Haskuka: Prizreni sot po tregon se nuk ka vendim pa popull

Periskopi.com Lajme

Ish-deputeti dhe kandidati për deputet, Mytaher Haskuka, ka thënë në tubimin elektoral të Vetëvendosje-s në Prizren se ky qytet sot po i thotë jo krimit, korrupsionit e “Zajednicës”.

“Këta e lanë universitetin pa shkencë, kulturën pa libra, trashëgiminë kulturore të bastisur, vendin pa punë, gjykatat pa drejtësi”, tha Haskuka në këtë tubim.

Haskuka tha se Prizreni sot po tregon se nuk ka vendim pa popull.

“Të gjithë votojmë që me 11 qershor të kemi një kryeministër me zemër, të guximshëm dhe të dijshëm, Albin Kurtin.

Urime populli i bashkuar kundër krimit të organizuar”, ishin fjalët përmbyllëse të tij në këtë tubim.

Reklamë
Reklamë

Deputeti i Vetëvendosjes nuk e përjashton mundësinë e eskalimin e situatës për vdekjen e Astritit

Deputeti i LVV-së, Mytaher Haskuka, i ftuar në emisionin Politikë në Tribuna Channel, është pyetur se çka ka paraparë Vetëvendosje për veprimet e mëtutjeshme me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Periskopi.com Lajme

I pyetur se a mund të ketë eskalim të situatës, Haskuka nuk e ka përjashtuar një gjë të tillë.  Sipas Haskukës, pakënaqësia e qytetarëve është në rritje dhe kjo mund të shtyjë në eskalim, sipas tij, nuk mund të mbahen në kontroll qytetarët.

Haskuka shtoi se 17 vjet pas luftës është e papranueshme që të vdes një i burgosur në burg.

Reklamë
Reklamë