20161202094709623646

Xhaka ka shutin më të fortë tek Arsenali (Video)

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i djathtë i Arsenalit, Hector Bellerin, ka thënë se mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka shutin më të fortë te klubi londinez.

Në një intervistë për Mirror, spanjolli ka zbuluar se Xhaka, blerja 30 milionë funte, ka shutin më të fortë tek Arsenali.

bellerin

Bellerin: Jam i lumtur për rinovimin e kontratës

Mbrojtësi spanjoll, Hector Bellerin, sot ka vazhduar kontratën me Arsenal.

Periskopi.com Sporti

Bellerin që një kohë ishte lidhur me një rikthim në Barcelonë por ai i ka vendosur për një qëndrim tek londinezët.

“Jam shumë krenar për vazhdimin e kontratës. Falëmenderit për përkrahjen e madhe dhe shpresoj se do të kalojm shumë mirë gjatë këtyre viteve”

“I lumtur edhe për faktin se do të jem edhe për shumë vite një ‘Gunner’.

21-vjeçari ka vazhduar me ‘topqinjtë’ deri më 2022. /Periskopi.com/

swansea-vs-arsenal

Zyrtare: Ky yll nënshkruan me Arsenalin

Mbrojtësi i talentuar i Arsenalit, Hector Bellerin ka rinovuar kontratën me klubin.

Periskopi.com Sporti

Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e Arsenalit, ku thuhet se 21-vjeçari ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë.

Bellerin ka shkëlqyer me paraqitje që prej sezonit 2014-15, prej kur edhe luan rregullisht në pozitën e djathtë të mbrojtës së ‘topçinjve’. /Periskopi.com

arsenal-premier-league-training_3745049

Ylli i njohur nënshkruan me Arsenalin

Arsenali pritet të konfirmojë në orët e ardhshme rinovimin e kontratës së Hector Bellerin.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i djathtë ka nënshkruar kontratën e re me klubin nga Emirates Stadium, njoftojnë mediat në ishull.

21-vjeçari do të përfitojë rreth 100 mijë funte në javë me kontratën e re.

Për Bellerin u interesua edhe ish-klubi i tij, Barcelona, mirëpo vetë lojtari ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në Camp Nou.

Kontrata e re me ‘topçinjtë’ thuhet se do të vlejë për gjashtë vjet e gjysmë. /Periskopi.com

swansea-vs-arsenal

‘Tronditet’ Arsenali para derbit me Manchester United

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka konfirmuar lëndimin e mbrojtësit spanjoll, Hector Bellerin.

Periskopi.com Sporti

Arsenal është duke u përgaditur për takimin e radhës në Premier Ligë që do ta zhvillojë ndaj rivalëve të vjetër, Manchester United.

‘Topqinjtë’ do të jenë pa ndihmën e yllit spanjoll, që në këtë sezon është një nga pikat kyçe të skuadrës së Wenger.

“Hector Bellerin është jashtë për 4 javë. Ai u lëndua në 10  sekondat e fundit ndaj Spurs, nga një ndërhyrje shumë e fortë nga Danny Rose”, deklaroi Wenger në konferencën për shtyp para ndeshjes.

belerin
Hector Bellerin & Danny Rose, në duel

Ai foli edhe për gjendjen fizike të sulmuesit, Alexis Sanchez.

“Unë e kuptojë dëshiren e Alexis për të luajtur për kombëtaren e tij, ne i besojmë stafit mjekësor të Kilit. Nesër do të marrim një vendim për të”, shtoi tekniku francez.

Manchester United-Arsenal takohen të shtunën nga ora 13:30. /Periskopi.com/

arsenal3

Zyrtare: Lëndohet ylli i Arsenalit

Përfaqësuesja e Spanjës ka konfirmuar lëndimin e Hector Bellerin.

Periskopi.com Sporti

Ylli i Arsenalit me këtë rast është larguar nga grumbullimi me U21 për shkak të një lëndimi, por detajet ende nuk janë bërë të ditura.

Në vend të tij është thirrur Javi Manquillo i Sunderlandit.

Berllerin është një nga lojtarët kyç të Topçinjve dhe për atë vazhdimisht po shfaq interesim Barcelona. /Periskopi.com

during the Barclays Premier League match between XXX and XXX on August 24, 2015 in London, United Kingdom.

bellerin

Pasi dështoi për Bellerin, Barcelona e do këtë mbrojtës

Barcelona është duke shfaqur interesim për mbrojtësin e Southampton, Cedric Soares.

Periskopi.com Sporti

Lajmi është dhënë nga tabloidi Goal, ku thuhet se drejtuesit e klubit katalunsa e duan lojtarin në fjalë, pas dështimit për të arritur marrëveshje për Hector Bellerin të Arsenalit.

