Hitleri nuk është vrasësi më i madh në botë i njerëzve me ngjyrë

Shumë njerëz nuk e kanë idenë se kush është personi në të majtë të fotos, por ju duhet ta dini. Duhet ta njihni atë po aq sa dhe Mussolini, Mao, Stalini dhe Hitler për shkak të gjenocidit që kanë kryer.

Periskopi.com Lajme

Emri i tij është Mbreti Leopold II i Belgjikës, i cili ka vrarë më shumë se 10 milionë afrikanë në Kongo.

Menjëherë sapo përmendet Afrika na vjen në mendje fëmijët që vuajnë për bukë, sëmundjet e ndryshme dhe skllavëria. Ndërsa për njeriun i cili kërkoi të shuante një komb të tërë duke e privatizuar vendin e Kongos e duke dashur ta kthejë atë në pronën e tij, nuk ka ndodhur shpesh ta hasim në librat e shkollës. Leopold II morri fronin në vitin 1865 duke e kthyer në të lavdishme mbretërinë e Belgjikës.

Reklamë
Reklamë

Del në shitje telefoni i Hitlerit, ja sa mijëra euro kushton

Telefoni i liderit nazist Adolf Hitler këtë fundjavë do të nxirret në ankand në SHBA, ku çmimi fillestar do të jetë 100 mijë dollarë.

Periskopi.com Lajme

 

Bill Panagopulos nga shtëpia e Ankandit “Alexander Historical Auctions” në qytetin Chesapeake City, në shtetin amerikan Maryland, theksoi se trupat sovjetike telefonin ia dhanë oficerit britanik Ralph Rayner.

Panagopoulos tha se djali i Raynerit ka vendosur që të shesë telefonin i cili mban simbolin e Partisë Naziste dhe emrin e Hitlerit. Përveç kësaj, ai tha se Hitleri përmes këtij telefoni ka urdhëruar masakrat, dhe se blerësi mund ndajë deri në 300 mijë dollarë për të.

Ai shtoi se telefoni ka marrë emrin “arma për shkatërrimin në masë” dhe me të janë vrarë mbi një milion njerëz. Thuhet se Hitleri e ka përdorur telefonin në shtab edhe gjatë udhëtimeve.

Vitin e kaluar, kopja e librit të Hitlerit “Mein Kamfp” është shitur në të njëjtën shtëpi të Ankandit për 20.655 dollarë.

Reklamë
Reklamë

Misteri i bazës sekrete në Rusi, a kishte Hitleri avionë në formë disku?

Për më shumë se 60 vjet, këto unaza misterioze në Murmansk të veriperëndim të Rusisë kanë ngjallur kureshtje përse përdoreshin.

Periskopi.com Lajme

Këto unaza gjigante mesa duket janë ndërtuar gjatë regjimit nazist në periudhën e Luftës së II Botërore.

Ka qenë gjithmonë mister se çfarë kanë qenë këto unaza dhe për çfarë kanë shërbyer.

Një teori sugjeron se ato janë përdorur si baza të nazistëve për të testuar “armët çudibërëse”.

Këto armë flitet se ishin të një lloji tjetër, avionë në formë disku, njësoj si forma e mjeteve fluturuese të UFO-ve për të cilat aludohet.

Një raport i Forcave Ajrore Amerikane sugjeron se këto unaza që mund të kenë qenë baza për avionët në formë disku të nazistëve, mund të jenë përgjegjëse për shfaqjen e shumë shenjave të UFO-ve përreth globit.

nazi-rings-6649381475704198 nazi-rings-6649341475704199 nazi-rings-6649321475704196 nazi-rings-6649291475704195

Reklamë
Reklamë

A e dinit që Hitleri shpiku pijen Fanta dhe veturën Wolksaven

Kur dëgjojmë emrin e Adolf Hitlerit, menjëherë na vijnë ndërmend fatkeqësitë më të mëdha në histori. Pasi diktatori i zi vrau me miliona njerëz para dhe gjatë Luftës së II Botërore.

