar dhe akterë kriminal.Dhe për këtë avokati nuk gjen presedan as ndonjë medie e ashtuquajtur.

Këtë e kam deklaruar në disa postime por askush nuk është marrur me këtë.Sikur që as unë nuk e kam ndërmend të merrëm më fundrrina e mbetje anësore të post pavarësisë sepse më e mençur është të mirremi me foshnjen pavarësi që na e dhuroi historia nga përpjekjet shekullore intelektuale e sidomos te viteve nëntdhjetë, gjaku I derdhur I deshmorve ku nga familja jonë mungojnë pesë anëtarë dhe aleatët strategjik.

Si po e dika avokati dhe atavizma se unë jam hetuar dhe kjo sipas tijë në video është publike e unë se di unë skam dijeni.Nëse dikush e do këtë ky është problem më I vogël sepse unë nëse juridiksioni pranon vullnetarisht do të shkoi I pari në dyert e gjykatës speciale për sefte.Veq kqyrni mbrapa sepse proceset nuk mund të ndalën me intriga shpifje as metoda tjera.Kjo sepse shumë jetë emund janë dhënë për shtet te pavarur shtet të së drejtës.

Dhe për këtë sjau kam frigën as vendorve rrughumbur dhe as segmenteve të jashtëm antipavarësi të caktuar në rast devijimi sepse drejtësia është mbi të gjitha e mbi të gjithë dhe unë sjam pa umbrellë.Nuk kushtëzohem,as shantazhohem, askush smund të trokas në adresen time per asgjë qe nuk perputhet me vullnetin e popullit.I druhem borgjit të pa përmbushur ndaj popullit- qytetarve dhe aleatve. Le te druhen ata qe ne shume adresa kanë mëkatuar kundër atdhetarve e shtetit.Për kete ilaq skam veq drejtesisë.Një jetë që ja kam kushtue Kosovës dhe në shumë aspekte me bashkveprimtarë e miq I kemi realizuar,por ende me duket mision i pa permbushur derisa ne Kosovë sillen lirisht krim e mbështetes ne jo pak dimensione.Krimi nuk ësht zhdukur ai është strukur dhe kjo falë segmenteve te caktuar miq e vendorve aq sa kan patur ne duar,sepse vendoret gjatë kohë pra elementet e sigurisë ishin te mbikeqyrur nderkombtarisht.Janë disa tentim atentate ndaj meje e familjes nga krimi i organizuar që janë procesuar nga instancat mikse te sigurise ne Kosovë dhe janë stopuar diku sdi pse ,keshtu po e quaj deri sa skam ne dijeni gati një dekadë se çka ka ndodhur me to,por këta supermena kanë tjera punë ……dhe një fund.Nuk me mbetët zhig siq thotë populli sa kam për të jetuar por dhe sa kam mundësi ti kontribuoj popullit tim./ Periskopi

Hashim Thaçi

Thaçi mban konferencë, kërkon hetime për rastet ku ai nuk është i përfolur

Jo për afër "Pronto", as për akuzat që sot ia bëri publike ish - guvernatori, Hashim Rexhepi, por Presidenti Thaçi ka zgjedhur të kërkojë hetime për atentatin ndaj ish - presidentit, Ibrahim Rugova, për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë e edhe për 14 serbë të vrarë në Lipjan.

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbajë sot një konferencë për shtyp, rreth orës 15.

Kjo është ndër herët e rralla që ai bën një gjë të tillë.

Klan Kosova mëson se ai ka disa gjëra interesante për t’i thënë, në këtë organizim të jashtëzakonshëm medial.

Thaçi pritet që në këtë paraqitje t’i kërkojë drejtësisë kosovare, respektivisht prokurorisë së shtetit të hetojë shumë zhvillime jo të mira që kanë ndodhur në vend, nga paslufta e këndej, të cilat nuk janë zbardhur asnjëherë.

Në radhë të parë është hetimi i atentatit ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova, që po ashtu s’është ndriçuar kurrë.

Pos kësaj, do të kërkojë edhe investigimin e disa vrasjeve të pasluftës, shpeshherë të cilësuar si politike.

Më tutje ai do të kërkojë nga prokuroria hetim serioz të dhunimeve që forcat e ndryshme serbe kanë kryer ndaj femrave shqiptare gjatë luftës, por edhe krimeve tjera të kryera nga regjimit i Sllobodan Millosheviqit në Kosovë.

Si pikë e katërt e konferencës së tij mësohet se do të jetë investigimi i vrasjes së 14 serbëve në Grackë të Lipjanit, e po ashtu edhe i vrasjeve tjera të pjesëtarëve të këtij komuniteti, pas luftës së Kosovës, që mori fund në qershor 1999.