Hillary Clinton dhe Donald Trump

Trump: I dëshpëruar që Clinton i bashkohet rinumërimit të votave

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, tha se është “i dëshpëruar” që rivalja e tij demokrate, Hillary Clinton, u është bashkuar përpjekjeve për rinumërimin e votave në tri shtete kryesore.

Periskopi.com Lajme

Këto komente të tij u bënë sot në rrjetin Twitter, një ditë pasi fushata e zonjës Clinton tha se do të marrë pjesë në rinumërimin e votave zgjedhore në shtetin amerikan Viskonsin.

Bordi zgjedhor në Viskonsin mbrëmë e ka miratuar kërkesën për rinumërim të kandidates së Partisë së Gjelbër, Jill Stein, e cila ka cituar “anomali statistikore” në Viskonsin.

Ajo, po ashtu, kërkon rinumërim edhe në shtetet Miçigen dhe Pensilvani.

Zonja Clinton udhëheq në votën popullore me afro dy milionë vota.

Por, në Kolegjin Elektoral, që vendos se kush do të jetë president, Trump ka fituar 290 vota, ndërsa Clinton 232, duke mos llogaritur votat elektorale në shtetin Miçigen.

Sot, Trump udhëhiqte në votën popullore në Miçigen me 11 mijë vota, por rezultatet ende duhet të presin për çertifikim shtetëror gjatë ditës së nesërme.

Nëse rinumërimi i votave tregon se Hillary Clinton ka fituar në këto tri shtete (Viskonsin, Miçigen dhe Pensilvani) atëherë kjo mund ta detyroj Kolegjin Elektoral që të votoj në favor të saj.

Hillary Clinton

Hillary Clinton shfaqet për herë të parë pas pranimit të humbjes

Hillary Clinton, është shfaqur për herë të parë, që kur pranoi se humbi zgjedhjet presidenciale.

Periskopi.com Lajme

Kandidatja Demokrate, Hillary Clinton, e mposhtur nga republikani Donald Trump, ka ikur në shtëpinë e saj në New York, pas pranimit të humbjes në Manhattan.

Clinton u pa në natyrë, derisa ndante kohë me qentë e saj dhe me bashkëshortin Bill Clinton.

Padyshim që gjatë kësaj periudhe një grua e këtij lokaliteti, i pa ata dhe iu kërkoi për një fotografi me ish-Sekretaren e Shtetit Clinton, njofton Klan Kosova.

Hillary Clinton

Clinton pranon humbjen, i ofron mbështetje Trumpit

Hillary Clinton ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

Periskopi.com Lajme

Kandidatja demokrate humbi në zgjedhjet e së martës nga Donald Trump dhe për herë të parë pas humbjes ka uruar presidentin e ri të SHBA-së.

Ky ishte fjalimi i Hillary Clinton:

Duhet ta pranojmë këtë rezultat.

Mbrëmë urova Donald Trumpin dhe i ofrova ndihmën në të mirë të shtetit.

Shpresoj të jetë president për të gjithë në shtetin tonë.

Më vjen keq që nuk fituam këto zgjedhje për shkak të vlerave që ndanim.

Ju përfaqësoni më të mirën e Amerikës dhe të qenit kandidatja juaj ishte nderi më i madh në jetë. E di sa të zhgënjyer jeni, sepse edhe unë jam ashtu.

Është e dhimbshme dhe tani do të jetë për një kohë të gjatë. Por dua të kujtoj këtë. Kampanja jonë nuk ishte vetëm për një person… ishte për ndërtimin e shtetit që ne duam… Kemi parë se shteti ishte më i ndarë se që kemi menduar më parë. Duhet ta pranojmë rezultatin… Donald Trump do të jetë presidenti jonë… I kemi borxh të jemi mendjehapur dhe t’i japim shansin për të udhëhequr.

Kemi kaluar një vit e gjysmë duke bashkuar miliona njerëz. Ne besojmë në ëndrrën amerikane për të gjithë. Përgjegjësia jonë si qytetarë është të vazhdojmë të bëjmë punën tonë për të forcuar dhe për të bërë Amerikën më të drejtë.

Faleminderit Tim Kainet dhe Holton dhe jam rehat që Kaine do të shkojë në senat. Faleminderit Barack dhe Michelle Obama. Shteti jonë ju ka borxh një mirënjohje të madhe. Faleminderit për lidershpin që kishte vlerë të madhe…. Faleminderit Bill dhe Chelsea, Mark Charlotte Aidan… dashuria ime për ju është më e madhe se që mundem ta shpreh.

Faleminderit të gjithëve dhe miliona vullnetarëve, liderëve, aktivistëve dhe organizatorëve. Dua të gjithë që t’ju dëgjohet zëri dhe të keni suksese përpara.

Ju lutem kurrë mos u ndalni që të luftoni për atë që mendoni se është e drejtë.

Faleminderit të gjitha grave… për besimin në këtë kampanjë dhe besimin te unë… Dua të dini se asgjë nuk më ka bërë krenare më shumë sesa të qenit lideria juaj. Faleminderit edhe vajzave të vogla që po shikojnë këtë, mos dyshoni kurrë në vlerat tuaja… dhe se meritoni çdo shans… për të realizuar ëndrrën tuaj.

Jam shumë krenare që pata këtë shans.

Zoti ju bekoftë juve dhe Zoti bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës

messi11

Messi votohet si President i Amerikës (Foto)

Një qytetar amerikan ka votuar Lionel Messin për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Periskopi.com Sporti

Donald Trump dhe Hillary Clinton garuan për këtë pozitë.

