465473_le-president-francois-hollande-a-l-elysee-le-9-octobre-2012

Tërhiqet presidenti i Francës, nuk do të kërkojë një mandat të dytë

Një lëvizje surprizë ka ardhur këtë mbrëmje nga Francois Hollande, i cili ka bërë të ditur se nuk do të kërkojë një mandat të dytë si President i Francës “Unë kam vendosur të mos rikandidoj mandatin tim”, tha kreu socialist në një fjalim të drejtpërdrejtë televiziv.

Periskopi.com Lajme

Hollande është përballur me popullaritet shumë të ulët dhe është bërë presidenti i parë në historinë moderne franceze që nuk kërkon të rizgjidhet.

Një nga reagimet e para ka ardhur nga ish-Ministri i Ekonomisë, Emmanuel Macron, i cili tha se presidenti ka marrë një “vendim të guximshëm”.

Fundjavën e kaluar, më shumë se katër milionë votues francezë votuan ish-kryeministrin Francois Fillon për të përfaqësuar republikanët në dy fazat e votimeve në prill dhe maj./tvklan.al

Putin

Putin anulon vizitën e tij në Francë

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka anuluar vizitën e planifikuar në Francë në vrazhdën e çështjeve të bombardimeve në Siri.

Periskopi.com Lajme

Putin, kishte planifikuar të takohej me presidentin francez Francois Hollande për të hapur një kishë të re ortodokse më vonë këtë muaj.

Këto veprime vijnë menjëherë pasi një ditë më parë, presidenti francez Francois Hollande tha se Rusia mund të përballet me akuza për krime të luftës mbi bombardimet e saj në qytetin Aleppo të Sirisë.

Francois Hollande

Hollande: Nuk e di nëse e pranoj Putinin në Paris

Presidenti francez, François Hollande tha se ata që qëndrojnë pas "krimeve të luftës", të kryera në qytetin sirian të Halepit do japin llogari për veprimet e tyre para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Periskopi.com Lajme

“Popullata e Halepit është viktimë e krimeve të luftës. Kryerësit e tyre do të përgjigjen para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, tha presidenti francez, në një intervistë për televizionin francez TF1, i cili do të transmetohet të hënën në mbrëmje.