A e menduan qenia shqiptare, gjuha, ambienti, e drejta në Kosovën e “viteve të arta” (të 70-tat)?

“Shqiptarët e Kosovës, arritën që si në film të kalonin nëpër një zhvillim, për të cilëve popujve fqinj u ishin dashur disa dekada”

Fatlum SADIKU Opinione

Oliver Jens Schmitt, “Kosova – Histori e shkurtër e një treve qëndrore ballkanike”, faqe 185

Parë në lexim fillestar, ky konstatim i studiuesit mund t’iu duket shumë optimist. Madje megjithëse në paragrafet përpara por edhe pas, autori rrëmon deri edhe në detaje prirjet nglumuese antishkollë të shqiptarëve, konstatimi më lart disi të habit, meqë mbars
lehtësisht edhe derivimin e kuptimit të kundërt: Uau. Po ky popull i’ua paska përvjelur punës si askush tjetër në histori! E megjithatë kjo “si në film” është goxha simptomatike dhe për lexuesin symprehtë bie si një gong, që në fillim. Do të dal më vonë këtu.

Degdisja e një vendi në mjedis të pashpresë ku një turmë banorësh që s’janë as qytetarë as popull, – që s’duket të jenë pajtuar për kontratën e tyre sociale – nxjerr në pah nostalgjitë për të kaluarën. Diçka e tillë zaten është në vetë natyrën e njeriut:  nëse është i pakënaqur nga e tashmja, apo i frikohet së ardhmes, domosdo do e kërkoj një strehim në të kaluarën. Toni progresivist i marksizmit priret që këtë ndërhyrje të nostalgjive në temporalitetin e historisë ta quaj reaksionarizëm, por unë do të mjaftohem ta quaj ashtu siç është: nostalgji. Janë një vistër nostalgjisë që përshkojnë daseinin kosovar, respektivisht të menduarit e tij politik post 99: nostalgji për periudhën rugoviane, nostalgji për periudhën otomane, nostalgji për përiudhën e Jugosllavisë së Titos, nostaligji për Shqipërinë enveriste  etj.

Përderisa nostalgjia për periudhën osmane në fakts’mund edhe të jetë nostalgji meqë gjenerata që e jetoi kohën osmane, më pothuase nuk jeton, këtu më shumë kemi të bëjmë me një ndjesi të të qenit i provokuar (si për të mire si për të keq) karshi hapjes së polemikave mbi një përkatësi që modernizmi në rastin shqiptar (edhe andej edhe këndej kufirit) u mundua ta shlyej, minimum në 70 vjeçarin e fundit.

Nostalgjia titiste në anën tjetër është nostalgjia e atij robit dostojevskian: “na robëroni por na ushqeni”. E tregimit të lirisë me sigurinë; të lirisë dhe pavarësisë politike me liri më të mëdha (veçanërisht arsimore) dhe me autonominë brenda kushtetutës  jugosllave; të idealizmit për çlirim me mirëqenien që sjellin punësimi, rroga dhe urbanizimi. Kurse pas 89-tës e  moshonepsjes së kapitalizmit respektivisht varfërimit që solli ky i fundit shqiptarit/kosovarit (pjesa jo e pasur dhe jo elitiste); e mosmiratimit të hapjes së përnjehershme dhe të vrullshme si ndaj mynyrës perëndimore të jetesës si ndaj asaj orientale (sidomos ndaj kësaj të fundit), që ngjau sidomos paslufte, pastaj padurim ndaj shtresës rurale të zbritur rishmi në qytet etj.

Nostalgjia rugoviste është goxha ngushtazi e lidhur me nostalgjinë titiste, meqë kemi të bëjmë me po të njejtit njerëz që brenda nate lanë librezat e komunizmit, për ti marrur ato të LDK-së, shto këtu edhe një damar kontigjent që u shtua me kohë: Rugova u bë diga e katolicizmit kulturor e  deri diku edhe politik në vend, si identifikim me europianizmin, për çka edhe kujtohet më së shumti sot, thuase modernitetin e europianizmin i krijoi Kisha katolike dhe jo diferencimi brutal nga ajo.

