‘Haribot’ janë me përmbajtje derri, në Kosovë po mbahet e fshehtë

Periskopi.com Video
Haribo

Shiten në treg, s’u tregohet përmbajtja e derrit

Në tregun kosovarë vazhdojnë të hyjnë produkte të cilave u mbahet e fshehtë përbërja.

Periskopi.com Lajme

Në mesin e artikujve që konsumohen me të madhe, e që nuk dihet se me çka janë krijuar janë edhe karamelët e butë, që në treg njihen si “Haribo”.

Tribuna Channel, ka mësuar se këto karamele përmbajnë xhelatinë derri, gjë që nuk specifikohet në paketim.

Që këto karamele kanë këso përbërje ka shkruar edhe  gazeta britanike The Huffington Post.

Karamelet e buta, tashmë janë të ndaluar për besimtarët hebrenjë, për sa kohë që në treg kanë filluar të qarkullojnë “Haribo” pa xhelatinë, e që mbajnë mbishkrimin “Hallall”.

Pavarësisht kësaj, mosdeklarimi i përbërësve të një produkti shihet si shkelje e të drejtave të konsumatorit.