haxhi-shala-471851525

Shala: Haradinaj u arrestua pasi dikush ndihej i rrezikuar nga takimi i tij me Trump

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, kosnideron se arrestimi i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga autoritetet e Francës ndodhi pasi dikush frikësohej nga humbja e pushtetit në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

 

Sipas Shalës kjo do të ndodhte gjatë kohës kur Ramush Haradinaj do të takohej me presidentin e Amerikës, Donald Trump, i cili është i ftuar në inaugurimin e tij si president.

Në lidhje me bisedimet Kosovë – Serbii, Shala ka thënë se shihet qartë se këto bisedime nuk kanë pasur fare efekt.

Postimi i plotë i deputetit Shala:

“Po e vezhgoja mjaftë me interesim arrestimin e padrejtë të Ramush Haradinajt!

Ta them të drejtën, fatkeqsisht kohëve të fundit gjithcka mund të pritet për njerzë tonë mbrenda dhe jashtë vendit. Këtë e shofim nga mos reagimi i duhur i Institucioneve tona, që le per t’u kuptuar që kjo pritej apo ishte edhe planifikuar nga persona të caktuar në vend.

Apo mos ndodhi sepse dikush edhe mund të ndihej i rrezikuar nga humbja e pushtetit në kohën kur miku jonë Haradinaj do të takohej me njeriun më të fuqishëm në Botë, pra Trump?!

Ne anën tjetër, sa i përket politikave dhe reciprocitetit me Serbinë, këto asnjeherë nuk kanë zë vend, dhe shifet qartë se bisedimet me Serbinë nuk kanë pasur fare efekt për vendin tonë

Ndërsa Francën nuk e lë fajtore më shumë se sa udhëheqësit tonë politik, që tani e sa vite kanë zhvilluar bisedime koti dhe të paktën nuk kanë qenë në gjendje që arrestime të tilla të mos ndodhin më.

Perderisa Serbia ka nenshkruar marreveshje me Institucionin më të lartë të sigurisë në Evrope, pra Europol, në të cilin sigurisht që bën pjesë Franca, fatkeqsisht kjo e fundit do duhet ta kete dëgjuar patjetër! duke qenë se Kosova në anën tjetër nuk ka fare marrëveshje operacionale apo strategjike me Europol’in!

Pra, faji kryesor prapë mbetet te Kosova (udhëheqësit politik), me mos perfaqësimin e duhur në bisedimet me Serbinë dhe BE-në” (sic.), ka shkruar Shala.

Haxhi Shala

Shala: Nëse nuk votohet demarkacioni, Thaçi të japë dorëheqje

Deputeti i NISMA për Kosovën, Haxhi Shala, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi duhet të japë dorëheqje, nëse marrëveshja për demarkacionin nuk kalon.

Periskopi.com Lajme

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Isa Mustafa, se Demarkacioni do të procedohet nëse opozita nuk do dialog, Shala ka thënë se NISMA ende nuk ka marrë një ftesë zyrtare nga Mustafa.

Ai, në TV Dukagjini, me këtë rasti i ka bërë thirrje Qeverisë që sa më shpejt kjo marrëveshje të procedohet në Kuvend, në mënyrë që puna e këtij institucioni të mund të zhvillohet normalisht.

Shqetësimet e fundit se mos ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi, mund ta destabilizojë sigurinë e vendit, për deputetin e NISMA-s për Kosovën, Haxhi Shala janë të pabaza, pasi sipas tij, zyrtarë të këtij vendi janë shprehur të gatshëm për të biseduar rreth kufirit.

Shala është shprehur i bindur se demarkacioni nuk do të kalojë dhe se kundër versionit aktual do të votojnë edhe deputetë të pozitës të cilët ia duan të mirën këtij vendit.

 

Haxhi Shala

Haxhi Shala pyet Hashim Thaçin: A ke qenë në vijë të frontit a jo?

Deputeti i Nisma për Kosovën, Haxhi Shala ka thënë se kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi flet për mediat shqiptare thotë se ka luftuar kundër Serbisë ndërsa për mediat e huaja deklaron të kundërtën.

Periskopi.com Lajme

“Kur flet për mediet shqiptare Hashim Thaçi thotë se ka luftuar kundër Serbisë, sa ka luftuar nuk e din, por e thotë që ka luftuar! Po ky, i njëjti, kur flet për mediet e huaja, sikur që ishte rasti me intervistën e tij dhënë televizionit Euroneës, thotë se ka qenë larg “vijave të frontit”, dmth larg nga vendet ku është luftuar.

Tash, ndaje mendjen njëherë e mirë Hashim, a ke luftuar a jo?”, ka shkruar Shala në llogarinë e tij në Facebook.

Deputeti Shala ka cituar një citat të Thaçit për Shekullin.

“Unë kam luftuar që shqiptarët të vendosin vetë për veten dhe të mos merret leje në Serbi për ato që ne vendosim apo dëshirojmë, kështu që jam krejt indiferent për opinionet e Beogradit për ne”.