lakers

NBA, fitojnë Lakers dhe Houston

Los Angeles Lakers merr revanshin ndaj Denver Nuggets. Skuadra kaliforniane reagoi pas asaj disfate të pësuar pak ditë më parë duke fituar në Ontario të Kanadasë ndaj skuadrës nga Colorado me shifrat 124-115. Një sinjal i rëndësishëm ky nga ana e 16-herë kampionëve të Nba tek të cilët ka nisur epoka post Kobe Bryant.

Periskopi.com Sporti

Kjo ishte fitorja e 2-të në sfidat parasezonale për La Lakers. Fantastik D’Angelo Rusell për kalfiornianët. Zgjedhja e dytë e draftit të vitit 2015 u paraqit në mënyrë të shkëlqyer duke koleksionuar në total 33 pikë. Për t’u përmendur edhe forma e mirë që shfaqi Louis Williams i cili e mbylli ndeshjen me 25 pikë të realizuara.

Lajmi i mirë për trajnerin e Lakers Luke Walton ishte se ndaj Denver-it u rishfaq mbi parket Nick Young i cili shënoi 14 pikë në total edhe pse vinte në këtë ndeshje nga një dëmtim i gjatë. Te Nuggets spikatën me lojën e tyre boshnjaku Nurkic autor i 21 pikëve dhe 16 rebound-eve, por edhe italiani Danilo Gallinari me 19 pikë 3 asist dhe 3 topa të zotëruar poshtë tabelës. Vijon serinë e fitoreve rradhazi Houston Rockets që triumfoi me rezultatin 123-117 ndaj New Orleans Pelicans. Skuadra e trajnerit D’Antoni mund të buzqeshë me një super James Harden, i cili dhuroi një tjetër paraqitje mbresëlënëse duke e mbyllur ndeshjen me 26 pikë dhe 15 asist.

 

ming

Yaou Ming rikthehet në Houston

Ish-basketbollisti i njohur i NBA, Yaou Ming është rikthyer në Houston si pronar i klubit kinez, Shangai Sharks.

Periskopi.com Sporti

Houston dhe Shangai Sharks zhvilluan një ndeshje miqësore, ndërsa kjo ishte hera e parë kur Yaou Ming rikthehet në Houston që prej largimit të tij nga kjo skuadër në vitin 2011.

Ai u prit ngrohtë nga tifozët e ish-skuadrës së tij.

Klubi nga Houston ka vendosur të mos i jap asnjë basketbollisti të saj numrin 11, për shkak të respektit që ka për Yaou Ming. /Periskopi.com