moldova

Finalja në hendboll ndërmjet Moldavisë dhe Kosovës [Live/video]

Hendbollistët e Kosovës janë duke u përballur kundër Moldavisë në Kuataisi të Gjeorgjisë, për finalen e “IHF Trophy”.

Periskopi.com Sporti

Kosova ishte përballur edhe më herët me  Moldavinë në fazën e grupeve ndeshja e cila kishte përfunduar pa fitues me rezultat të barabartë 27-27.

Këtë finale mund ta ndiqni në videon më poshtë. /Periskopi.com

hendboll

Lista e Kosovës kundër Turqisë

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në hendboll, Taip Ramadani, e ka publikuar listën e gjerë të lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e para kualifikuese për “Euro 2020”, që do t’i zhvillojë kundër Turqisë, më 2 nëntor në Ankara dhe më 6 nëntor në Prishtinë.

Periskopi.com Sporti

Përzgjedhësi Ramadani ka ftuar këta hendbollistë: Arbër Curri, Flamur Gerbeshi, Edon Gashi, Haris Berisha, Florim Hoxha, Sharr Ramadani e Drilon Tahirukaj, Lindrit Fetahu, Oltion Beshiri, Bajram Idrizi, Kastriot Jupa, Petrit Prekazi, Luigj Quni, Jeton Bislimi, Valon Dedaj, Kreshnik Krasniqi, Vlerson Zherka, Beni Sula, Enis Kabashi, Denis Terziqi e Etrit Xhafolli.

kosova-basketboll

Kosova zbulon listën për ndeshjet me Turqinë

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në hendboll, Taip Ramadani, e ka publikuar listën e gjerë të lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e para kualifikuese për “Euro 2020”, që do t’i zhvillojë skuadra verdhekaltër ndaj Turqisë, më 2 nëntor në Ankara dhe më 6 nëntor në Prishtinë, shkruan Zeri.info.

Periskopi.com Sporti

Përzgjedhësi Ramadani për grumbullimin e parë, i cili mbahet në Gjakovë më 27 tetor, në orën 13:00, ka ftuar këta hendbollistë:

Portierë: Arbër Curri, Flamur Gerbeshi, Edon Gashi e Haris Berisha;

Alo të djathtë: Florim Hoxha, Sharr Ramadani e Drilon Tahirukaj;

Alo të majtë: Lindrit Fetahu, Oltion Beshiri e Bajram Idrizi;

Lojtarët e vijës (pivot): Kastriot Jupa, Petrit Prekazi, Luigj Quni e Jeton Bislimi;

Lojtarë të qendrës: Valon Dedaj, Kreshnik Krasniqi e Vlerson Zherka;

Lojtarët ballorë (beka të majtë dhe të djathtë): Beni Sula, Enis Kabashi, Denis Terziqi e Etrit Xhafolli.

Kosova fatkeqësisht nuk mund të llogarisë në lojtarët Ylber Mjeku, Egzon  Gjuka dhe Endrit Abdullahi (të lënduar), kurse lojtarët Roland Nreca, Dymal Kernaja mungojnë për arsye objektive.

femrat

Kosova mëson shortin për Botërorin 2018

Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll (femrat), i ka mësuar sot kundërshtarët e kualifikimeve për Botërorin 2018.

Periskopi.com Sporti

Në fakt, vashat kosovare do të jenë pjesë e Grupit C, së bashku me Bullgarinë, Turqinë, Rumaninë, Zvicrën dhe Malin e Zi, njofton Zëri.

Kualifikimet do të zhvillohen në periudhën 30 maj – 4 qershor 2017 dhe në fazën tjetër do të kualifikohen ekipet e para.

hendboll1

Kosova mëson kundërshtarët e Kupës së Botës në hendboll për U-21

Është hedhur shorti për kualifikimet e Kampionatit Botëror të hendbollit për grupmoshën nën 21-vjeç në konkurrencën e meshkujve.

Periskopi.com Sporti

Federata e Hendbollit të Kosovës konfirmon se Kosova do të ketë për kundërshtarë Slloveninë, Sllovakinë dhe Ukrainën.

“Kombëtaret janë të ndara në 7 grupe nga 4 skuadra, dhe sipas shortit nikoqir të turneve kualifikuese, që do të zhvillohen nga data 5-8 janar 2017, do të jenë skuadrat e renditura në vendin e 2, dhe nëse ajo heqë dorë nga organizimi nikoqir do të jetë skuadra e renditur në vendin e 3, kurse në rast se edhe kjo heqë dorë nga organizimi atëherë nikoqir i turneut do të jetë skuadra e renditur në vendin e 4 sipas shortit (Kosova është e renditur në vendin e 4-të)”, thotë FHK. /Periskopi.com

hendboll

Hendbollistët shqiptarë nga Zvicra i bashkohen Kosovës

Periskopi.com Sporti

Hendbollistët Rinor Avdulli dhe Adnan Idrizi, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, këto ditë kanë marrë vendim t’i bashkohen Kosovës për grupmoshën U19 duke ndjekur ndjenjat e tyre për vendin ku i kanë të lindur prindërit.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Hendbollit e Kosovës. FHK gjithashtu ka dhënë një biografi të shkurtë për hendbollistët, përcjell albinfo.ch.

Rinor Avdulli ka lindur në Zvicër më 1998. Karrierën në hendboll e kishte filluar në moshën 11 vjeçare, dhe luan për grupmoshat U19 të klubit GC Amicitia Zurich. “Ai luan në pozitën e krahut të majtë dhe ka një gjatë si prej 190 cm dhe peshë 80 kg. Avdulli është i shkëlqyeshëm në krahë, por që mund të zhvillohet në të ardhmen edhe si lojtar qendre”, shkruan FHK.

Kurse edhe Adnan Idrizi ka lindur në Zvicër. Ai luan në pozitën e lojtarit qendror te skuadra e SG Pilatus me grupmoshën U19.

Sipas FHK ai ka një talent të rrallë, kurse rrjedh prej një familje hendbollistësh, pasi edhe babai i tij, Rasimi dikur luante me sukses të Gjilani. Ndërsa ka edhe një vëlla që luan për Zvicrën me U15. Adnani është i lindur në vitin 1999, i gjatë 184 dhe peshon 84 kg.