Hilmi Kelmendi

Hilmi Kelmendi pas lirimit tregon si u arrestua nga serbët

Hilmi Kelmendi i cili ishte arrestuar javën e kaluar në Serbi nën akuzat për “krime lufte” ka rrëfyer se si ndodhi procesi i arrestimit.

Periskopi.com Lajme

Kelmendi ka theksuar se ndalimi ka ndodhur në kufirin Kroaci-Serbi pa i treguar arsyet e arrestimit.

“Ndalimi ka ndodhur të dielën në ora 12:00 në kufirin Koraci-Serbi”, tha ai në Klan Kosova

“Komunikimi ka qenë në gjuhën gjermane dhe më kanë thënë se kam një ndalesë nga shteti serb”.

“Më kanë marrë në pyetje në Beograd dhe më kanë thënë që duhet të qëndroj aty”.

“Rasisht të nesërmen kur e ka transmetu televizioni i Serbisë ka qenë një rastësi kur ata e kanë kuptuar në gjuhën serbe se unë jam kinse një terrorist apo pjesëtar i UÇK-së”.

Kelmendi tregon aktakuzat që ishin drejtuar ndaj tij të cilat i sheh si të pabaza.

“Aktakuzat janë të pabaza të cilat UÇK-ja kurrë nuk është marrë me ato raste të cilat qëndrojnë në aktakuzë”.

“UÇK-ja gjithmonë ka qenë dhe do të jetë e pastër”.

“Nuk e kam prit që do të lirohem kaq shpejt por duke falënderuar qytetarët dhe Ministrinë për Punë të jashtë arritëm që ta kryejmë shumë shpejt procedurën”, ka thënë Kelmendi.

Hilmi Kelmendi

Mbërrin në Kosovë Hilmi Kelmendi, pa përcjellje të institucioneve

Ka mbërritur në Kosovë i arrestuari në Serbi, Hilmi Kelmendi.

Periskopi.com Lajme

Ai ka ardhur nën përcjellje të Policisë së Serbisë, së bashku me babanë e tij, Binak Kelmendi.

Ai qe arrestuar javën e kaluar nga autoritet serbe, me dyshimin për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë. Me të s’ka qenë as Enver Hoxhaj, ministër i Punëve të Jashtme e as Valdet Sadiku, shef i Zyrës Ndërlidhëse në Beograd.

Kelmendi ka deklaruar se arsyet e arrestimit të tij ishin banale.

“Më kanë akuzuar për rrahje e për zhdukje por pa pasur fare dëshmi”, ka thënë Kelmendi, raporton KTV.

Lirimi i tij vjen pak ditë pas lirimit të drejtorit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Nehat Thaçi, i cili është mbajtur në paraburgim për më shumë se një muaj.

Hilmi Kelmendi është personi i katërt ndaj të cilit Gjykata e Lartë e Kolegjit për Krime Lufte në Serbi kishte caktuar 30 ditë paraburgim më 11 prill të 2011-ës, raoprton Koha.net. Arif Shala nga Cermjani, Jahë Bushati nga Gërgoci, që të dy tashmë të ndjerë, dhe A.K. nga Rakovina e Gjakovës, së bashku me Hilmi Kelmendin, sipas aktakuzës, dyshoheshin për krime lufte.

Prokuroria për Krime të Luftës e Serbisë, më 11 prill të 2006-ës, nisi procedurat hetimore për vazhdim të hetimeve për këtë rast, me dyshimin se të akuzuarit morën nga shtëpia e tyre një rom në vitin 1998, për fatin e të cilit ende nuk dihet.

Hilmi Kelmendi u arrestua natën mes së premtes dhe së shtunës, teksa po vinte për pushime në Kosovë nga Gjermania.