kryeziu

Kryeziu uron bashkëlojtarët për ndeshjen ndaj Turqisë

Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu nuk do të luajë në ndeshjen e sotme ndaj Turqisë.

Periskopi.com Sporti

Ai i ka uruar fat Përfaqësueses së tij.

“Vëllezër ju uroj fat dhe suksese ndaj Turqisë. Forca Kosova! Hap pas hapi”, ka shkruar Kryeziu në Facebook. /Periskopi.com

kryeziu

Kryeziu optimist para ndeshjes me Kroacinë

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu është shprehur optimist sa i përket një rezultati pozitiv në ndeshjen kundër Kroacisë.

Periskopi.com Sporti

Kosova pret Kroacinë nesër mbrëma në Loro Boriçi të Shkodrës për të zhvilluar ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin 2018.

Ai beson se ‘Dardanët’ kanë një skuadër të mirë dhe mund të marrin ndonjë pikë kundër një skuadre të fortë si Kroacia.

“Kemi një ekip të mirë dhe jemi optimistë se do të nxjerrim pikë ndaj një skuadre shumë të fortë si Kroacia”, tha Kryeziu. /Periskopi.com

kryeziu

Futbollisti i njohur i Kosovës pezullohet nga klubi

Periskopi.com Sporti

Klubi zviceran, Luezern ka pezulluar përkohësisht mesfushorin e saj, Hekuran Kryeziu.

Reprezentuësi i Kosovës nuk u përfshi fare në skuadër për ndeshjen ndaj Sionit e cila përfundoi baraz 2:2.

Por, futbollisti 23-vjeçar u pa në tribunë i qetë duke ndjekur lojën, por klubi nuk kishte njoftuar për ndonjë dëmtim të tij.

Arsyeja u mësua më vonë. Kryeziu u pezullua nga trajneri Markus Babel për shkak se nuk ishte paraqitur në mbledhjen e paraditës së djeshme, në orën 10. /Periskopi.com