Hassan Rouhan

Presidenti i Iranit reagon ndaj fitores së Trump

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani ka reaguar ndaj fitores së Trump duke thënë se kjo nuk do të ndryshojë trajektoren e politikës së jashtme të vendit të tij dhe se besueshmëria e SHBA-së në mesin e komunitetit ndërkombëtar kishte rënë tashmë.

Periskopi.com Lajme

Rezultatet e zgjedhjeve amerikane nuk do të kenë asnjë ndikim në politikat e Republikës Islamike, tha kleriku iranian gjatë një takimi të mërkurën me kabinetin e tij, raporton Klan

“Për shkak të politikave të gabuara, pozita e Amerikës në bashkësinë ndërkombëtare dhe opinionin publik botëror është zvogëluar”, ka përfunduar Rouhani.