robben

Bayern mposht bindshëm Hertha Berlinin

Periskopi.com Sporti

Lideri i Bundesligës, Bayern Munich ka shënuar fitore prej 3:0 ndaj Hertha Berlin, në ndeshjen e javës së katërt në elitën e futbollit gjerman.

Serinë e golave e hapi anësori francez, Franck Ribery, i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 16.

Për golin e dytë u desht të pritej deri në pjesën e dytë, ku mesfushori Thiago Alcantara dyfishoi avantazhin në minutën e 68.

Goli i tretë, i cili edhe vulosi fitoren e bavarezëve u shënua nga Arjen Robben në minutën e 72.

Pas kësaj fitore Bayerni përforcon edhe më shumë kreun duke grumbulluar 12 pikë. /Periskopi.com