FSK

As vitin e ardhshëm FSK-ja s’do të mund të blejë helikopterë

Pesë milionë euro më shumë do të ketë Forca e Sigurisë së Kosovës në buxhetin e vitit 2017.

Periskopi.com Lajme

Nga 51 milionë euro sa ka buxhet, vetëm 18.5 milionë prej tyre do të përdoren për shpenzime kapitale, ku hyn edhe blerja e autoblindave prej 3.7 milionë eurosh, para të cilat janë ndarë që në buxhetin e vitit 2015, e po ashtu edhe 3.7 milionë euro të tjera do të shpenzohen për blerjen e automjeteve taktike për Forcën.

76 automjete taktike 3 ose 4 tonëshe, 4×4 janë paraparë që t’i blejë Forca e Sigurisë dhe për këtë, në vitin 2017 i ka në dispozicion 3.5 milionë euro të tjera, raporton KTV

Pavarësisht që në vitet 2015 dhe 2016 FSK-ja parashikoi që të blejë disa autoblinda dhe Qeveria i ndau buxhetin prej 3,3 milionë eurove, paratë në fakt nuk u shpenzuam.

Ato u bartën nga viti në vit dhe kështu në 2017, bazuar në projektligjin e Buxhetit të Kosovës për 2017, FSK-ja ka në dispozicion për këtë kategori 3 milionë e 850 mijë euro.

Bazuar në këtë projektligj, as më 2017 forca nuk ka paraparë që të blejë helikopterë, pavarësisht statusit që i lejon të pajiset me këtë mjet ushtarak, por nuk ka para për ta blerë atë.