Helmohen nxënësit në shkollë, policia jep detaje nga ngjarja

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për ngjarjen që ndodhi sot në shkollën 9 vjeçare në Kamëz “Jashar Hoxha’ ku mbetën të helmuar 4 nxënës.

Periskopi.com Uncategorized

Sipas njoftimit zyrtar ka qenë drejtoresha e shkollës ajo që ka telefonuar në numrin e emergjencave 112, duke thënë se 4 fëmijë në shkollë kanë pasur probleme shëndetësore. Menjëherë në shkollë është dërguar grupi hetimor, ku Drejtoresha e kësaj shkolle ka pretenduar se mos ka patur lëndë narkotike një nga nxënësit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë kontrolluar të gjithë shkollën, nga ku ka rezultuar se në shkollë nuk është konstatuar asnjë lëndë e dyshuar narkotike.

Nga kontrolli i imtësishëm dhe aroma e ndierë nga shërbimet dyshohet se aroma ka qënë kimikat (në formë të gaztë) që përdoret për pastrim.

Nxënësit të cilët kanë shfaqur probleme me shëndetin, kanë marrë mjekimin e nevojshëm në Spital. Sipas deklaratave të tyre aroma ka qenë shumë e fortë, shkruan Lapsi.al.

Nga deklarimi i mjekut të Spitalit, figuron se këto shqetësime nuk kanë ardhur si pasojë e aromës së ndonjë lëndë narkotike por nga aroma e ndonjë kimikati të fortë. Shërbimet e policisë po punojnë për evidentimin e llojit të kimikatit të futur në shkollë.