Kryeprokurori, Hashim Thaçi dhe Hashim Rexhepi

Kërkohet hetim për Hashim Thaçin, pas akuzave të ish – Guvernatorit!

Periskopi.com Lajme
Hashim Thaçi

Thaçi, asnjë fjalë për presionin ndaj Guvernatorit që buxhetin e Kosovës ta investonte nëpër “bastoret” financiare

President i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë në Klan Kosova ka folur për shumë tema.

Periskopi.com Lajme

Thaçi, një figurë kontraverze dhe përçarëse e qytetarëve të Kosovës është përpjekur të shfaqet në tonin e njeriut racional dhe unifikues me përgjigje të buta, dhe aspak konkrete.

Një minutazh të madhe ai i ka kushtuar duke folur për vrasjet ndaj pakicës serbe që ka ndodhur pas luftës në Kosovë.

Mbetet interesante, se Hashim Thaçi as nuk është pyetur e as që ka thënë ndonjë fjalë për akuzat e fundit që i kanë ardhur nga ish guvernatori i BQK-së, Hashim Rexhepi, se Thaçi derisa ishte në pozitën e Kryeministrit i kishte kërkuar që tërë buxhetin e Kosovës ta investonte në banka të dyshimta, që njihen si bastore financiare./ Periksopi

Kryeprokurori, Hashim Thaçi dhe Hashim Rexhepi

Prokuroria e Shtetit po verifikon pretendimet e Hashim Rexhepit sa a u korruptua Hashim Thaçi

Ish-guvernatori i Kosovës, Hashim Rexhepi ka deklaruar se ish- kryeministri tashmë Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përfituar nga investimi i 1 miliard eurove të buxhetit të shtetit, e tashmë Prokuroria flet për këtë çështje.

Periskopi.com Lajme

Në përgjigjen e Kryeprokurorisë së Shtetit, në pyetjen dërguar nga Periskopi, se a do të hetohet Hashim Thaçi?, ata thonë se do hetohet secili që vlerësohet se ka kryer vepër penale.

“Prokurori i Shtetit do të trajtoj të gjitha informatat të cilat kryen bazën e dyshimit të arsyeshëm se një person ka kryer veprën penale”, thotë Kryeprokuroria për Periskopi.com

Por, jo vetëm kaq. Pyetja ishte edhe për personat e tjerë që ka përmendur ish-guvernatori.

Ky i fundit përmend edhe ish ministrat e asaj kohe, Ahmet Shalën e më vonë edhe Besim Beqajn. Pastaj ka përmend kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun dhe Azem Sylën. Thotë se këta keqpërdorën detyrën zyrtare, siç raporton gazeta Fjala.

Madje, për Beqajn thotë se bashkë me këshilltarin e Hashim Thaçit investuan paratë e Trustit në një fond që po falimentonte. Bëhet fjalë për 75 milionë euro. Beqaj ka deklaruar se me këtë çështje duhet te merret drejtësia.

Nuk duhet harruar se Kryeprokurori i Shtetit që një kohë të gjatë ka marrë një vendim: që raportimet që bëhen në mediet elektronike e të shtypit, të përcillen në baza ditore nga një komisionin, verifikohen pretendimet e rasteve të supozuara të krimit të organizuar dhe të korrupsionit, raporton Periskopi.com

Në vendimin e tij është e saktësuar, se pas verifikimit nëse qëndrojnë elemente inkriminuese për ndjekje penale, menjëherë ndërmerret veprimi në drejtim të adresimit të rastit te prokurori kompetent.

E në rast se pas verifikimeve nuk ka dyshime se qëndrojnë elementet inkriminuese për ndjekje penale, atëherë menjëherë me informatë do ta njofton publikuesin apo paraqitësin e rasteve, e sipas nevojës edhe opinionin publik përmes mjeteve të informimit./ Periksopi.com

Hashim Rexhepi & Hashim Thaçi

Ish-Guvernatori i Kosovës nuk ndalet, tregon si Thaçi i rrezikoi paratë e Trustit

Pak ditë para se të arrestohej, ish guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, ishte informuar nga vartësit e tij për një investim të dyshimtë të parave të pensioneve në një institucion financiar jashtë vendit.