Gjithsesi një qytetar amerikan ka shkuar në qendrën e votimin me idenë e qartë se president ideal i SHBVA-ve do të ishte Lionel Messi.

Ai ka injoruar Trump-in dhe Clinton-in duke votuar për yllin e Barcelonës.

votimi

/Periskopi.com

Hillary Clinton

Hillary Clinton, gruaja që do të shkruajë historinë

Nëse Hillary Clinton do të zgjidhet presidente, ky do të ishte një gur themeli në një karrierë të shënjuar nga arritjet historike. Ajo është e para dhe e vetmja “First Lady” që kandidon për postin, e para grua që u zgjodh senatore e Nju Jorkut, dhe e para që mbërrin kaq larg në garën presidenciale.

Periskopi.com Lajme

Por duhet thënë se rruga drejt Shtëpisë së Bardhë nuk ishte aspak e sheshtë për demokraten, e vënë në shënjestër të një skandali për shkak të përdorimit të serverit privat të postës elektronike në kohën kur ishte Sekretare e Shtetit.

Çështja u hetua nga FBI-ja, e cila në muajin korrik arriti në përfundimin se ish-Zonja e parë ishte treguar e pakujdesshme, por se nuk kishte kryer asnjë krim.

Pikërisht kur dukej se e kishte lënë pas krahëve këtë pengesë, ajo u shpërfaq sërish për ta përndjekur Clinton-in, vetëm 11 ditë përpara zgjedhjeve. Pikërisht atëherë drejtori i FBI-së James Comey njoftoi rinisjen e hetimeve, pas zbulimit të emaileve të reja në kompjuterin e ish-bashkëshortit të këshilltares së Clinton-it, Huma Abedin.

Momenti që FBI zgjodhi për të bërë publike rihapjen e çështjes u kritikua ashpër nga demokratët, por u prit me entuziazëm nga kampi kundërshtar.

Nuk dihet se sa është dëmi që mund t’i ketë shkaktuar ish-Zonjës se Parë kjo histori, por FBI u përpoq ta pastronte në kohë figurën e saj duke e shpallur të pafajshme për herë të dytë, 2 ditë përpara zgjedhjeve…

Hillary Clinton ka mbajtur shumë poste të rëndësishme në politikën amerikane dhe kjo është hera e dytë që ajo tenton të përmbushe ambiciet për rolin e fundit, atë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

69-vjeçarja shërbeu si Sekretare e Shtetit për Barack Obamën nga fillimi i presidencës së tij në janar të 2009-s dhe u tërhoq pak pasi ai rifitoi zgjedhjet e 2009-s. Si diplomate e lartë njihej për programin e ngjeshur të udhëtimeve dhe qasjen person më person në diplomaci.

Hillary Diane Rodham lindi në tetor të 1947-s në Çikago. Në vitet 60-të ndoqi studimet në Wellesley College në Massachusetts, dhe u aktivizua për politikat studentore.  Shkolla ligjore e Yale-it do të ishte vendi ku do të njihej me bashkëshortin e ardhshëm, Bill Clinton me të cilin u martua në 1975-n.

Ajo vazhdoi të aktivizohej në politikë pasi Clinton u bë Guvernator i Arkansas-it në 1978. Kur Bill garoi për presidencën në 1992, ai tha me humor se do t’u ofronte votuesve 2 presidentë, me çmimin e njërit. Si Zonje e Parë Hillary u aktivizua për të drejtat e grave dhe kujdesin shëndetësor, duke rritur popullaritetin e saj si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Gjithsesi dështimi në prezantimin e një plani për mbulimin shëndetësor Universal, bëri që shumë ta kritikonin si politikisht naive. Nga mesi i viteve 90-të dhe gjatë mandatit të dytë të Bill Clinton-it ajo u përfshi në skandalet e ndryshme që shënjuan presidencën e tij.

Pati seanca në Kongres dhe hetime lidhur me aferën “Whitewater”, një projekt në fushën e pasurive të paluajtshme, ku Clinton-ët kishin investuar.

Ata u shfajësuan për shkelje të mundshme. Gjithashtu Hillary-t ju desh të duronte vëmendjen e madhe mediatike lidhur me marrëdhëniet jashtëmartesore të bashkëshortit, më e bujshmja ndër të cilat ishte ajo me punonjësen e Shtëpisë së Bardhë Monica Lewinsky, që doli në dritë në 1998.

Ish-Zonja e parë krijoi një mburojë të fortë që e ndihmoi të përballonte trazirat personale të politike. Ajo iu kundërvu kritikëve të Bill Clinton-it duke deklaruar në një intervistë të 1998-s se skandali Levinski ishte në fakt një komplot i orkestruar nga e djathta.

Në vitin 2000 ndërsa presidencës së Clinton po i vinte fundi, garoi me sukses per postin e senatores së Nju Jorkut duke e pozicionuar veten në qendër të Partisë Demokratike.

Votoi për pushtimin e Irakut në 2003-shin, por e distancoi veten nga mënyra se si po shkonte konflikti dhe kërkoi tërheqjen e trupave amerikane. Në 2006-tën rifitoi me lehtësi mandatin e senatores. Në 2008-ën tentoi të merrte nominimin demokrat për garën presidenciale, duke sfiduar kritiket që e shihnin një figurë përçarëse të cilën amerikanët nuk do ta votonin kurrë.