Soarez ka treguar paraqitje të mira me skuadrën angleze dhe pritet që në janar klubi nga Camp Nou të dërgojë ofertë për të. /Periskopi.com

bellerin

Bellerin afër marrëveshjes me këtë klub

Hector Bellerin është shumë afër nënshkrimit të kontratës me Arsenalin.

Periskopi.com Sporti

Lajmin e ka konfirmuar agjenti i mbrojtësit spanjoll, i cili ka zbuluar se të dyja palët janë në bisedime.

”Ne jemi duke biseduar tani më shumë se para dy javësh. Në situata normale, Bellerin do ta rinovojë kontratën”.

”Bellerin është i lumtur në Arsenal dhe ai ka bërë një zhvillim të mirë këtu”, theksoi agjenti Albert Botines. /Periskopi.com

arsenal1

Ylli i Arsenalit humbet derbin e Londrës

Hector Bellerin nuk ka udhëtuar me skuadrën e Arsenal për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj ekipit bullgar, Ludogorets.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i djathtë ka qëndruar në Londër për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe mendohet se do të humbasë edhe derbin ndaj rivalëve të qytetit, Tottenham Spurs.

21-vjeçari është në formën më të mirë të karrierës së tij dhe është duke u lidhur më një kalim të mundshëm tek Manchester City dhe Barcelona. /Periskopi.com

during the Barclays Premier League match between XXX and XXX on August 24, 2015 in London, United Kingdom.

arsenal3

Arsenali bën gabim të madh nëse e shet këtë yll

Mesfushori i Arsenalit, Santi Cazorla thotë se klubi i tij do të bënte një gabim të madh nëse do të lejonte Hector Bellerin të largohej.

Periskopi.com Sporti

Për këtë të fundit kanë shfaqur interesim të madh dy klubet e njohura, Barcelona dhe Manchester City.

“Do të ishte një gabim për Arsenalin nëse do të lejonte largimin e Bellerin. Është e qartë se shumë klube e duan atë”, deklaroi Cazorla.

“Ka pasur fjalë rreth Manchester Cityt dhe Barcelonës. Ai është një lojtar me potencial të madh dhe unë jam i sigurtë se ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm i Kombëtares së Spanjës”, shtoi ai. /Periskopi.com

bellerin

Arsenali zhgënjen Barcelonën dhe Cityn

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka konfirmuar se mbrojtësi Hector Bellerin nuk do të largohet.

Periskopi.com Sporti

Ai shprehet i befasuar me spekulimet e fundit të cilat e kanë lidhur 21-vjeçarin me një kalim të mundshëm te Barcelona ose Manchester City.

“Jam i befasuar me spekulimet rreth tij. Ai ka edhe tre vjet kontratë me Arsenalin”, deklaroi francezi.

“Ai ka qenë fantastik në këto dy sezone, për moshën që ka, ai ka një mentalitet të fortë dhe i dëshiron të marrë përsipër përgjegjësitë e tij”, shtoi ai. /Periskopi.com

sport-preview-gaya-bellerin

Guardiola kërkon dyshen spanjolle

Strategu katalunas, Pep Guardiola është në kërkim të dyshes spanjolle, Hector Bellerin dhe Jose Gaya.

Periskopi.com Sporti

Manchester City shpenzoi mbi 50 milionë euro për blerjen e mbrojtësit John Stones nga Everton, por si duket kjo nuk i ka mjaftuar 45-vjeçarit.

Tekniku spanjoll mendon të freskoj krahët e mbrojtjes, pasi që Bacary Sagna, Pablo Zabaleta dhe Aleksandër Kolarov me gjasë janë në vitet e fundit të karrierës së tyre.

 

Pep Guardiola ka 100 milionë euro për dyshen që do të tentojë t’i ofrojë në Etihad Stadium. /Periskopi.com

bellerin

Klubi i njohur ka gati 40 milionë funte për Bellerin

Manchester City duket se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i Hector Bellerin.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i djathtë i Arsenalit ka shkëlqyer me paraqitje në sezonet e fundit te londinezët.

The Sunday Times shkruan se ‘qytetarët’ janë të dëshpëruar për të transferuar 21-vjeçarin.

Sipas të njëjtit raport, drejtuesit e klubit nga Etihad Stadium janë të gatshëm të paguajnë plot 40 milionë funte për transferimin e tij në Etihad Stadium.

Në anën tjetër, Arsenali shpreson se Bellerin do të rinovojë kontratën, pasi një gjë e tillë do të mund të largonte klubet e interesuara për të, në mesin e të cilave është edhe ish-klubi i tij, Barcelona. /Periskopi.com

Alex Iwobi of Arsenal celebrates his goal with Hector Bellerin of Arsenal

Arsenali me kontrata të reja për dy yjet e rinj

Arsenali është duke përgatitur kontrata të reja për yjet e rinj të skuadrës, Hector Bellerin dhe Alex Iwobi.