Nostalgjia enveriste, si e fundit e trajtuar këtu është nostalgjia më tragjike. Është nostalgjia e bonjakut, e jetimit, e të lënit, e të braktisurit që shihej si kurban, si gjahu çam i rradhës.  Nostalgji për babanë a nënën që e ka lënë, dhe që vetëm rrallëherë e thërret në telefon (që nuk i zgjatë dorën, por i dërgon letra) . D.t.th, një situatë ku prezenca e prindit është krejt sporadike, rrallë e përmallë. Së këndejmi më shumë ishte/është nostalgji për diçka të munguar sesa për shenjues që mbushnin mungesën ontologjike. Jo rastësisht këndejpari kujtohen edhe Zogu e Fishta, antipode radikale të enverizmit. 100 metra nga Universiteti “Hasan Prishtina” ka një rrugë “Mbreti Zog”, në një kohë kur nuk ka shtëpi që nuk e ka “Lahutën e Malcisë”.

Vistra e nostalgjive mund të jetë edhe më e gjatë, pro këto janë kryesoret. E në asnjërën nga to nuk e gjen elementin e autenticitetit (si kusht për tu kapur me sa më pak trauma në modernitet). Dikush mbase do të thoshte, pse a nuk bëhen debate mi identitetin edhe në vendet ku identiteti konsiston i plazmuar me shekuj? Përgjigja është po, por atje debati nuk shkund ontologjitë e qenies e të nativitetit, kurse në rastin tonë i shkund, meqe kemi tendencë ikjeje për së prapthi në temporalitet, një mospërjetim të shtetit, dhe nolens volens një mosgjetje të traditës së mendimit, e aq më pak të shtëpizimit.

Kjo patjetër  çon tek pyetja: vërtet u menduan qenia shqiptare (meqë për të mbijetuar si subjekt në një kontekt të decentralizimit etnik të Jugosllavisë s’kishe se si ndryshe pos ndjekjes së  linjës etnicisite), gjuha, ekosistemi, e drejta në “vitet e arta 70”nëse veç akoma mbytemi në polemika mbi ontologjitë shtyllore të identitetit tonë, nëse dekanin e Filozofikut e kemi DekanË (sepse pikërisht në të 70-tat këndejpari me dekret u vendos edhe për gjuhën), nëse Prishtina del më e ndotur se Pekini dhe nëse Hashimi shprehet i gatshëm të betohet me 124 pleq? Përgjigja është jo. Sepse pot ë mendoheshin, nuk do të shim këtu ku jemi.

Mos na shitni dushk për gogla gjoja se dekadenca paska nisur vetëm me ardhjen e këttyre në pushtet, dhe se deri më dhjetor 2007 kemi qenë mrekullia e botës. Jojo, nëse këta janë katandisësit tanë të dekadës së fundit, ky popull nuk lindur më 2007. As me tezen Rahime të Surroit, por pak më herët. Por kam frikë mos ato të 70-tat e famshme na ishin përnjemend një film. I mërzitshëm, ama. Dhe që kamerën e inqizimit të filmit e mbanin Jugosllavia dhe Shqipëria dhe që shpesheherë e lëviznin siç donin vetë për ta lënë të paqartë skenarin, rrjedhën dhe rrumbullakësimin e filmit.

Mësojeni historinë e bredhit të cilin e vendosni në fundvit

Pema e Krishtlindjes është një prani fikse në ditën e Krishtlindjes. Por cila është historia e saj? Si lindi tradita e zbukurimit të pemës së Krishtlindjes? Pastaj; cilët janë llojet e pemëve që përdoren, sa pemë shiten, cilët janë pemët më të larta, më të famshme, më të çuditshme në botë?

Periskopi.com Lajme

Duket se pema e parë e Krishtlindjes është përdorur në Letoni rreth vitit 1500. Por vetëm në vtitin 1841 princi Albert, bashkëshorti i Viktorias, futi në Angli zakonin e përdorimit të pemës së krishtlindjes si zbukurim.

Duke parë përdorimin e madh të këtij elementi dekorativ, ekzistojnë “ferma” të tëra, të cilat kultivojnë pemët e destinuara posacërisht për festën e Krishtlindjes. Kompania e parë e këtij lloji u krijuan në vitin 1901 në SHBA.

Por për çdo pemë të prerë, kultivohen mesatarisht tre të tjera. Pothuajse një milion pemë Krishtlindjesh hidhen në plehra çdo vit vetëm në Londër. As 10% nuk riciklohet.

Përdorimi i pemës së Krishtlindjes me dritat elektrike ishte një ide e Edward Johnson në vitin 1882, që ishte asistent i Thomas Edison.