Në fund ishte Barack Obama që fitoi, por në përpjekjen për të shëruar plagët e një fushate të dhimbshme, ai e zgjodhi atë Sekretare Shteti. Gjatë 4 viteve në detyrë Clinton vizitoi 112 vende më shumë se çdo paraardhës i saj, u përqendrua te të drejtat e grave dhe drejtoi ndërhyrjen ushtarake në Libi në 2011-ën.

Departamenti i Shtetit u vu në shënjestër të kritikave pas një sulmi në konsullatën amerikane në Bengazi, në shtator të 2012-s, ku ambasadori amerikan ishte mes viktimave. Ajo dëshmoi në Kongres lidhur me çështjen 2 herë.

Gjatë fushatës Donald Trump është përpjekur ta portretizojë atë si një burokrate të paaftë e të korruptuar që nuk i kupton shumë nevojat e popullit, dhe e ka akuzuar se po përpiqet të luaje kartën e gjinisë. Në fakt Clinton është mbështetur fort tek kjo kartë, por nëse edhe një herë do të arrijë të shkruajë historinë duke u bërë gruaja e parë në Shtëpinë e Bardhë kjo mbetet për t’u parë./ Top Channel

Votuan Hillary dhe Bill Clinton

Kandidatja demokrate për president të SHBA-së, Hillary Clinton dhe burri i saj, ish presidenti Bill Clinton, sapo kanë votuar në Nju Jork.

Periskopi.com Lajme

Ish sekretarja e shtetit është dukur e buzëqeshur dhe i ka përshendetur një numër të madh të gazetarëve dhe mbështetësve të saj që ishin mbledhur në këtë qendër votimi.

Megjithatë, ajo nuk është deklaruar për media.

Anketat e fundit para ditës së sotme të zgjedhjeve e kanë pozicionuar Hillaryn me 3.5 pikë para Donald Trump.

gazeta ruse

Gazeta ruse: Clinton do e rrethoj Rusinë me bomba nukleare

Një gazetë ruse ia ka dedikuar një artikull të tërë zgjedhjeve që po mbahen në SHBA për president të vendit.

Periskopi.com Lajme

Ata thonë se nëse fiton kandidatja e demokratëve, Hillary Clinton, ata frikësohen se ajo do ta rrethojë Rusinë me bomba nukleare.

Megjithatë, tashmë në 7 vende kryesore janë hapur qendrat e votimit për amerikanët, të cilët janë duke votuar për presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka bërë të ditur korrespodenti i BBC-së në Moskë, Steve Rosenberg.

Clinton & Trump

Këto janë shtetet që mund të përcaktojnë fituesin në SHBA

Shtetet e Bashkuara përbëhen nga 50 shtete, por kur është fjala për zgjedhjet presidenciale, parashikimi i fituesit mund të bëhet duke ndjekur garën vetëm në disa prej tyre.

Periskopi.com Lajme

Këto janë shtete të ashtu-quajtura fushëbeteje, shtete të lëkundura ku asnjëri nga kandidatët nuk ka një epërsi të qartë. Pikërisht për këtë arsye pretendentët shpenzojnë në këto shtete më shumë kohë dhe fonde për fushatë.

Ka një numër arsyesh përse gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara merr këtë rrjedhë:

Gara shtet më shtet

Në vend të votës popullore, në Shtetet e Bashkuara zgjedhjet presidenciale varen nga gara shtet më shtet, ku pretendentët përpiqen të marrin sa më shumë vota elektorale nga fitoret në këto shtete. Sa më e madhe popullata e një shteti, aq më shumë vota elektorale merr kandidati që fiton në atë shtet.

Të tjerë faktorë që ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve janë përbërja demografike dhe kahja politike e popullatës, të cilat nuk ndryshojnë shumë nga një votim në tjetrin.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara zhvillohen çdo katër vjet dhe gjatë kësaj periudhe përbërja demografike e shtetit mbetet pak a shumë njësoj, pasi numri i votuesve të rinj që shtohen qoftë nga të ardhurit e rinj apo nga brezi që mbush moshën, si dhe numri i votuesve që vdesin është relativisht i vogël në krahasim me popullatën totale.

Si rezultat, demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump nuk kishin nevojë të bënin fushatë në shtete si Nju Jorku, Havai, Uajoming, apo Alabama. Asnjë kandidat republikan nuk ka fituar në Nju Jork apo Havai që nga 1984, ndërsa Uajoming dhe Alabama nuk kanë votuar për një demokrat që në 1964.

“Për këtë arsye, shtetet fushëbetejë janë fokusi qendror i gjithë procesit elektoral”, thotë për Zërin e Amerikës politologu Jeremy Meyer.

“Të dyja kampet organizojnë në 12 shtetet e lëkundura operacione masive fushate me reklama të shumta në televizor dhe telefonata për të bindur votuesit”.

Shtetet që ende nuk dihet për kë do të votojnë në këto zgjedhje ndodhen në pika të ndryshme të vendit:

* Florida

* Ohajo

* Kolorado

* Pennsilvania

* Nevada

* Virxhinia

* Miçigan

* Karolina e Veriut

* Ajova

* Arizona

* Uiskonsin

* Nju Hampshër

* Xhorxhia

Republikani Mitt Romney fitoi në Arizona, Xhorxhia dhe Karolinën e Veriut në 2012. Presidenti Barak Obama fitoi në shtetet e tjera.

Florida and Ohajo, të dyja me një numër të madh votash elektorale janë dy shtete që ndiqen me vëmendje në çdo proces zgjedhor.