Periskopi.com Uncategorized

Por ajo që nuk dimë është se Hitleri ka një kontribut të madh në disa prej shpikjeve më të mëdha botërore që ndryshuan historinë e njerëzimit.

Një prej shpikjeve më të mëdha është ndërtimi i makinës Wolksaven në vitin 1938, apo një tjetër pije që konsumohet edhe sot e kësaj dite siç është Fanta.

Më poshtë me anë të fotove do ju sjellim 7 shpikjet më të mëdha të bëra gjatë diktaturës së Hitlerit.

zuse_z1-ccby-sa3-0-900x6001484839867 missilev2ccby-sa3-0-900x6001484839866 wehrmachttaniche-ccbysa3-0-900x6001484839865 cor_42-15905675-900x6001484839864 messerschmitt_me_163b_usaf-900x6001484839863 jh004529_preview-900x6001484839861

auto_fanta-900x600-900x6001484839868

Reklamë
Reklamë

Anomalia e trurit që mund të kthejë njerëzit me pushtet, në përbindësha

“Psikopatët janë gjithmonë rreth e rrotull. Në kohë të qeta ne i studiojmë, por në kohë të trazuara, ata sundojnë mbi ne” – Ernst Kretschmer

Periskopi.com Lajme

Një në njëqind prej nesh e shijon manipulimin, poshtërimin apo vrasjen e njerëzve. Po si mund t’i dallojmë?

Nëse rregulli i “1 në 100” është i vërtetë, në vitin 1939 ishin afro 800 000 psikopatë në Gjermani, nga një popullsi prej 80 milionësh.

Ata përdorën atë kohë të trazuar për të siguruar pozicione pushteti. Regjimit nazist nuk iu desh të kërkojë shumë. 800 mijë psikopatë iu bashkëngjitën sistemit totalitar si mizat

Shihni rrotull jush. Në rrugë. Në autobus. Në vendin ku punoni. Një në çdo 100 vetë është psikopat. Ata janë joshës, karizmatikë dhe frymëzues. Por janë edhe të pamëshirshëm. Mund të gënjejnë dhe të bëjnë hile. Mund t’ju lëndojnë dhe, në rastin më të keq, t’ju vrasin.

Statistikisht, ky potencial fshihet në çdo një në 100 njerëz. Megjithatë, dy botë përmbajnë një numër të shpërpjesëtuar psikopatësh.

E para është bota kriminale: një në pesë të burgosur është psikopat.

Bota tjetër është shumë më tronditëse: sipas Gerhard Roth i Brain Research Institute, një në dhjetë persona që ka pozicion pushteti, shfaq tipare psikopatie.

Tipari bazë i një psikopati është nevoja për të fituar pushtet sipas rregullave të veta.

Për këtë arsye ata kërkojnë mjedise që u krijojnë sa më shumë hapësirë që të munden, kështu që zënë vend në bordet e bizneseve, apo bëhen drejtues dhe politikanë. Ata i përdorin këto pozicione për dobinë e tyre, dhe dëmi që shpesh shkaktojnë është shumë i madh, një gjë, dëshmitare e të cilës është vetë historia e njerëzimit.

Ndonëse psikologu kriminal Robert D. Hare i përcaktoi çrregullimet psikopatologjike vetëm 50 vjet më parë, psikopatët kanë qenë gjithmonë një pjesë e historisë – në fakt, vizionet e tyre të shtrembëruar kanë patur një impakt të drejtpërdrejtë mbi kursin e saj.

Psikopatët janë mina me sahat

Një në njëqind prej nesh e shijon manipulimin, poshtërimin apo vrasjen e njerëzve. Pos i mund t’i dallojmë?

Hare kaloi 35 vjet në përpjekje për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje.

Me ekipin e tij, ai kreu me mijëra studime në terren, në spitale psikiatrike, skanoi trurin e qindra përdhunuesve, vrasësve seria, dhe analizoi sjelljen e despotëve të panumërt dhe njerëzve në pozicione pushteti.

Më pas, ai i krahasoi me njerëz normalë.

