lladrovci

Lladrovci akuzon Xhamjlajn dhe familjen e Jakup Krasniqit për uzurpime

Ramiz Lladrovci ka akuzuar kundërkandidatin e tij  Isa Xhemaljaj, vëllain e Jakup Krasniqit dhe disa zyrtarë të Nismës për Kosovën për uzurpime të pronave publike në Drenas, transmeton Periskopi.

Periskopi.com Lajme

“Isa Xhemajlja ka ble pronë në mbi ndërtim, motra e tij që ka qenë drejtoreshë e inspekcionit është në hetim sepse nuk e ka ndal këtë. Kemi prona pafund që janë uzurpuar në mënyra të pandershme”, ka thënë ai.

Ai ka premtuar se qysh në ditët e para të punës nëse bëhet kryetar i Drenasit do të fillojë me lirimin e pronave të uzurpuara.

“Për mua nuk do të ketë dallim a do të jetë I PDK-së, Nismës, LDK për mu do të jetë me rëndësi”, ka thënë ai. /Periskopi/

Ibrahim Rexhepi

Ibrahim Rexhepi lëvdata për Behgjet Pacollin tash që hyri në partinë e tij

I sapoaderuari në Aleancën Kosova e Re, Ibrahim Rexhepi ka treguar arsyet se përse iu bashkua partisë së Behgjet Pacollit.

Periskopi.com Lajme

Ai këtë e ka bërë përmes një statusi në profilin e tij në Facebook.

Shënimi i plotë i Rexhepit:

Nëse din, bëje !

Në ditën e parë të shkurtit 2017 bëhen plot 40 vjet prej kur jam në gazetari. Dyzet vjet prej kur jam marrë me zhvillimet vetëm në rrafshin ekonomik. Kam raportuar gati nga secila ndërmarrje e vendit, kam kritikuar e më shpesh kam dhënë vërejtje, kritika e sugjerime. Këtë relacion e kam mbajtur edhe me të gjitha qeveritë e Kosovës.

Tani ka ardhur momenti kur më është dashur t’i them vetes: Nëse vërtetë din, atëherë bëje ! Bëje për të mirën e vendit dhe të popullit.

Kam vlerësuar se vendi më i përshtatshëm ta bëjë atë që e dijë është Aleanca Kosova e Re dhe programi i saj që bazohet në zhvillimin ekonomik e punësim.

Besoj se kjo mund të arrihet me vullnetin dhe angazhimet që kam, si edhe me përkrahjen e presidentit të AKR-së, z. Behgjet Pacolli.

Ibrahim Rexhepi

AKR-ja në aksion, merr edhe Ibrahim Rexhepin

Njohësi i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi ka vendosur të merret me politik.

Periskopi.com Lajme

Periskopi mëson se ai nga muaji ia ardhshëm do të jetë pjesë e AKR-së.

Rexhepi që është gazetarë shumëvjeçar, sipas burimeve të Periskopit do të jetë këshilltar i Behgjet Pacollit.

I kontaktuar në telefon disa herë, kontakti me të ishte i pamundur për ta pyetur për këtë çështje.

Rexhepi është edhe drejtor i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale – STRAS.

Përveç, Rexhepit ditëve të fundit janë deklaruar se këtij subjekti do i bashkohen edhe këngëtari Labinot Tahiri dhe aktori Sevdai Radogoshi./ Periskopi