Që nga zgjedhjet e 1976 në Florida kanë fituar gjashtë herë demokratët dhe katër herë republikanët. Në Ohajo gjatë kësaj periudhe ka pasur pesë fitues republikanë e pesë demokratë.

Koloradon e ka fituar një kandidat republikan shtatë herë që nga 1976, por Barak Obama fitoi atje në 2008 dhe 2012 duke sinjalizuar ndryshime në këtë shtet.

Zoti Obama theu një traditë edhe më të gjatë republikane në Virxhinia, ku fitoi të dyja zgjedhjet. Ky shtet ka zona ku spikat mbështetja për republikanët apo për demokratët.

Në periferitë e Virxhinias pranë Uashingtonit, në kryeqytetin e shtetit, Riçmond dhe në qytetin Njuport Njus votuesit zgjodhën zotin Obama, ndërsa shumë zona rurale votuan për zotin Romney në 2012.

Edhe Florida paraqet një mozaik të ngjashëm: zoti Obama fitoi në qytetet Majami, Tampa, Orlando dhe në kryeqytetin e shtetit, Tallahasi.

Shtetet e përçara dhe parashikimi i rezultatit

Kahja politike e elektoratit në shtete të caktuara, sidomos në rastet kur këto shtete kanë votues që janë të ndarë në preferencat e tyre politike, dikton edhe mundësinë për të parashikuar se kush do të fitojë.

Në 2004 në një garë shumë të fortë në Ohajo, dy rrjete televizive pritën deri në orën një të mëngjesit në ditën pas zgjedhjeve për të deklaruar se George Bushi kishte fituar në atë shtet. Rrjete të tjera pritën edhe më gjatë.

Në vitin 2000, procesi krijoi shumë pikëpyetje në Florida. Demokrati Al Gori u bëri sfidë rezultateve fillestare që nxirrnin George Bushin fitues. Një betejë ligjore u vu në lëvizje që përfundoi me vendimin e Gjykatës së Lartë më shumë se një muaj pas zgjedhjeve.

Hillary & Trump

Votuesit në SHBA votojnë për presidentin e ri

Votuesit në SHBA do të votojnë më 8 nëntor në zgjedhjet thellësisht të përçara presidenciale, që mund të përcaktohen nga disa prej shteteve të pavendosura, ku kandidatët – Hillary Clinton dhe Donald Trump - u përpoqën t’i bindin votuesit në ditën përfundimtare përpara ditës finale të votimit.

Periskopi.com Lajme

Kandidatja e Partisë Demokratike, Hillary Clinton dhe kandidati i Partisë Republikane Donald Trump, kanë bërë fushatë deri në minutat e fundit më 7 nëntor, në disa prej shteteve fushëbetejë, ku pritet që vota të kalojë në favor të njërit nga kandidatët. Sondazhet kanë treguar se gara po ngushtohet në ato shtete përpara zgjedhjeve të 8 nëntorit.

Shtetet amerikane dhe vëzhguesit e zgjedhjeve njoftojnë se ka pasur një numë rekord të votimeve të hershme, me një pjesëmarrje të madhe të pazakontë të votuesve hispanikë, që duket se i kanë dhënë përparësi Clintonit.

Agjencia AP njoftoi se të paktën 43.2 milionë njerëz tashmë kanë votuar më 7 nëntor dhe pritet që numri i votuesve të hershëm – pasi të jetë përmbyllur – të arrijë deri në mbi 50 milionë në këto zgjedhje.

Kjo do të thotë se afro 40 për qind e votuesve amerikanë kanë votuar deri tani përpara fillimit të ditës së zgjedhjeve më 8 nëntor, shkruan AP. Nivele rekorde të votuesve të hershëm janë njoftuar nga 23 shtete, përfshirë edhe distriktin e Columbia.

 

Në orën 12, sipas kohës evropiane, vendvotimet janë hapur në nëntë shtete të bregut lindor, ndërsa tashmë në tri fshatra të vogla zgjedhjet kanë përfunduar.

Vendovotimet janë hapur në Konektikat, Indiana, Kentaky, Main, Nju Hempshër, Nju Xherzi, Nju Jork, Vermont dhe Virxhinia.

Një numër rekord i amerikanëve, më se 46 milionë, tashmë kanë votuar me postë apo në kuadër të votimeve të hershme.

Kandidatja demokrate, Hillary Clinton, sot në ditën e zgjedhjeve, ka hyrë me një epërsi në pjesën më të madhe të hulumtimeve të opinionit në krahasim me kandidatin republikan, Donald Trump.

Pritet se rezultatet e para të zgjedhjeve të sotme presidenciale do të fillojnë të paraqiten nesër në orën 6 të mëngjesit, sipas kohës evropiane.

Fituesi do të bëhet presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara dhe do të inaugurohet më 20 maj, duke e zëvendësuar presidentin aktual, Barack Obama, që ishte presidenti i parë afrikano-amerikan.

Si zgjidhet Presidenti – Vota dhe Kolegji Zgjedhor

Miliona amerikanë që do të votojnë në zgjedhje do të tregojnë emrin e kandidatit që ata e mbështesin. Por, në fakt, rezultati do të përcaktohet nga një kompozicion prej 538 anëtarësh të Kolegjit Zgjedhor që formalisht do të zgjedhin presidentin e ri.

Votën elektorale e kanë zbuluar me 1787 autorët e Kushtetutës së SHBA-së si një kompromis ndërmjet atyre që donin votim të drejtpërdrejt të popullit dhe atyre që dëshironin që Kongresi ta zgjedh Presidentin.

