xhaka

Dua që Arsenali ta shkatërrojë Tottenhamin

Legjenda e Arsenalit, Ian Wright dëshiron që ish-skuadra e tij ta mposhtë bindshëm rivalin nga veriu i Londrës, Tottenham Hotspur.

Periskopi.com Sporti

Derbi i madh zhvillohet nesër në Emirates Stadium me fillim nga ora 13:00, në kuadër të Premier Ligës.

“Vërtetë dua që Arsenali t’i shkatërrojë ‘Spursat’. Arsenali ka golat në ekip, kanë vetëbesim dhe po fluturojnë. Lojtarët kryesor si Ozil e Sanchez janë në një formë inspiruese. Ka gola në secilën pjesë të ekipit. Vincent Janssen nuk ka shënuar golat që i nevojiten Tottenhamit prandaj Harry Kane që rikthehet do të jetë në presion të lartë pasi ekipi ka nevojë për golat e tij”, ka thënë Ëright për The Sun. /Periskopi.com

wright

Legjenda e Arsenalit që kishte falimentuar

Periskopi.com Sporti

Legjenda e Arsenalit dhe Crystal Palace, Ian Wright ka zbuluar për mediat britanike se kishte falimentuar gjatë kohës kur ishte futbollist, për shkak të problemeve financiare.

Gjatë asaj periudhe, ai kishte humbur plot tetë shtëpi, ndërsa tani thotë se jeton një jetë modeste.

“Unë jetoj një jetë shumë më modeste sesa që njerëzit mund të presion”, ka shkruar anglezi në autobiografinë e tij.

52-vjeçari mbetet si një ndër futbollistët më të mëdhenj në histori të Premier Ligës. /Periskopi.com