ali-ahmeti-e-hashim-thaci

Hashim Thaçi përzihet në fushatën parazgjedhore në Maqedoni

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka vendosur që sot, pikërisht në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni, të dekorojë mbi 100 personalitete nga Maqedonia për “meritat e tyre në fusha të ndryshme për avancimin e shqiptarëve por edhe të bashkëpunimit të tyre me popujt fqinjë”.

Periskopi.com Lajme

Me këtë rast Thaçi ka zgjedhur të paraqitet përkrah Ali Ahmetit. Kreu i BDI’së menjëherë ka njoftuar duke shfaqur kënaqësi për takimin me “bashkëluftëtarin dhe bashkëveprimtarin” e tij.

Thaçi do të ndajë dekorata në një ceremoni në Shkup mirënjohje “personaliteteve për kontribut në politikë, në të drejta të njeriut, në shkencë, në kulturë e art, por edhe në biznes”.

Por, disa nga subjektet e atjeshme kanë reaguar duke i kërkuar Thaçit që të mos përzihet në fushatën e atjeshme.

Një kërkesë të tillë këto ditë është bërë nga lideri i Lëvizjes për Reforma – PDSH, Zijadin Sela.

Përndryshe, paternalizmi, si nga ana e Tiranës, ashtu edhe nga Prishtina, nuk është gjë e re për shqiptarët e Maqedonisë, sidomos në kohë të zgjedhjeve. Liderët qeveritarë dhe politikë rregullisht në situatat e këtilla u tregojnë “vëllezërve nga Maqedonia”, se cilët janë të preferuarit e tyre, qoftë me pritjet që u bëjnë në Tiranë e Prishtinë, qoftë me mesazhe përkrahjeje përmes medias, apo edhe me dekorime, si këto të fundit të presidentit të Kosovës.

 

 

sevdije-ahmeti

Thaçi kujton veprimtarinë e Sevdije Ahmetit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar sot punën e aktivistes tashmë të njderë, Sevdije Ahmeti, për të drjetat e gave dhe fëmijëve në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Thaçi ka thënë ajo ishte inspirim për shumë gra që të ngrehin zërin kundër padrejtësive, duke theksuar se vendit do t’i mungojë kontributi i saj.

“Ndarja nga jeta e aktivistes shumëvjeçare për të drejtat e njeriut, Sevdije Ahmeti, ishte lajm shumë pikëllues. Ishte ndër të parat që kishte ngritur zërin për të drejtat e grave dhe fëmijëve në Kosovë, në kohën kur shumëkush kishte zgjedhur heshtjen. Me angazhimin e saj, kishte arritur të dokumentonte edhe shumë abuzime me të drejtat e njeriut në Kosovë. Ajo ishte inspirim për shumë gra të tjera që të ngrehnin zërin kundër padrejtësive. Do të na mungojë kontributi i saj!”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Periskopi/

Krimet e luftes / arkiv

S’ka prokurorë për t’u zbardhur krimet që kërkon Presidenti

Krimet e kryera gjatë dhe pas luftës në Kosovë duhet të presin ende për t’u zbardhur.

Periskopi.com Lajme

Më 9 prokurorë sa ka gjithsej, Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka kapacitet që të hetojë këto krime, pavarësisht se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kërkuar një gjë të tillë.

Sipas Ehad Miftarit, nga Instituti Kosovar i Drejtësisë, një kërkesë e tillë e shefit të shtetit mund të interpretohet edhe si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

Ai ka thënë se për shumë vite, liderët e shtetit kanë injoruar organet e drejtësisë dhe një kërkesë e tillë nga Presidenti Thaçi nuk mund të jetë e sinqertë, raporton KTV

Pas marrjes së letrave të dërguara nga Presidenti, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, duke thënë se këto letra “janë prioritet i Prokurorisë”.

Gjatë ditës, Lumezi ka mbajtur takim me të gjithë kryeprokurorët, edhe të Prokurorisë Speciale edhe asaj Themelore, si dhe departamenteve të krimeve të rënda.

E zyrtarë të LDK-së që kishin akuzuar PDK-në dhe SHIK-un për vrasjet e ashtuquajtura politike, kanë heshtur.