Për sa i përket lartësisë, pema e Krishtlindjes më e lartë në botë është ajo e Vatikanit, në sheshin e Shën Pjetrit, me një gjatësi prej 30 metra./ Periskopi

Historia e konfliktit Elshani- Kelmendi që la 23 të vrarë

Në 11 faqet e aktakuzës ndaj Granit Elshanit, të dyshuarit për një vrasje në Pejë në ditët e para të vitit 2010, prokurori ndërkombëtar Andreë Hughes tenton ta përshkruaj konfliktin e gjakmarrjes në mes familjeve Elashani dhe Kelmendi të Pejës.

Periskopi.com Lajme

Pa specifikuar se ku nisi konflikti dhe cili ishte incidenti i parë, prokurori i EULEX-it ka dhënë një bilanc tragjik të viktimave në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë.

Shpjegimet e prokurorit ndërkombëtar janë pjesë e aktakuzës Elshanit i cili po gjykohet në gjykatën e Pejës.

Në aktakuzë thuhet se Graniti i takon familjes Elshani nga Ozdrimi i Pejës e cila ka qenë në gjakmarrje kundër familjes Kelmendi që nga viti 2000.

Siç e përshkruan prokurori në konfliktin, mes këtyre dy familjeve kanë ndodhur 29 sulme të cilat kanë rezultuar me 23 të vrarë – 10 pjesëtarë të familjes Kelmendi tre të familjes Elshani dhe dhjetë viktima të rastit. Në mesin e të vrarëve janë edhe dy fëmijë.

Gjatë incidenteve, siç përshkruan prokurori, janë plagosur 38 persona, prej të cilëve pesëmbëdhjetë nga familja Kelmendi, shtatë nga familja Elshani dhe 16 viktima të rastit.

KALLXO.com raportoi gjatë ditës se Granit Elshani është deklaruar i pafajshëm në akuzën e prokurorit Hughes për ngjarjet në “City Club” të Pejës dhe plagosjen e një pjesëtari të Policisë së Kosovës më 2 janar 2010.

Elshani akuzohet për vrasje të rëndë, tri tentim vrasje të rënda, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.

Që të gjitha këto pika të akuzës, sipas prokurorisë, janë konsumuar natën e 2 janarit 2010 në diskotekën “City Club” në Pejë.

Në seancën fillestare aktakuza nuk u lexua nga Prokurori i EULEX-it pasi që avokati i palës mbrojtëse Ndrec Dodaj dhe vetë i pandehuri thanë se nuk është i nevojshëm leximi i saj ngase e kanë kuptuar atë.

“Meqenëse e kemi pranuar me kohë aktakuzën edhe unë edhe i pandehuri jemi të njoftuar përbërjen e saj dhe nuk e shohim të domosdoshme leximin e saj dhe mund të deklarohemi për fajësinë pa e lexuar fare”, tha Dodaj.

Ndërsa i pyetur trupi gjykues për secilën pikë të aktakuzës veç e veç, i pandehuri Granit Elshani u deklarua i pafajshëm për të gjashtë veprat penale që akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

“Jo, asnjë pikë s’jam i fajtor”, tha Elshani.

Sipas avokati Dodaj, klienti i tij i kundërshtoi tri arsyet e prokurorisë pse ai të mbahet në paraburgim.

Avokati tha se Granit Elshani është dorëzuar vetë tek organet e drejtësisë si dhe nuk mund të ketë ndikim tek dëshmitarët e provat materiale pasi, sipas tij, ato janë shpalosur gjerësisht me ngritjen e aktakuzës nga prokuroria.

Si arsye të tretë për masën e paraburgimit, avokati i palës mbrojtëse tha se Prokuroria më shumë është referuar te historiku mes dy familjeve të hasmuara në Pejë.

“Prokuroria me tepër iu ka referuar një historie që ka të bëjë me raport të dy familjeve në Pejë, ku faktikisht roli i të pandehurit në atë histori ka qenë minor apo totalisht i parëndësishëm. Ky dyshohet për vet faktin që është pjesëtar i njërës prej familjeve” tha Dodaj.

Ai po i referohej një historie të gjatë hasmërie ndërmjet familjes Elshani dhe Kelmendi. Konflikti mes këtyre familjeve ka shkaktuar shumë viktima në vitet e pasluftës.