Duke përdorur rezultate, studiuesi kanades zhvilloi një mjet për të identifikuar me saktësi psikopatët: Lista e Kontrollit të Psikopatisë – e rishikuar (PCL – R).

Testi konsiston në 20 kategori, bën të cilat ose 0. Ose 1 ose 2 pikë jepen dhe shtohen për të dhënë një rezultat të përgjithshëm.

Kriteret PCL –R, e si rrjedhojë tiparet e një psikopati përfshijnë: Joshjen sipërfaqësore, sjelljen manipuluese, gënjeshtrat patologjike, mungesën e dhembshurisë, një impulsivitet të lartë.

Sa më shumë që këto tipare shprehen, aq më të vështirë janë të mbahen nën kontroll- personi ose është tashmë psikopat, ose në prag të shndërrimi në një tillë.

Dhe shumë figura historike e kanë shkelur vijën e kuqe.

“Shumë prej udhëheqësve karizmatikë të historisë kanë qenë psikopatikë”, thotë Jens Hoffman, drejtor i Institutit të Psikologjisë dhe Menaxhimit të Kërcënimeve.

“Ndonjëherë tipari mund të jetë goxha i dobishëm sepse personalitetet e fortë dhe pa frikë, janë ata që të shtyjnë dhe sjellin ndryshime. Kjo gjë sjell zhvillime historike të rëndësishme”.

Por gjërat shpejt përshkallëzohen, kur një udhëheqës psikopat nuk kontrollohet apo hiqet dot…

Si e ndryshojnë botën psikopatët

Nëse rregulli 1 “1 në 100” është i vërtetë, në vitin 1939 ishin afro 800 000 psikopatë në Gjermani, nga një popullsi prej 80 milionësh.

Ata përdorën atë kohë të trazuar për të siguruar pozicione pushteti. Por regjimit nazist nuk iu desh të kërkojë për kriminelë të paskrupullt.

Jo, 800 mijë psikopatë iu bashkëngjitën sistemit totalitar si mizat, të gatshëm që të kryenin krime në emër të Atdheut.

Po vetë Hitleri?

Që i ri, ai ishte shpërthime të pazakontë temperamenti. Dhe arroganca e tij u shfaq që herët: kur luante lotarinë në adoleshencë, ai ishte i bindur se do të fitonte dhe bënte plane që të ndërtonte një shtëpi të bukur në Vjenë. Kur nuk fitoi, shpërtheu në zemërim. Ai donte gjithashtu që të bëhej artist. Megjithatë, pasi u refuzua nga Akademia e Arteve të Bukura në Vienë, ai provoi sërish dhe po sërish u refuzua.

Kështu që , piktori u shndërrua në një luftënxitës. Ai zgjodhi jetën si ushtar gjatë Luftës së Parë Botërore.

“Refuzimi dhe dështimi janë të papranueshme për një personalitet psikopatik”, thotë Robert Hare.

Shtoi kësaj edhe një tipar i narcizizmi, dhe ke kështu një përzierje shpërthyese: një lloj që Adrian Raine, i Departamentit të Kriminologjisë në Universitetin e Pensilvanisë e quan ‘psikopatë të suksesshëm’.

Psikopatë të suksesshëm anë ngjitur në pozicione të lartë gjatë gjithë historisë.

Në vitin 1933, psikiatri Ernst Kretschmer shkruante: “Psikopatët janë gjithmonë rreth e rrotull. Në kohë të qeta ne i studiojmë, po në kohë të trazuara ata sundojnë mbi ne”.

Megjithatë është shumë tragjike që dy prej psikopatëve më të mëdhenj që kanë jetuar ndonjëherë, ndodhi të viheshin përballë njëri-tjetrit: Hitleri she Stalini. Asnjëri nuk tërhiqej dhe, si rezultat, 50 milionë njerëz vdiqën.

Po kështu, ata krijuan shoqëri ku psikopatët mund të lulëzonin dhe nuk kishin probleme të rekrutonin gjithnjë e më shumë të tillë, për kauzën e tyre – një në njëqind të tillë, për kauzën e tyre – një në njëqind persona në fakt./ Bota.al

Reklamë
Reklamë