Periskopi.com Lajme

“Shefja e zyrës për mbikëqyrje në atë kohë Shkëndije Himaj më njoftoi se ka vërejtur një investim të dyshimtë të Trustit në një institucion financiar me probleme”, tregon Rexhepi në intervistën me vazhdime, dhënë për Gazetën Fjala.

Bëhet fjalë për 75 milionë euro në Fondin “Fortis”, kompania amë e të cilit, në momentin kur u investuan mjetet, në vitin 2010, ishte pranë falimentimit dhe po mbahej në jetë vetëm fal ndërhyrjes se qeverisë belge.

Atë vit kompania amë “Fortis” me të gjitha filialet dhe institucionet nën menaxhim të saj, u ble nga BNP Paribas për tu shpëtuar nga kriza financiare.

Rexhepi pohon se me t’i marrë informatat, kishte urdhëruar stafin e tij për një inspektim të detajuar rreth këtij rasti.

Por ky hetim nuk u krye kurrë. Derisa, Rexhepi do të arrestohej me një mal akuzash për keqpërdorime nga Policia e Kosovës. Pas qëndrimit katër muaj burgim dhe një gjykimi maratonik, Rexhepi u shpallë i pafajshëm nga të gjitha akuzat për të cilat ngarkohej.

Dyshimet për lidhjet e këshilltarit të Thaçit me “Fortis”

Rexhepi thotë ta këtë nisur këtë hetim nën dyshimin se mund të jetë kurdisje e këshilltarit izraelit të kryeministrit Thaçi, Arie si dhe pas një takimi që kishte pasur me vet kryeministrin Thaçi në zyrën e këtij të fundit.

“Për habi, pas këtij takimi Trusti investoje rreth 75 milionë euro ne një fond të Belgjikës i quajtur “Fortis”, e cila ishte nën intervenimin e qeverisë belge me mjete emergjente për shkak te krizës qe e kishte goditur. Kurse disa muaj më vonë Besim Beqaj u emërua ministër i ekonomisë në qeveri”, rrëfen Rexhepi për Gazetën Fjala.

Në këtë takim temë diskutimi sipas Rexhepit ka qenë investimi i parave të trustit në bankat jashtë vendit.

“Në takim ishin Kryeministri Hashim Thaçi, zëvendës kryeministri Hajredin Kuqi, ministri Ahmet Shala, kryetari i bordit të Trustit Besim Beqaj, drejtori i Trustit Ardian Zalli dhe unë”, tregon Rexhepi i cili këtë takim e ndërlidh me atë paraprak me këshilltarin e Thaçit në Londër, i cili i kishte kërkuar të investoheshin paratë e nënë menaxhim të BQK-së në disa banka në Angli.

Aty Rexhepi kishte propozuar që Trusti të investoj edhe në bankat komerciale të Kosovës në pajtim me ligjin, deri në 5 për qind të mjeteve në një entitet të vetëm, duke arsyetuar se kjo në këtë kohë te krizës globale financiare do të kishte ndikim pozitiv dhe do të mundësonte rritjen e kreditimit të bankave.

“Kryeministri në mënyrë cinike e kundërshtoi propozimin tim, duke thënë se këto janë banka private etj. Ai filloi te më sulmoi gjoja për keqmenaxhim në bankë etj. Kjo më bëri të kuptoi se ky sulm ishte refleksion i refuzimit tim që ti pranoi kërkesat e këshilltarit të tij Ari”, tregon Rexhepi.

Gazeta Fjala ka pyetur zyrën e Presidentit të Kosovës, rreth akuzave të ish guvernatorit Rexhepi ndaj Presidentit Thaçi, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Edhe Besim Beqaj, tani deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, aso kohe ishte Kryesues i Bordit në Trust ka refuzuar të flas për Gazetën Fjala lidhur me këtë çështje.

Megjithatë, ai në një intervistë në KTV, të martën është munduar të sqaroi duke ia lënë përgjegjësin menaxhmentit aktual të Fondit të Kursimeve Pensionale.

“Trusti duhet të jap argumentet. Organet e drejtësisë duhet ta japin mendimin e vet”, ka thënë Beqaj duke mos dashur të komentoi deklaratat e ish guvernatorit Rexhepi.