Ndërsa, Prokurori i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës, Andreë Hughes tha se kanë dhënë prova të mjaftueshme që i njëjtit të mbahet në paraburgim. Ai tha së është e vërtetë që Granit Elshani është dorëzuar vetë në polici por ketë e ka bërë pas gjatë vitesh.

“Për gjashtë vjet ai nuk ka qenë në Kosovë. E kemi një vepër të rëndë e që ka të bëjë me privimin apo marrjen e jetës së një presoni dhe duke marrë parasysh historinë e gjatë ndërmjet këtyre dy familjeve ne besojmë që ka gjasa që mund të ndikohet te dëshmitarët dhe shkatërrimin e provave materiale. Dëshirojmë që gjykata t’ia vazhdojë masën e paraburgimit”, tha prokurori Hughes.

Seanca e radhës nga trupi gjykues është caktuar të mbahet me datë 23 janar të vitit 2017.

Ekipi i KALLXO.com kishte filmuar vete dorëzimin e Granit Elshanit tek organet e Policisë së Pejës nën shoqërimin e avokatit të tij dhe familjarëve në tetor të këtij viti.

A e dini historinë që fshihet pas arushit Tedi?

A e keni pyetur ndonjëherë veten se pse pikërisht arushi i pellushit quhet Tedi?

Periskopi.com Fun

Nuk është thjesht rastësi, por një histori e cila lidhet me një nga presidentët më popullorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ishte viti 1905 dhe Presidenti Theodore “Teddy” Roosevelt ishte në një udhëtim gjuetie në Mississippi. Për të kënaqur presidentin disa burra që e shoqëronin kapën një ari të vogël dhe e lidhën pas një peme që Roosvelti ta qëllonte.

Ndryshe nga sa ishte parashikurar, Theodore nuk i pëlqeu aspak kjo gjë dhe urdhëroi që ariu i vogël të lirohej.

Nuk u desh shumë që lajmi të përhapej në të gjithë Amerikën dhe Clifford Berryman një karikaturist politik, e ilustroi menjëherë në letër. Menjëherë pas publikimit të karikaturës në shtypin e ditës krijuesi i lodrave Morris Michtom krijoi arushin Tedi.

Presidenti Roosevelt përfundoi duke ndihmuar shumë më tepër arinj duke krijuar Shërbimin Pyjor të Shteteve te Bashkuara dhe pesë parqe kombëtare.

Femra revolucionare, për të cilat nuk flasin librat e historisë

Një gjë është e zakonshme tek gjithë ‘revolucionarët’, që kanë shkaktuar ndryshime të mëdha në të gjithë historinë njerëzore dhe kanë patur një ndikim të përhershëm në ndërgjegjen globale. Emrat që vijnë në mendje janë Gandi, Malkolm X, Martin Luter King, Çe Gevara, Nelson Mandela dhe shumë të tjerë. Ne i hasim ata në tekstet e historisë, letërsi, kudo.

Periskopi.com Lajme

Nuk ka asgjë të keqe me këtë, por pse të gjithë emrat që vijnë në mendje janë gjithmonë revolucionarët meshkuj, kur ka pasur shumë figura femërore, të cilat kanë krijuar vepra dhe patur po aq shumë ndikim, në mos më shumë? Kjo nuk është një pyetje e vështirë për t’u përgjigjur:për një kohë shumë të gjatë, bota ka qenë e dominuar nga meshkujt, ata qenë në postet kyçe të pushtetit, ndërsa e kanë shtypur, tallur dhe kontrolluar rolin e gjinisë femërore.

Kjo nuk shumë e ndryshme nga racizmi, apo edhe shumë shembuj të tjerë të pabarazisë që ende ekzistojnë sot në botë. Po paraqes këtu shkurtimisht 10 gra, të cilat kanë patur dhe kanë një ndikim të madh në lëvizjen për barazinë gjinore dhe jo vetëm.www.bota.al

  1. Tavakol Karman

Tavakol Karman, është një politikane dhe gazetare nga Jemeni, kryetare e organizatës së ‘Grave Gazetare pa Zinxhirë’. Kjo shoqatë që punon në drejtim të zhvillimit të partneritetit efektiv të mediave që kanë në fokusin e tyre komunitetin; promovon dijet; të drejtat dhe liritë e njeriut dhe lufton korrupsionin. Ajo përpiqet mbi të gjitha për një qasje paqësore në sjelljen e ndryshimeve, dhe është gjithashtu gruaja e parë arabe që i duhet dhënë Çmimin Nobel për Paqe.

