AGK ARKIV

AGK e deklaratën e Durmishit e cilëson kërcënim serioz për gazetarët!

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përmes një kumtese shprehet se e ka pritur me shqetësim të thellë kërcënimin e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi, se “kur partia e tij të vije ë pushtet do t’i ngrehë zvarrë mediet”.

Periskopi.com Lajme

“Kjo deklaratë është e papranueshme dhe përbënë kërcënim serioz për komunitetin tonë .

Një deklaratë e tillë nuk do të duhej të vinte në asnjë rast nga një anëtar i një subjekti politik opozitar, si dhe nga një njeri që mban post të lartë publik.

Njëherësh konsiderojmë se përderisa mediet janë ne shërbim të publikut, përkundër dhimbjes dhe dilemave morale që shpërfaq publikimi i materialeve te tilla sensitive, transmetimi ka qenë në interes të publikut. Si rrjedhojë, mediet kanë kryer punën e tyre duke i shërbyer këtij interesi.

Në këtë kohë të rëndë për familjen, kërkojmë nga të gjithë përfaqësuesit politik që të kenë kujdes në përdorimin e gjuhës pasi në asnjë formë përmes deklaratave të tilla nuk do të mund ta përmirësojnë situatën”, thuhet në njoftim.