Në anën tjetër, Rexhepi thotë se dyshimi i tij bazohet në faktin se investimi u krye pak kohë pas takimit me kryeministrin e atëhershëm Thaçi si dhe në faktin se institucioni ku ishin investuar këto mjete ishte pranë falimentimit.

Ky institucion financiar, me tu bërë ky investim ndërron pronësinë dhe Rexhepi urdhëron vartësit e tij të nisin hetimet rreth këtij investimi, siç e quan ai, të dyshimtë.

Por Rexhepi rrëfen se gjithçka ishte vonë, pasi u arrestua.

Humbjet e Trustit nga investimi

Investimi prej 75 milionë eurosh në Fondin “Fortis” figuron në dy raportet vjetore të Trustit të Kursimeve Pensionale.

Atij të vitit 2009 dhe vitit 2010.

Të dyshimtë këtë investim e bënë edhe dallimi i madh në investime mes këtyre dy vitesh.

Kështu në vitin 2009, sipas raportit të vet këtij institucioni, Trusti në Fortis investoi vetëm 4.1 milionë euro, derisa në vitin 2010 investoi plot 75 milionë euro, ani pse këtë vit të gjitha institucionet financiare nën emrin e ‘Fortis’ po mbaheshin në jetë vetëm fal ndërhyrjes se qeverisë belge.

Për pasojë pati rënie drastike nga kthimi i mjeteve të investuara në këtë Fond.

Në raportin vjetor të Trustit për 2010 thuhet se “kthimi nga investimet më këtë fond për vitin 2010 ka qenë 0.49 për qind, kurse qysh prej anëtarësimit në këtë fond, me datë 16.10.2007, kthimi kumulativ neto në investime ka qenë 6.1 për qind”.

Investimi i Trustit në “Fortis” dyshohet të këtë qenë edhe i kundërligjshëm, sipas Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës.

Aty parashihen katër raste ku Ligji specifikon kur mund të kryhen investime të ngjashme e që në atë kohë dyshohet të mos jenë plotësuar.

“Qëllimet e një investimi të arsyeshëm të Fondit pensional janë: (a). siguria e fondit pensional; (b). shumëllojshmëria e investimit; (c). fitimi maksimal në përputhje me sigurinë e fondit pensional dhe (d). mirëmbajtja e likuiditetit adekuat”, thuhet në këtë ligj.

Trusti arsyetohet me krizën

Ndërkohë zyrtarë të Trustit dhe Kursimeve Pensionale, tani Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, rënien në kthim të këtij investimi i kanë arsyetuar me krizën financiare.

Jeton Demi nga ky institucion ka thënë për Gazetën Fjala se Trusti në atë kohë ka rritur investimet në këtë fond të tregut të parasë së gatshme për arsye  të mbrojtjes së investimeve nga jostabiliteti i tregjeve.

Ai ka thënë se  në asnjë vit investimet përmes këtij fondi nuk kanë humbur vlerë, përkundrazi kanë qenë me fitime.

Por raporti i vitit 2010 i Trustit, kohë kjo kur u investuan plot 75 milionë euro në “Fortis”, tregon për rënie të madhe të fitimit.

“Me rënien e normave të interesit të bankave qendrore të ekonomive të zhvilluara edhe kthimet në investime përmes këtij instrumenti kanë rënë. Kthimi nga investimet me këtë fond për vitin 2010 ka qenë 0.49 për qind, kurse qysh prej anëtarësimit në këtë fond, më datë 16.10.2007, kthimi kumulativ neto në investime ka qenë 6.1 për qind”, thuhet në këtë raport.

Sipas Demit, asetet ku ky fond specifik i ka investuar, kanë qenë të mbështetura me instrumente me rejting AAA – dmth rejtingu (vlerësimi) me sigurinë më të lartë të mundshme.

“Ndërsa argumenti se kjo kompani është shpëtuar nga Qeveria Belge, e më pas është blerë nga BNP Paribas, një nga rrjetet financiare më të mëdha në Evropë, vetëm sa e dëshmon se ky fond investues ishte me vlerë: përndryshe as nuk do të ishte shpëtuar nga Qeveria Belge e as nuk do të ishte blerë nga BNP Paribas”, ka thënë Demi.