Ajo cilësohet si një nga gratë më të fuqishme të shekullit të kaluar, dhe aktivistja me e madhe në Jemen. Ajo ka luftuar për t’i dhënë fund një diktature, që e paraqet veten si një demokraci. Kjo është një temë e zakonshme mes nesh, që përpiqemi të ndërgjegjësojmë njerëzit mbi politikanët si janë të dy anët e së njëjtës medalje. Ne jetojmë me iluzionin e demokracisë, kur korporatat diktojnë politikën e qeverisë dhe ligjet që shkojnë kundër vullnetit të shumicës.

  1. Ketlin Nill Klever

Ketlin Nill Klever është një profesore amerikane e ligjit, e cila ka u bë e njohur për përfshirjen e saj në Partinë e Panterës së Zezë, një organizatë revolucionare nacionaliste dhe socialiste që lufton për barazi, që është ngritur në këmbë kundër padrejtësive, brutalitetit policor dhe shumë më tepër se kaq për rreth dy dekada – duke filluar nga vitet ’60 të shekullit të kaluar.

Ajo e ka kaluar tërë jetën e saj duke luftuar luftën për të drejtat e njeriut, dhe kjo është arsyeja pse është një figurë kaq e rëndësishme. Ajo dhe gra të tjera, si Anxhela Dejvis, përbënin rreth 2/3 e partisë në një farë periudhe, pavarësisht nga perceptimi se Partia e Panterës së Zezë qe jashtëzakonisht mashkullore. Ajo ka bërë aq shumë dhe ka nxitur ndryshime të mëdha në nivel global.

  1. Aung San Suu Kyi

Aung San Suu Kyi është liruar vetëm pak kohë më parë, pas 15 viteve të gjata të arrestit shtëpiak për shkak se foli kundër sundimit të dhunshëm të diktatorit U Ne Uin. Ajo filloi një lëvizje paqësore për barazi, paqe dhe të drejtat të njeriut. Lëvizja u bë aq e madhe, saqë qeveria e vendosi në arrest shtëpie. Në vitin 1991 ajo u nderua me Çmimin Nobel për Paqe. Ajo është e njohur si “Zonja” për miliona qytetarëve në Burma, të cilët e konsiderojnë atë më shumë si një perëndeshë se sa një rebele.

  1. Nvanieruva Oxhim

Nvanieruva Oxhim ishte një grua si Roza Parks. Një grua nigeriane, e cila refuzoi të njohë “supermacinë” koloniale të qeverisë (britanike), ndikimin, shpërlarjen e truve, dhe diktimin ndaj të tjerëve sesi duhet të jetojnë. Ajo mblodhi asokohe një numër të madh, rreth 25.000 gra nga Nigeria Lindore, në shenjë proteste. Rezistenca e saj, shkaktoi atë që njihej si “lufta e gruas” në vitin 1929. Mbi këtë personazh mund të mësohet më shumë nga libri me titull ‘Feminizimi i proceseve të zhvillimit në Afrikë:E tashmja dhe e ardhmja”.

  1. Folan Devi

Folan Devi, e njohur në Indi si “Mbretëresha Bandite”, kishte patur një të kaluar shumë të errët, duke qenë viktimë e një martese të padëshiruar dhe disa rrëmbimeve seksuale. Ajo qe përgjegjëse për një varg grabitjesh në të gjithë kombin që shënjestronin “klasën e sipërme” të sistemit të kastës që ekziston nga Indi. Në vitin 1981 ajo qe përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 20 njerëzve në një fshat “të kastës së lartë”, ku mbeti i vrarë edhe ish “bashkëshorti” i saj.

Ajo u dënua me 10 vjet burg, dhe kur u lirua u zgjodh anëtare e parlamentit. Kundërshtia e saj ndaj sistemit të kastave në Indi, e shndërroi atë në një simbol të madh shprese, edhe pse shumëkush nuk pajtohet me veprimet ekstreme që ajo ndërmori, kjo është diçka që unë personalisht nuk mund të komentoj, nisur nga fakti se as nuk mund ta imagjinoj se çfarë ndodhi me atë pas atyre tmerreve që kaloi. Në vitin 2001, ajo u vra nga një grup njerëzisht të “kastës së lartë”.

