Aeroporti

Nga qershori fluturime direkte Helsinki – Prishtinë – Helsinki

Pas Parisit, listës së destinacioneve të ofruara në/nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” do t’i shtohet edhe një metropol europian. Duke filluar nga 22 Qershori i vitit të ardhshëm, kompania ajrore “Norëegian Air” do të lansoj fluturime direkte nga Aeroporti i Prishtinës për në Aeroportin Helsinki-Vantaa dhe anasjelltas, duke lidhur kështu Prishtinën me kryeqytetin finlandez.

Periskopi.com Lajme

Fluturimet janë planifikuar që të fillojnë gjatë sezonës së lartë verore të vitit të ardhshëm dhe do të realizohen me aeroplanë të tipit Boeing 737-800, me kapacitet prej 186 ulësesh.

“Ne si Limak Kosovo International Airport, i mirëpresim dhe mbështesim të gjitha linjat direkte që lidhin Prishtinën me destinacione të reja. Shërbimet ajrore nga Helsinku për në Prishtinë të ofruara nga partneri ynë “Norëegian Air”, do t’u mundësojnë udhëtarëve tanë më shumë zgjedhje për të udhëtuar.”

Kompania ajrore “Norëegian Air” fluturon në më shumë se 140 destinacione në botë dhe ka qenë e pranishme në Prishtinë për shumë vite me shërbime ajrore në disa destinacione.

 

Detajet e fluturimeve direkte për Helsinki:

Fluturimet D8 8452/8453 janë planifikuar për ditën e Enjte duke filluar me 22 Qershor 2017.

Nisja nga Helsinki bëhet në orën 16:00

Arritja në Prishtinë: 18:25

Nisja nga Prishtina për në Helsinki në orën: 19:05

Arritja në Helsinki: 23:25