Një prej synimeve ishte që të mbrohen të drejtat e shteteve të më të vogla dhe të parandalohej dominimi i atyre me popullatë më të madhe mbi ato me më të vogël.

Prandaj sot, secila prej 50 shteteve amerikane ka numrin e njëjtë të votave elektorale, siç kanë edhe numër të njëjtë të anëtarëve të Kongresit.

California, shteti më i populluar amerikan, ka 2 senatorë dhe 53 përfaqësues, kështu që merr 55 vota elektorale.

Shtetet më të vogla kanë tre zgjedhës: dy për senatorë amerikanë dhe nga një për përfaqësues.

Uashington DC është një distrikt i veçantë federal, dhe jo shtet, prandaj edhe nuk ka asnjë senator e as edhe përfaqësues në Kongresin e SHBA-së. Por, sipas amendamentit 23 të Kushtetutës së SHBA-së, Distriktit Columbia i janë ndarë tri vota elektorale në mekanizmin zgjedhor.

Për t’u zgjedhur President, kandidatit i nevojitet mbështetja e një shumice të thjeshtë të votave elektorale. Aktualisht, për sigurimin e fitores nevojiten më së paku 270 vota elektorale.

Nëse votimi elektoral është i ngushtë, Dhoma e Përfaqësuesve është e autorizuar që ta zgjedh presidentin. Të vetmen herë kur Dhoma e Përfaqësuesve e mbivotoi votimin elektoral ishte më 1800, kur numri i votave elektorale të Thomas Jeffersonit ishte i njëjtë me ato të Aaron Burr. Dhoma e Përfaqësuesve zgjodhi Jeffersonin për president.

Faktori Kolegji Zgjedhor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk zgjidhet nga vota popullore, por nga votat e asaj që njihet si Kolegj Zgjedhor, i cili përbëhet nga 538 “zgjedhës” individual presidencial. Për të fituar në zgjedhje, kandidati duhet t’i ketë së paku 270 vota të këtij kolegji.

Secili shtet e ka të fiksuar numrin e anëtarëve të Këshillit Zgjedhor dhe është i barabartë me numrin e anëtarëve të zgjedhur të shtetit në Kongres. Ky numër është i bazuar në madhësinë e popullatës. Në Kaliforninë e banuar në mënyrë të dendur, për shembull 55 legjislatorë e përfaqësojnë shtetin në Kongres. Pra, Kalifornia i ka, po ashtu, 55 vetë në Kolegjin Zgjedhor.

Nga ana tjetër, Alaska, me popullatë të vogël, i ka vetëm tre legjislatorë në Kongres dhe rrjedhimisht tre anëtarë në Kolegjin Zgjedhor.

Por, ka ndodhur që Kolegji Zgjedhor të jetë kundërthënës, pasi mund ta zgjedhë kandidatin, që e ka humbur votën popullore.

Kjo ka ndodhur në vitin 2000 kur kandidati demokrat, Al Gore, ka fituar më shumë vota, por në Kolegjin Zgjedhor nuk e fitoi shumicën.

Atë vit, president u shpall, George W. Bush, me 271 vota të Kolegjit Zgjedhor, derisa Gore i kishte vetëm 266. Kjo kundërthënie ka ndodhur edhe dy herë në shekullin e XIX.

Në vitin 1876, kur kandidati republikan Rutherford B. Hayes u zgjodh president, demokrati Samuel Tilden u bë i vetmi kandidat presidencial amerikan që ka marrë më shumë se 50 për qind të votave të trupit zgjedhor, por humbi për shkak të votave elektorale./REL

JANUSZ BUGAJSKI

Bugajski: Clinton do të ishte më e mirë për Ballkanin dhe Kosovën

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Janusz Bugajski, nga Qendra për Analiza të Politikës Evropiane, me seli në Washington, thotë se Hillary Clinton do të ishte shumë më e mirë për Ballkanin, për rajonin dhe Kosovën, pasi ajo, jo vetëm që do ta vazhdonte politikën e presidentit Obama, por ajo do të dëshironte që ta arrinte kompletimin e misionit.

Periskopi.com Lajme

Radio Evropa e Lirë: Fillimisht dua t’ju pyes për zgjedhjet presidenciale amerikane. Shumë ekspertë dhe analistë thonë se nuk kanë parë garë të këtillë të ashpër dhe të paqartë, sikur kjo ndërmjet Hillary Clintonit dhe Donald Trumpit. Si do t’i përshkruanit ju këto zgjedhje?

Janusz Bugajski: Janë zgjedhje të pazakonshme sepse të dy kandidatët janë ekstremisht jo të popullarizuar. Mendoj se çfarëdo kandidati tjetër republikan me gjasë do ta mundte Hillary Clintonin, ndërsa nga ana tjetër, pothuajse secili kandidat demokrat do ta mundte lehtë Donald Trumpin.

Ne e kemi një garë që, para se gjithash, është e dy kandidatëve jo të popullarizuar. E dyta, ka shumë sulme personale, në masë të madhe të prodhuara nga Trumpi, dhe e treta, fokus i pamjaftueshëm në çështje politike. Por, mendoj se zgjedhjet aktualisht janë shumë të gjata, pasi po vazhdojnë prej votimeve partiake dhe mendoj se shumë amerikanë janë të ngopur me to.