  1. Esma Mahfuz

Esma Mahfuz është aktiviste egjiptiane,  e cila ka qenë një lojtar kyçe në shpërthimin e revolucionit egjiptian 5 vite më parë. Në një video të publikuar në internet, që ka bërë tashmë xhiron e botës, ajo i bëri thirrje njerëzve të protestonin kundër “qeverisë së korruptuar’ të Hosni Mubarakut, duke mbledhur kësisoj dhjetëra mijëra myslimanë në sheshin Tahrir në 25 janar të vitit 2011.

  1. Emelin Pankhurst

Emelin Pankhurst, ishte një nga aktiviste më të njohura mbi të drejtat e grave, që udhëhoqi lëvizjen për të fituar të drejtën e votës. Ajo është konsideruar si një nga njerëzit më të rëndësishëm të shekullit të XX-të. Pankhurst u arrestua disa herë për aktivizmin e saj, dhe ndonëse u përball me shumë vështirësi, nuk e braktisi kurrë kauzën e saj që ishte barazia gjinore. Ajo qe ndërkaq edhe një mbështetëse e fortë e revoltës publike.

  1. Meri Uollstounkraft

Meri Uollstounkraft, ka qenë një mbështetëse e fortë e të drejtave të grave në shekullin XVIII. Mund ta imagjinoni reagimin që pati ndaj saj? Edhe pse ende sot jetojmë në një shoqëri të dominuar nga meshkujt, ajo do të dukej mjaft qesharake në vitete ‘700. Uollstounkraft qe një mbrojtëse e fortë e të drejtave të grave, duke luftuar që edhe gratë e tjera të kuptonin se duhet të ishin të barabarta me burrat.

Ajo shprehej se gratë rriteshin për të qenë “disa qenie kokëboshe”, ndërsa mendonte se shoqëria ishte moralisht e falimentuar. Meri është një nga femrat rebele më të hershme që njeh historia, dhe padyshim njëra nga ato që s’mund të pranonte shpërlarjen e trurit. Njerëz si ajo, dhe pjesa tjetër në këtë listë, shërbejë si një frymëzim për të gjithë ne, dhe ato do të buzëqeshnin nëse do të mësonin sesa shumë e më shumë shpirtra si to ekzistojnë sot në planet. Unë shpesh mendoj se sa të vetmuara duhet të jenë ndjerë ato në kohën e tyre..

  1. Lejmah Gbovi

Lejmah Gbovi ndihmoi në organizimin dhe drejtimin e asaj që njihet si Aksioni Masiv i Liberisë për Paqe, një koalicion i grave të krishtera dhe myslimane, që organizonte protesta publike, duke sfiduar kësisoj presidentin dhe kryekomandantët ushtarakë të vendit.

Ajo madje organizoi edhe një grevë mbi marrëdhëniet seksuale. Si pasojë e veprimeve të saj, Gbovi u shfaq si një udhëheqëse e aktiviste ndërkombëtare që ndryshoi historinë. Gbovi është një simbol për grate, që marrin kontrollin e fatit të tyre politik anembanë botës. Ajo ndihmoi në përfundimin e luftës së dytë civile në Liberi në vitin 2003.

  1. Rakel Karson

Rakel Karson ishte një protagoniste e madhe e lëvizjes ambjentaliste, dhe i dha një shtysë kësaj të fundit në vitet ‘60 me librin e saj “Pranvera e heshtur”. Ajo qe shkrimtare, biologe, ambjentaliste dhe ekologe. Libri dokumentonte rreziqet e pesticideve dhe herbicideve, diçka për të cilën ende sot jemi duke u përpjekur të ndërgjegjësojmë opinionin publik.

Ajo tregoi se çfarë mund t’i shkaktojnë njerëzve dhe kafshëve kimikatet toksike në ujë dhe në tokë, si dhe prania e DDT-së. Ne edhe sot bëjmë shumë paralajmërime mbi këtë problem, dhe kjo është arsyeja pse unë e kam përzgjedhur në këtë klasifikim. Karson ndërkaq kishte qasje tek shumë të materiale të klasifikuara të pas Luftës së Dytë Botërore, të cilat gjithashtu tërhoqën vëmendjen time.

Femra revolucionare, për të cilat nuk flasin librat e historisë