cq5do97xgaujjwo-1

Herolind Shala shënon një supergol (Video)

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka shënuar një supergol në fitoren e skuadrës së tij Kasimpasa, kundër Sancaktepes.

Periskopi.com Sporti

Shala shënoi në minutën e 66-të të takimit pasi pranoi një top brenda zonës së rrezikshme, para se të lirohej me një lëvizje nga mbrojtësi kundërshtar, dhe me një goditje precize me të majtën qëlloi cakun.

Kujtojmë se Shala u aktivizua për 90 minuta në këtë takim, derisa bashkëlojtari i tij nga Kosova, Loret Sadiku u fut në lojë në minutën e 62-të.

 

 

kosov

Fatih Terim i habitur nga përformanca e këtij lojtari të Përfaqësues së Kosovës (Foto)

Kosova ka humbur me rezultat 2-0 ndaj Turqisë, mirëpo ka bërë një lojë tejet të bukur.

Periskopi.com Sporti

E futbollisti më i mirë në fushë për Kosovën, padyshim që ishte mesfushori Herolind Shala.

Djaloshi nga Drenasi nuk u ndal në asnjë moment duke vrapuar, duke kontrolluar lojën, ndërpreu aksione të shumta por edhe organizoi disa të tillë.

Paraqitja e tij e mrekullueshme ndaj Turqisë, padyshim që ra në sytë e trajnerit Fatih Terim.

‘Imperatori’, pas ndeshjes ka shkuar tek zhveshtorja e Kosovës dhe e ka nxjerrë jashtë futbollistin kosovar për ta përshëndetur atë dhe për ta përgëzuar për paraqitjen fantastike, përcjell Telegrafi.com

“Ishe më i miri në fushë sonte nga të dyja skuadrat. Ke shkëlqyer në mesfushë. Të kam përcjellë edhe në kampionatin turk me Kasimpasan dhe më pëlqen shumë si futbollist. Vazhdo kështu se do të arrish shumë në karrierë”, i tha Terim yllit kosovar Herolind Shalës.

Kujtojmë që Shala ka zhvilluar tri ndeshje me Kosovën dhe në të trija ato ka pasur paraqitje të mira.

Ai fillimisht u inkuadrua në lojë ndaj Kroacisë në pjesën e dytë për të ngjallur lojën, ndërsa ndaj Ukrainës dhe Turqisë ishte më i miri në fushë.

Kosova tani ka fituar një lojtar të mrekullueshëm në mesfushë i cili është i ri në moshë vetëm 24 vite dhe pritet të jetë lider i Përfaqësueses sonë për ndeshjet e radhës. /Periskopi.com

terim

 

shala

Shala: Do të përmirësohemi ndaj Ukrainës

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala ka folur pas humbjes së thellë nga Kroacia me rezultat 0:6.

Periskopi.com Sporti

Ai beson se skuadra e tij do të përmirësohet në ndeshjen ndaj Ukrainës, e cila zhvillohet të dielën.

“Nuk ishte një ndeshje e mirë nga ana jonë dhe gabuam në disa momente. Kroacia tregoi sa vlen pasi edhe eksperienca në anën e tyre”.

“Duhet të përmirësohemi, jemi një përfaqësuese e re dhe ndaj Ukrainës do të tentojmë të përmirësojmë këtë gabim dhe shpresojmë në një rezultat pozitivë”, tha Shala.

????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

Shala dhe Berisha luajnë për Kosovën

Periskopi.com Sporti

FIFA u ka dhënë leje edhe Herolind Shalës dhe Valon Berishës për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës.

Sot Kosova zhvillon ndeshjen historike ndaj Finlandës si mysafir me fillim nga ora 20:45. /Periskopi.com