Hashim Rexhepi

Ish-guvernatori Hashim Rexhepi rrëfen anën mafioze të Hashim Thaçit

Në një intervistë për Gazetën Fjala, ish-guvernatori tregon për ndërhyrjet direkte në punën e BQK-së, nga njerëzit e partisë në pushtet, PDK-së. Që nga presidenti aktual Hashim Thaçi dhe njerëzit e tij të afërt, e deri tek ish kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe ish komandanti i përgjithshëm i UÇK-së Azem Syla.

Periskopi.com Uncategorized

Arie (Ariel Raubvogel) po e priste në një hotel në Londër  guvernatorin e atëherëshëm të Bankës Qendrore të Kosovës për t’i dhënë një mesazh nga ish-kryeministri, Hashim Thaçi, tani President i Kosovës.

“Të gjithë do të ndahemi të kënaqur, më tha, po ti investoja paratë e buxhetit të shtetit në bankat që i propozonte këshilltari i atëhershëm në emër të ish-kryeministrit  Hashim Thaçi”, rrëfen për herë të parë ish-Guvernatori, Hashim Rexhepi në detaje, për takimin që thotë se ia pa sherrin.

Arie i kishte rekomanduar Rexhepit disa banka në Angli ku duhej investuar mbi 1 miliard euro me të cilat menaxhonte BQK-ja.

Në një intervistë për Gazetën Fjala, ish-guvernatori tregon për ndërhyrjet direkte në punën e BQK-së, nga njerëzit e partisë në pushtet, PDK-së. Që nga presidenti aktual Hashim Thaçi dhe njerëzit e tij të afërt, e deri tek ish kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe ish komandanti i përgjithshëm i UÇK-së Azem Syla.

Sipas tij, ata kanë gjithçka nën kontroll dhe vendosin se çfarë duhet bërë me paratë e taksave, e pensioneve të qytetarëve dhe kush duhet të përfitoj nga investimi i tyre. Në pothuajse të gjitha këto raste përmendet si akter kryesor edhe ish ministri i Financave të Kosovës Ahmet Shala dhe Besim Beqaj, atëherë  Kryesues i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Kërkesa e Hashim Thaçit për investimin e 1 miliard euro

Shala madje del të jetë iniciator i takimit në Londër mes Rexhepit dhe këshilltarit izraelit të Hashim Thaçit,  në vitin 2010 pak ditë para se Rexhepi të arrestohej.

“Ministri Ahmet Shala dhe unë merrnim pjesë në konferencën vjetore të EBRD-se në Londër. Ditën e parë të punimeve të konferencës ministri më thotë se nesër në mbrëmje do ta kemi një takim me disa investitorë dhe mos planifiko asgjë në agjendë”, rrëfen Rexhepi.

Të nesërmen  thotë se doli para hotelit në kohën e caktuar duke pritur ministrin Shala për në takim.

“Vjen ministri disi me nxitim dhe më thotë se i ka dalë një punë urgjente dhe të shkoi unë në atë takim. E morra adresën e vendit ku duhet të mbahej takimi. Për habi kur arrita te hoteli ku duhej të mbahej takimi, me del përpara këshilltari i kryeministrit, izraeliti Ari. Pasi u përshëndetëm e pyeta se ku janë investitorët, ai buzëqeshi dhe tha se do e kem takimin me të”.

Këtu gjithçka, sipas tij, ishte e planifikuar në prapaskenë.

“Pasi morëm nga një pije, ai filloi bisedën. Me tha se Banka Qendrore menaxhon me mbi 1 miliard euro, dhe do të ishte mirë që t’i investoni në bankat që ti propozoi unë, duke bërë me shenjë se të gjithë do të ndahemi të kënaqur, në kuptim të përfitimeve materiale”.

Rexhepi thotë ta ketë mohuar këtë ofertë duke i thënë që ta harronte se kanë biseduar për një gjë të tillë.

“Ligji është i qartë, mjetet i investon komisioni i BQK-së, për menaxhimin e aseteve dhe mjetet i investojmë vetëm në vendet dhe bankat e rejtuara me tre A, se banka qendrore ka përgjegjësi për menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve publike me te cilat menaxhon”.

