Alarm në Gjermani, sulmohet stacioni i trenit në Hamburg

Një tjetër sulm ka ndodhur në Gjermani në harkun e 24 orëve.

Periskopi.com Lajme

Sipas mediave vendase, është sulmuar me gaz stacioni i trenit në Hamburg. Nga të dhënat paraprake, 50 persona kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen.

Forca të shumta policia kanë rrethuar zonën. Në vendngjarje ndodhen dhe skuadrat e anti-terrorit. Sa i përket autorit, nuk ka ende asnjë informacion.

Kujtojmë se pasditen e djeshme një shqiptar nga Kosova sulmoi me hanxhar qytetarët në stacionin e trenit në Duseldorf duke plagosur disa vetë.

Reklamë
Reklamë

Mavraj kryen testet mjekësore te ky klub?

Reprezentuesi i Kombëtares shqiptare, është larguar nga Kelni dhe tashmë lojtari është pjesë e Hamburgut, një tjetër klub i madh gjerman.

Periskopi.com Sporti

Mavraj ka treguar performancë të shkëlqyer në pjesën e parë të garave të këtij edicioni në Bundesligën gjermane.

Siç shkruajnë mediat gjermane, Mavraj pasi të kryen testet mjekësore do të firmos kontratën me Hamburgun e vlefshme deri në vitin 2019, ndërsa thuhet se lojtari do të përfitojë 1.8 milionë euro në vit.

Reklamë
Reklamë

Donis Avdijaj realizon një perlë në humbjen e Schalke 04 (Video)

Sulmuesi kosovar, Donis Avdijaj, është rikthyer në Schalke 04.

Periskopi.com Sporti

Avdijaj është inkuadruar në minutën e 69’ për skuadrën gjermane në ndeshjen ndaj Hamburg në kuadër të Bundesligës gjermane.

Ai ka shënuar në minutën e fundit të takimit për rezultatin 2 me 1.

Ky njëherësh është dhe goli i parë i tij si anëtar i skuadrës gjermane. /Periskopi/

Reklamë
Reklamë

Skuadrës së njohur i dëmtohen tre portierë, ja çfarë vendimi merr

Hamburg ka probleme të mëdha në lëndime dhe ka mbetur pa asnjë portier.

Periskopi.com Sporti

Skuadrës gjermane iu janë lënduar tre portierët e ekipit të parë.
Fillimisht u lëndua portieri i dytë i skuadrës Christian Mathenia, që është i shtrirë në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve të Hamburgut.

Por nuk ishte ndonjë panik derisa lëndim në muskulin e këmbës së djathë pësoi edhe portieri i tretë Andreas Hirzel.

Por kur të pikën të këqijat atëherë hapja derën.

Lëndim në stërvitje ka pësuar edhe portieri i parë i skuadrës, Rene Adler dhe nuk do të mund të luaj të shtunën ndaj Dortmundit.

Kësisoj trajneri i skuadrës, Markus Gisdol është detyruar që të marrë dy portierët nga skuadra e dytë e Hamburgut.

Hamburg II luan në ligën amatore Regional West dhe portierët Tom Mickel dhe Tino Dehmelt do të merren në skuadrën e parë në përballjen ndaj Dortmundit.

Pas nëntë xhirove në Bundesliga, Hamburg ende është pa fitore duke marrë vetëm dy barazime dhe ka pësuar shtatë humbje.

Reklamë
Reklamë