Matoshi i’a jep një ide Thaçit si t’iu shpëtojë ndërkombëtarëve e ta bëjë ushtrinë

Opinionisti Halil Matoshi, në debat me presidentin Thaçi në RTV 21, ka shprehur bindjen se në këtë situatë, kur Serbia i ka zgjedhjet në prag, edhe amerikanët, edhe ndërkombëtarët po mundohen të blejnë vetëm kohë.

Periskopi.com Lajme

 

Ai përmendi ambasadorin Delaëie, i cili sot ka thënë që nuk përzihet në politikat sovrane të shteteve, duke iu referuar krijimit të ushtrisë së Kosovës.

Matoshi i ka thënë presidentit Thaçi, që krijojeni ushtrinë nëse jeni të sigurt që NATO nuk e penalizon më tej.

Matoshi – kryeministrit: Nuk është marre me e lut opozitën (Video)

Analisti i RTV21, Halil Matoshi iu drejtua kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës, duke i thënë se nuk është marre që një kryeministër ta thërrasë opozitën për të ndërtuar një koncenzus kombëtar.

Periskopi.com Lajme

“Nuk është marre një kryeministër ose një president me e thirr opozitën përditë me i lut me ardh në takime edhe me ndërtu koncenzus kombëtar për çështje e mëdha të interesit vital të Kosovës të shtetit edhe të kombit”, tha ndër të tjerash Matoshi, shkruan rtv21.tv

Matoshi shtoi se duhet lutur dhe thirrur publikisht edhe serbët por edhe opozitën, kjo pasi që siç tha ai Kosova po humb shumë kohë e kemi sfida të mëdha shtetërore si ajo e formimit të ushtrisë.

 

 

 

Matoshi tregon qëllimin e BE-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Analisti i çështjeve politike, Halil Matoshi ka thënë se është zyra e Federica Mogherinit, është ajo që i ka detyruar pjesëmarrësit e delegacionit që të heshtin.

Periskopi.com Lajme

Kjo po bëhet që të mos shpërndahen retorika nxitëse sipas Matoshit.

“Për sa i përket heshtjes, duket që vet zyra e zonjës Mogherini i ka obliguar palët që të mos japin deklarata për media, që të mos shpërndajnë retorika nxitëse, të cilët mund të helmojnë praktikisht gjendjen e tensionuar edhe ashtu ndërmjet dy shteteve”, tha ai.

Matoshi duke e komentuar pjesëmarrjen e presidentëve Thaçi dhe Nikoliq, në këtë takim, tha se ideja është që të ulën tensionet në terren.

“Unë mendojë që Brukseli zyrtar, përkatësisht zonja Mogherini i ka thirrur palët në Bruksel, përkatësisht në nivel të kryetarëve të shteteve dhe  të kryeministrave që t`i ulin tensionet në terren, që mos të nxisin retorikë nacionaliste, dhunë tek qytetarët e rëndomë”, thotë Matoshi.

Megjithatë, sipas tij, Brukseli e di që dialogu objektivisht është i vdekur.

“Prandaj për momentin vetëm po synon që palët t`i mbajë bashkë, d.m.th që të mos i lejojë, apo t`i pengojë për të shpërndarë mesazhe të dhunshme në vendin e tyre, përkatësisht për përdorim të brendshëm është pasi që dihet se palët nuk kanë mbërri ndonjë rezolutë deri më tash të kënaqshëm. Për momentin BE-së i mjafton që vetëm të mos ketë konflikt”, tha Matoshi për GazetaBlic.

Në lidhje me heshtjen e dy presidentëve, të Kosovës dhe atij të Serbisë, GazetaBlic ka raportuar edhe më parë, ku nga burime të saj ka marrë vesh që konkretisht Mogherini ajo që ka urdhëruar këtë heshtje.