Periskopi.com Sporti

Këta dy të fundit kanë zhvilluar paraqitje mbresëlënëse me londinezët në dy sezonet e fundit dhe kjo ka shtyrë drejtuesit e klubit nga Emirates Stadium t’u ofrojnë atyre marrëveshje të re.

Mbetet të shihet përgjigjja e futbollistëve në fjalë, të cilët me gjasë do të vazhdojnë qëndrimin te 13-të herë kampioni i Premier Ligës.

Vlen të ceket se për Bellerin është duke u interesuar shumë ish-klubi i tij, Barcelona. /Periskopi.com

bellerin

Arsenali ‘blindon’ Bellerinin

Arsenali është duke i përgatitur rinovimin e kontratës mbrojtës të talentuar Hector Bellerin. Këtë po e bënë për të larguar interesimin e Barcelonës dhe Manchester Cityt.

Periskopi.com Sporti

Të dy klubet në fjalë janë duke shfaqur interesim për 21-vjeçarin, i cili ka treguar paraqitje mbresëlënëse në dy sezonet e fundit të ‘topçinjtë’.

Madje, drejtuesit e klubit nga Camp Nou tashmë janë penduar për largimin e tij kur ai ishte vetëm 16 vjeç dhe tani e duan rikthimin e tij.

Mirëpo, rinovimi i mundshëm i kontratës së tij me londinezët me gjasë do të largonte interesimin e dy klubeve të lartëcekura. /Periskopi.com

bellerin

Edhe City e do Bellerin

Periskopi.com Sporti

Manchester City është i gatshëm të rivalizojë Barcelonën në garën për të transferuar mbrojtësin e Arsenalit, Hector Bellerin, shkruajnë mediat evropiane.

Për 21-vjeçarin besohet se po interesohet shumë gjigandi katalan, mirëpo një ofertë e majme e ‘pasanikëve’ do të mund t’i prishte punë atyre.

Megjithatë, rinovimi i kontratës së Bellerin me Arsenalin mund të jetë pengesë për largimin e tij. /Periskopi.com

bellerin

Barcelona insiston për Bellerin

Periskopi.com Sporti

Edhe pse javë më parë u raportua se Barcelona tashmë ishte dorëzuar për mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Arsenalit, Hector Bellerin, raportet në Spanjë sugjerojnë të kundërtën tashmë.

E përditshmja katalanase ‘Sport’ raporton se drejtuesit e klubit nga Camp Nou po përgatisin një ofertë për 21-vjeçarin, ofertë e cila pritet të dërgohet në afatin kalimtar të janarit.

Mbetet të shihet nëse londinezët do t’i rezistojnë sërish ofertave të pesë herë kampionit të Evropës.

Vlen të ceket se Bellerin ka qenë pjesë e të rinjve të Barcelonës disa vite më parë. /Periskopi.com

bellerin-bolt

Bolt më i shpejtë se Bellerin

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka folur rreth yllit të skuadrës së tij, Hector Bellerin, i cili njihet si futbollisti më i shpejtë në Evropë.

Francezi beson se 21-vjeçari ende nuk mund ta mposhtë në garë atletin kampion bote, Usain Bolt.

“Ai është ambicioz. Mendoj se Usain Bolt është ende shumë i shpejt për Bellerin”, deklaroi francezi. /Periskopi.com

bellerin

Barcelona dorëzohet për Bellerin

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka hequr dorë nga mundësia e transferimit të mbrojtësit të Arsenalit, Hector Bellerin, shkruajnë mediat evropiane.

Gjigandi katalan ka qenë i interesuar kohëve të fundit për rikthimin e talentit të dikurshëm të saj në Camp Nou, mirëpo një gjë e tillë pothuajse është e pamundur të ndodhë, për shkak se ai tashmë është shndërruar në një ndër lojtarët kryesorë të gjigandit anglez. /Periskopi.com

cafu

Cafu: Bellerin si unë

Periskopi.com Sporti

Legjenda braziliane e futbollit, Evangelista Cafi sheh ngjashmëri mes tij kur ishte 21-vjeçar dhe mbrojtësit të talentuar të Arsenalit, Hector Bellerin.

Ai thotë se spanjolli është lojtar shumë i shpejtë dhe beson se ka një të ardhme të ndritur si futbollist.

“Bellerin është si unë kur isha 21-vjeçar”, thotë Cafu.

“Ai është shumë i shpejtë dhe shumë mbresëlënës. Ai ka një të ardhme të madhe”. /Periskopi.com