Radio Evropa e Lirë: Kuptohet, si çdokund në botë, interesim i madh për këto zgjedhje mbretëron edhe në Ballkan dhe Kosovë. Meqë nuk ka pasur deklarata direkte nga të dy kandidatët për çështjen e Kosovës dhe Ballkanit, çka mund të presim nëse Hillary Clinton ose Donald Trump bëhen president të Shteteve të Bashkuara?

Janusz Bugajski: Mendoj se është shumë e qartë se Hillary Clinton do të ishte më e mirë për Ballkanin, për rajonin dhe Kosovën, pasi ajo, jo vetëm që do ta vazhdonte politikën e presidentit Obama, por ajo do të dëshironte ta arrinte kompletimin e misionit. Me fjalë të tjera, ta ndihmojë Kosovën të lëvizë në institucionet ndërkombëtare, të ketë siguri për shtet funksional, përpjekje për luftim të korrupsionit, pastaj përpjekje për kufizim të ndikimit rus në rajon.

Derisa presidenca Trump është shumë e paqartë, shumë e paparashikuar. Besohet se ai kishte lidhje të afërta biznesore me Rusinë, ai u është shmangur kritikave ndaj Putinit, ai e ka përshkruar NATO-n si potencialisht të vjetëruar… Pra, ka shumë frikë se presidenca Trump, aktualisht, do t’i kthente prapa disa nga përfitimet që janë bërë në rajon gjatë 10 viteve të kaluara.

 

Democratic presidential candidate Hillary Clinton speaks at her first-in-the-nation presidential primary campaign rally, Tuesday, Feb. 9, 2016, in Hooksett, N.H. (AP Photo/Matt Rourke)

Hillary Clinton tifoze e klubit të njohur anglez (Foto)

Nëpër mediat botërore po qarkullon një lajm, ku thuhet se kandidatja demokrate për President të Amerikës, Hillary Clinton është një tifoze e Arsenalit.

Periskopi.com Sporti

Një grup i tifozëve të Arsenalit që gjenden në Miami, kanë shpërndarë një foto të Clinton, e cila shihet bashkë me tifozë të ‘topçinjve’.

hillary /Periskopi.com

Madona

Madona u premton gojore secilit, por me një kusht (Video)

Madona ka dhënë një premtim të madh.

Periskopi.com Limonada

Ajo derisa këndonte në New York iu drejtua publikut, duke shprehur kështu mbështetjen e saj për Hillary Clintonin.

Tha se kushdo që voton për Clinton, ajo do të ja bëjë një gojore. Normalisht nëse ia dëshmojnë se kanë votuar për të.

Shkoi edhe më tej, filloi të lavdëronte veten se është e mirë në këtë punë./ Periskopi

 

 

Hashim Thaçi dhe Hillary Clinton

Iniciativa “Clinton”, dyshime për të kaluarën e Thaçit

Para se ta ftonte në takimin vjetor të ‘Clinton Foundation’, organizata e ish-presidentit amerikan kishte dyshime për ish-kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Periskopi.com Lajme

.

Kjo dëshmohet në njërën prej serisë së re të e-mailave që Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë publikë në kuadër të hetimeve për ish-sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton, raporton KTV.

Ftesa kishte ndodhur në vitin 2011, pak kohë pas raportimit nga ‘The Guardian’ se Thaçi dyshohet nga Këshilli i Evropës për trafikim me organe njerëzore dhe krime lufte.

“Cili është qëndrimi i Qeverisë Amerikane për ta ftuar ish-kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryeministren aktuale në Iniciativën Globale ‘Clinton’. A është Thaçi ende i përfshirë në çështjen e trafikimit me organe dhe a mund të ketë pasoja kjo”, shkruante Amitabh Desai më 17 gusht 2011.

Emailin e kishte dërguar në drejtim të zyrtarëve të Departamentit të Shtetit, që udhëhiqej atë kohë nga Hillary Clinton.

Desai e kishte sqaruar më vonë se po pyeste për kryeministrin aktual Thaçi dhe presidenten Atifete Jahjaga.

Përgjigja e Departamentit të Shtetit nuk jepet, por Thaçi kishte marrë pjesë në takimet vjetore të ‘Clinton Foundation’ për tri vjet rresht, 2011, 2012 dhe 2013.

E-mailat janë bërë publikë pasi që organizata ‘Citizens United’ e fitoi betejën me Departamentin Amerikan të Shtetit.

Zbulimet e reja vijnë teksa Wikileaks vazhdon të nxjerrë në pah emailat e shefit të fushatës së Clintonit, John Podesta.

Qeveria e Thaçit në vitin 2012 kishte nënshkruar një kontratë me ‘The Podesta Group’ për lobim për Kosovën, në vlerë 50 mijë euro në muaj.

Hillary & Trump

Clinton dhe Trump sonte në përballjen vendimtare

Kandidatët për President të SHBA-së, demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump, do të debatojnë sot në mbrëmje për herë të fundit, 20 ditë nga zgjedhjet presidenciale amerikane, për të cilat mbetet favorite kandidatja demokrate.

Periskopi.com Lajme

Ashtu si gjatë dy dueleve të para, ish-shefja e diplomacisë amerikane është përgatitur për disa ditë me dyer të mbyllura në një hotel pranë shtëpisë së saj në Chappaqua, në Nju Jork.

Strategët e Clinton mendojnë se këto debate kanë pasur deri tani një ndikim vendimtar në fushatë.

Donald Trump vazhdon mitingjet duke i kushtuar vetëm disa orë në ditë përgatitjes për duelin që do të ndiqet nga dhjetëra miliona amerikanë, edhe pse rekordi prej 84 milionë në debatin e parë duket i vështirë të arrihet.