Raundi i ri i takimeve Kosovë – Serbi në nivel presidentësh filloi pas tensioneve që u ngritën pas ndërtimit të murit në veri, arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj bazuar në një flet arrest të lëshuar nga institucionet serbe më 2004, dhe sidomos pas tentimit të hyrjes së trenit ilegal në Kosovë.

Halil Matoshi nervozohet keq, përdor cilësime ofenduese për shqiptarët

Publicisti dhe gazetari Halil Matoshi sikur është nervozuar kësaj radhe.

Periskopi.com Lajme

Ai thotë se Perëndimi u dëshmua injorant përball shqiptarëve, e që këta të fundit i ofendon me termin ‘sheep-eve’, term ky ofendues për shqiptarët duke u thënë dele, raporton Periskopi

Duke bërë shumë pyetje, Matoshi thotë se sheep-et si ju thotë ai shqiptarëve, nuk e kanë idenë e një atdheu praktik, kushtetues, e të jetueshëm, që sipas tij, është thjesht një shtet kombëtar.

Shkrimi i tij i plotë:

Ne mbrojtje te pakompromis e te guximshme te Republikes ne tanesine e territorit kushtetues

Une nuk e di pse Perendimi (ShBA) u deshmu kaq injorant perballe sheep-eve gjenial e kaq menjemprehte dhe pse “deshtuen” krejt teorite dhe praktikat Perendimore ne komb-krijimin dhe shtet-ndertimin e saj?

Perse u ndertua ideja e clirimit te Kosoves dhe [erse u “shkrine” rreth 30 miliarde dollare deri me sot per pavaresine Kombetare te saj?

Perse u ba ajo lufta dritheritse shtate javeshe ajrore, kur paska pase zgjidhje e ide tjera ma te mira, madje nga vet sheep-et?

Zgjidhje njetenike, kembim territoresh, megal-ide e projekte tjera te folklorit ballkanas?

Thjesht sheep-et nuk e kane idene e nji atdheu praktik – te ksobotshem (atdhe kushtetues) e te jetueshem – qe asht thjesht nji shtet kombetar!

P.S,

I mjerueshem asht ai shtet qe s’ka patriota ligjor por vecse opurtun qe kqyrin kah po shkon forca dhe popullizmi – qe u piket me u strehue n’folklor e n’legjenda – e mos me u dal perballe atyne shtetngarnesve qe po duen me ua grrye ashtin e me ua lendue shpirtin kosoavreve!  / Periskopi

Nuk do ta besoni: Halil Matoshi në krahët e Hashim Thaçit (Foto)

Verë, birra e duhan. Këto ndodhen në tavolinën që ka bashkuar Halil Matoshin dhe Hashim Thaçin.

Periskopi.com Lajme

Fundviti dhe festimet sikur po bashkojnë të gjithë, por ky takim duhek nga më interesantit.

Atmosfera bëhet edhe më e plotë kur aty ndodhet edhe ish kandidati i dikurshëm për Prishtinën nga radhët e PDK-së, Astrit Salihu, i njohur si filozof i oborrit të Hashim Thaçit.

Madje, me ta, është edhe Vigan Qorrolli. Që mbanë veten për analist, por dikur ishte këshilltar i ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Ndryshe, Matoshi është një kritikues i madh i Thaçit, hiq më larg se kur ai u bë president, Matoshi tha se ka blerë vota. Dikur thoshte se ai nuk di të lexojë, e madje e ka quajtur edhe frikacak në politik./ Periskopi

E pabesueshme, Halil Matoshi mbështet këtë kombëtare….

Opinionisti dhe gazetari Halil Matoshi i cili mbështet gjithmonë Kosovën në çdo ndeshje futbolli, sonte ka habitur të gjithë.

Periskopi.com Lajme

Ai po e përkrahë Shqipërinë, e cila luan me Izraelin në Elbasan.

“Forca Albania! Vajin e kemi n’er buze!”, ka shkruar ai, pak para fillimit të ndeshjes, pas përfundimit të ndeshjes Turqi-Kosovë./ Periskopi