Takimi në zyrën e Thaçit

Një javë më vonë kryeministri kishte organizuar një takim në zyrën e tij rreth investimit të mjeteve të Trustit.

“Në takim ishin Kryeministri Hashim Thaçi, zëvendës kryeministri Hajredin Kuqi, ministri Ahmet Shala, kryetari i bordit të Trustit Besim Beqa, drejtori i Trustit Ardian Zalli dhe unë”, tregon Rexhepi i cili këtë takim e ndërlidh me atë paraprak me këshilltarin e Thaçit në Londër.

Krejt kjo pasi, sipas tij, tani ish kryeministri Thaçi ishte shfaqur i pezmatuar në të pas refuzimit të tij për të miratuar propozimet që kishte dhënë për modelin e investimeve të trustit, për çfarë po diskutohej aty.

Në këtë takim, Rexhepi kishte propozuar që Trusti të investoj edhe në bankat komerciale të Kosovës në pajtim me ligjin, deri ne 5% të mjeteve në një entitet të vetëm, duke arsyetuar se kjo në këtë kohë te krizës globale financiare do të kishte impakt pozitiv dhe do të mundësonte rritjen e kreditimit të bankave.

“Kryeministri në mënyrë cinike e kundërshtoi propozimin tim, duke thënë se këto janë banka private etj., ai filloi te më sulmoi gjëja për keqmenaxhim ne bankë etj. Kjo me beri të kuptoi se ky sulm ishte refleksion i refuzimit tim që t’i pranoi kërkesat e këshilltarit të tij Ari”, tregon Rexhepi.

Sipas tij, kryeministri tani kishte gjetur dikë tjetër që t’ia kryente punët.

“Për habi, pas këtij takimi Trusti investoj rreth 75 milionë euro në një bankë të Belgjikës e quajtur “Fortis”, e cila ishte nën intervenimin e qeverisë belge me mjete emergjente për shkak te krizës qe e kishte goditur. Kurse disa muaj më vonë Besim Beqa u emërua ministër i ekonomisë në Qeveri”.

Ky Institucion Financiar, me tu bërë ky investim ndërron pronësinë dhe Rexhepi urdhëron vartësit e tij të nisin hetimet rreth këtij investimi, siç e quan ai, të dyshimtë. Por thotë se gjithçka ishte vonë, pasi u arrestua pak ditë pas këtij takimi.

Ndërhyrjet në punësim

Rexhepi tregon se ndërhyrja e politikës në punët operacionale dhe vendimmarrja në BQK ka filluar që në muajin e dytë të mandatit të tij. Kryesisht sipas tij kanë qenë ndërhyrje lidhur me zgjedhjet kadrovike, punësim të militantëve partiakë, e deri te vendimmarrja rreth investimit të mjeteve nën menaxhimin e BQK-së dhe licencimin e institucioneve financiare.

“Këto ndërhyrje janë bërë kryesisht nga Ministri i Financave, Ahmet Shala dhe kryeministri ose këshilltarët e tij, por edhe të personaliteteve të larta të partisë në pushtet”, thotë Rexhepi.

Madje ai tregon një rast konkret të ndikimit të ish kryeministrit Thaçi për vendosjen e njerëzve të tij të afërt në pozita të larta në BQK.

“Kryeministri Hashim Thaçi ka qenë shumë këmbëngulës me kërkesën e tij që zëvendësguvernatorë për mbikëqyrje financiare të zgjedhet Nuredin Krasniqi. Unë e kam kundërshtuar këtë propozim sepse ishte ndesh me ligjin, sepse Krasniqi kishte qenë drejtor i bankës që kishte falimentuar”, thotë më tej Rexhepi.

Ndërkohë, thotë se “njerëzit e tij brenda BQK-së” kishin filluar ta sabotonin punën e tij që nga fillimi. Përmend këtu dy anëtarët e bordit të propozuar nga PDK, Sejdi Rexhepin dhe Mejdi Bektashin, për të cilet thotë se “veç kishin filluar destruktivitetin e tyre në punën e bordit”. /Gazeta Fjala/