Duke siguruar një popullaritet në rritje tek gratë dhe minoritetet, Hillary Clinton ka siguruar mesatarisht 46 për qind të votave kundër 39 për qind për Donald Trump dhe 6,4 për qind për Gary Johnson.

ct-gop-office-attacked-pic-20161016-001

I vihet zjarri zyres së Republikanëve, Trump fajëson Clintonin

Disa persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar një zyrë të Partisë Republikane në Karolinën e Veriut përmes zjarrvënës, duke shkatërruar çdo objekt që ndodhej brenda, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Periskopi.com Lajme

Ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi, por individët përgjegjës kishin shkruar me bojë spray në murin e godinës ‘Republikanë nazistë, largohuni nga qyteti’.

Për këtë arsye, pista kryesore e hetimit është ajo e një agresioni për shkak të motiveve politike.

Autoritetet kanë nisur menjëherë një hetim zyrtar për të zbuluar më shumë detaje, ndaj për të pasur një pasqyrim të qartë të ngjarjes do të duhet të pritet një tjetër komunikatë e hetuesve.

Ndërkohë, ky episod ka shkaktuar edhe një përplasje në distancë mes Donald Trump dhe Hillary Clinton.

Fillimisht ka qenë ish-sekretarja e Shtetit e cila përmes një postimi ne rrjetin social Twitter e dënoi ngjarjen duke u shprehur se sulmi ishte një akt horror dhe i papranueshëm. Ajo shtoi se ndihej mirë për faktin që nuk kishte të lënduar në njerëz.

Megjithatë, më i ashpër ka qenë reagimi i Donald Trump.   Miliarderi shkroi në Twitter se pas sulmit qëndrojnë kafshët që përfaqësojnë Hillary Clintonin, pasi sipas tij në këtë zonë, republikanët janë duke fituar.

Gara për Shtëpinë e Bardhë vijon të anojë nga Hillary Clinton, e cila në bazë të shumicës së sondazheve, gëzon një avantazh ndaj rivalit të saj Donald Trump.   Republikani është përballur me akuza të shumta për shkak të një sërë skandalesh, përfshirë videon e publikuar ku ai fliste më një retorikë denigruese ndaj grave.

Hashim Thaçi

Deklarohet Presidenti i Kosovës, e mbështet kandidaturën e Hillary Clinton

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar deklaratat e Donald Trump, i cili tha për një agjenci serbe të lajmeve se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte e gabuar.

Periskopi.com Lajme

Madje Trump, që është kandidat i Republikanëve për President në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe u ka kërkuar serbëve falje për këtë ndërhyrje.

Por, Presidenti i Kosovës në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se kushdo që është kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovës është kundër lirisë së një populli.

“Unë nuk njihem personalisht me Donald Trump, por ajo që dua të konstatoj si një President i një Republike që e ka të ardhmen lidhur ngushtë me SHBA-të dhe që përcjellë nga afër gjithë hapat e tyre, është se të jesh kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovës është të jesh kundër lirisë së një vendi”, ka thënë Thaçi.

Por, “ajo që është mirë është se opinioni demokratike është në favor të zgjedhjes për Presidente të ish-sekretares Hillary Clinton”, shtoi Presidenti.

“Madje Trump nuk është më as kandidat i Republikanëve – ajo që dua të them është se elita Republikane është distancuar nga Trump”.

Dëshirën e shqiptarëve për të fituar ish-sekretarja e shtetit amerikan Thaçi ka cilësuar jo si ndërhyrje në zgjedhjet në SHBA, por diçka që vjen natyrshëm.

“Nuk përzihem dhe as nuk e kemi atë mundësi, të përzihemi në zgjedhjet në SHBA, por shqiptarët i gëzohen zgjedhjes së Hillary Clinton Presidente të SHBA-ve. Prandaj ndjehem mirë se shqiptarët janë në favor të Clinton. Sepse dikush paraqet progres, dikush regres për të ardhmen”.

 

Çfarë shohin pozitive te njëri-tjetri Hillary Clinton dhe Donald Trump

Periskopi.com Video
Hillary Clinton

WikiLeaks publikon email-a të Hillary Clintonit

Kandidatja e Demokratëve për Presidente, Hillary ClintonKandidatja e Demokratëve për Presidente, Hillary Clinton.

Periskopi.com Lajme

WikiLeaks ka publikuar një numër emailash të kandidates demokrate për presidente, Hillary Clinton. Email-at e publikuara të premten përfshijnë transkripte të fjalimeve të saj për firmat e Wall Street-it.

Clinton njoftohet të ketë thënë se për çështje të politikave duhet një pozicion publik ashtu si edhe një pozicion privat. Clinton ka vuajtur gjatë fushatës nga perceptimi i shumë votuesve se ajo nuk është e besueshme.

Reince Priebus, kryetari i Komisionit Kombëtar Republikan, tha në një deklaratë se email-at tregojnë se “Hillary Clinton e ka shndërruar veten për fushatën e saj dhe është një mashtrim i plotë.”

Email-at ishin mes qindra mesazheve që WikiLeaks publikoi nga ndërhyrja në llogarinë e John Podestës, kreut të fushatës Clinton. Fushata nuk ka konfirmuar vërtetësinë e mesazheve. Publikimi i tyre të premten vjen dy ditë para debatit të dytë presidencial me Clintonit dhe rivalit të saj republikan Donald Trump.

Kandidatja demokrate shpreh gjithashtu pakënaqësi që sistemi i fushatave presidenciale kërkon që kandidatët të grumbullojnë shuma të mëdha parash.

Bernie Sanders, rivali i zonjës Clinton në zgjedhjet paraprake, i kishte kërkuar asaj të publikonte fjalimet për Wall Street-in.

Clinton njoftohet se është paguar më shumë se 20 milionë dollarë për fjalimet e saj për një numër firmash./voa/

rosenthal-facebookJumbo

Mesazhi i vërtetë i Donald Trump për racën

Andrew Rosenthal Opinione

Sa më shumë që Trump dëshiron t’iu hyj në hatër votuesve me ngjyrë, aq më bizar bëhet.

Vetëm këtë javë, i nominuari republikan për president tha se përgjigjja për dhunën lokale ishte ringjallja e programit ndalues dhe kontrollues në Nju Jork, i cili ishte braktisur kur gjykata federale gjeti se rezultatet e programit ishin raciste.

Ai sygjeroi se vendimi i tij për të tërhequr pretendimet për Obamën (që ishte lindur jashtë Amerikës) ishte përpjekje e pasinqertë për të ndërruar temën. Trump deklaroi se “lëvizja” e tij e prekë “secilin”. Një prej njerëzve të kampanjës së tij tha se nuk kishte racizëm para se Obama të zgjidhej President.

Nuk jeni të bindur se votuesit me ngjyrë në Amerikë do ta votojnë Trumpin?

Ndoshta se Trumpi nuk është realisht duke iu folur votuesve të pakicave. Ai po ofron shfajësime për amerikanët e bardhë që në një tjetër rast do të hezitonin të mbështesnin një kandidat racist.

Ronald Reagan e kishte bërë një gjë të tillë më 1980.

Por afrikano-amerikanët nuk ishin budallenj. Reagan mori pak mbështetje nga votuesit e zinj, dhe kandidatët tjerë republikanë në zgjedhjet e ardhshme ishin po aq keq sa ai. Mbështetja afrikano-amerikane për Trumpin është njëshifrore. Në kuvendin e tij në Cleveland, ishin vetëm 18 afrikano-amerikanë.

Ndryshe nga Reagani, Trumpi e anashkaloi takimin në Urban League në gusht, por megjithatë u paraqit në “town hall” të mërkurën dhe foli për çështjet më të rëndësishme që kishin të bënin me afrikanoamerikanët,” ku Sean Hannity i Fox News mirësjellshëm bëri vetëm pyetje të lehta.

Jo vetëm Hannity, që dukej se i ishte bashkuar kampanjës së Trumpit, mundi ta bënte Trumpin që të dukej nji figurë kredibile sa i përket racës. Në një pikë, ai e pyeti Trumpin, specifikisht, se si politikat e tij ekonomike do të ndihmonin afrikano-amerikanët.

Trump u përgjigj:
“Neve na duhen punë. Dëshpërimisht madje. Tash, na duhen shkolla, edukim, të gjitha llojet e gjërave, dhe veçanërisht qytetet. Brendia e qyteteve nuk ka qenë kurrë më keq në historinë tonë. Janë tepër të pasigurta. Ne do ta ndryshojmë këtë gjë duke shpenzuar shumë para.”

Trump më pas i bëri me faj udhëheqsit demokrat dhe Obamën për rritjen e shkallës së krimit që e bëri Çikagon “më keq se Afganistanin.” (do të shokoheshit po të merrnit vesh se Çikago është goxha më i parrezikshëm se Afganistani.)

Zgjidhja? Ndalim dhe kontrollim. Trumpi tha se ish kryetari i Nju Jorkut kishte bërë punëtë mirë duke iu dhënë policëve autoritet për t’i ndalur njerëzit në rrugë për të parë nëse kishin armë.

Shkalla e kriminalitetit në Nju Jurok ra në të 90-at, siç kishte rënë edhe në mbarë vendin, por jo për shkak të ndalim-kontrollit. Për gati 4,5 milion ndalime që i kreu policia, vetëm 6 përqind rezultuan me arrestime dhe 6 përqind të tjerë ishin nën hetim. Në 83 përqind të rasteve, personi i ndaluar ishte ose afrikanoamerikan ose hispanik.

Gjykata e kishte shpallur ndalim-kontrollin kundër-kushtetues, dhe përfundimisht ishte ndaluar. Trump mendon ndryshe.

Deri tash, nuk ka asnjë shenjë që thotë se ekipi i tij është duke punuar me votuesit me ngjyrë. Por mesazhi i vërtetë po qarkullon përmes mbështetësve të tij, si puna e Kathy Miller, lideres së fushatës së Trump-it në Mahoning County, Ohio.

“Nuk mendoj se pati racizëm deri në kohën e zgjedhjes së Obamës president,” i tha gazetës Guardian ajo.
“Obama është fajtor për njerëzit me armë, për vrasjet nëpër lagje, për papërgjegjshmërinë qytetare,” – tha Miller. “Mendoj se kjo është e gjitha përgjegjësia e tij.”

Njerëzit e dijnë se racizmi e ka helmuar Amerikën që prej filleve të saj. Kjo ndryshoi kur Obama u zgjodh më 2008 dhe disa fanatikë nisën të flinin më hapur.

Trumpi iu ka dhënë leje ta nxjerrin urrejtjen e tyre. Kjo është e vërteta për kampanjën e Trumpit, dhe asgjë nuk do ta ndërroj atë.

NY times | përktheu Periskopi.com