Demolli: Të gatshëm për transformimin e FSK-së, me ndryshime kushtetuese ose ligjore

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, në një bisedë për koha.net, ka bërë të ditur se ekzistojnë të gjitha përgatitjet për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës, qoftë përmes ndryshimeve kushtetuese, apo edhe përmes ndryshim-plotësimit të Ligjit për FSK-në.

Periskopi.com Lajme

Por, siç shprehet ministri, të gjithë hapat do të bëhen në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

I pyetur nga koha.net për opsionet që ekzistojnë në këtë drejtim, ministri Demolli ka thënë se në bazë të koordinimeve të deritanishme me kryeministrin dhe Qeverinë, Ministria e FSK-së i ka bërë të gjitha përgatitjet, prandaj FSK është e gatshme në të gjitha aspektet për transformim, për marrjen e kompetencave të plota ushtarake, si dhe për të kryer të gjitha funksionet në fushën e sigurisë së Republikës së Kosovës.

Sa i takon mundësisë që FSK-ja të transformohet përmes ndryshimeve kushtetuese, ministri Demolli, tha se ekzistojnë të gjitha përgatitjet mbi bazën e akteve normative, por që ende mungon vullneti i përfaqësuesve të komunitetit serb.

“Kemi përgatitur ndryshimet kushtetuese që do të mundësonin një proces të tillë dhe po ashtu Ligjin i cili do të bënte transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës (FAK) përmes ndryshimeve kushtetuese. Por, për një gjë të tillë kërkohen 2/3 e dyfishta në Kuvend. Ndërkaq, deri më tani, ne kemi zhvilluar dhjetëra biseda, por ende mungon vullneti te përfaqësuesit e komunitetit serb”, bëri të ditur ministri i FSK-së.

Sa i përket mundësisë së transformimit përmes ndryshimeve ligjore, ministri Demolli tha se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme edhe për një opsion të tillë. “I kemi gati edhe Plotësim Ndryshimet e Ligjit për FSK-në, i cili do t’i jepte FSK-së të gjitha kompetencat e Forcë së Armatosur, por që do të mbetej me të njëjtin emër, ndërkaq ajo do të kishte të gjitha kompetencat dhe kapacitetet e nevojshme për mbrojtjen dhe sigurinë e Kosovës”, tha ministri Haki Demolli.

“FSK është ndërtuar mbi bazën e një mbështetje, bashkëpunimi dhe partneriteti me NATO-n dhe partnerët strategjikë dhe ne do të angazhohemi që edhe transformimi i saj të bëhet në bashkërenditje me këta partnerë, duke i ndjekur procedurat në Qeveri dhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, theksoi ai.

Lista Serbe vazhdon ta pengojë transformimin e FSK-së në ushtri

Problemi i Forcave të Armatosura të Kosovës dhe mos miratimi i Ligjit brenda Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë edhe më tej, për faktin e vazhdimit të bojkotit të punës nga Lista Serbe, por njëkohësisht edhe mosmarrëveshjeve në skenën politike në vend, meqë bazën për të sabotuar transformimin e FSK në forcën e armatosur, e ka kushtetuta.

Periskopi.com Lajme

Sa ma parë që të zhvillohen bisedimet e suksesshme në mes Serbisë dhe Kosovës, aq më shpejtë edhe formimi i ushtrisë, do ta ketë rrugëtimin e themelimit të sajë të shkurtër.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka pohuar se ndryshimet kushtetuese, të cilat do t’i hapnin rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, kanë mbetur peng i zhvillimeve politike në vend.

Sipas tij, aktet normative apo draftligji për transformimin e FSK-së në FAK i kanë dërguar në Qeveri të Kosovës si dhe amendamentet kushtetuese të cilat kanë të bëjnë me transformimin e FSK-së që janë në Kuvendin e Kosovës.

“Ishin deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe ata të cilët e bojkotuan punën e Kuvendit të Kosovës dhe të cilët nuk treguan gatishmëri për të dhënë votën e tyre pro ndryshimeve kushtetuese, të cilat do të ishin edhe bazë për fillimin dhe zhvillimin e këtij procesi”, është shprehur Demolli.

Ai ka pohuar se shtyrja e këtij procesi mund të jetë demotivim sa i përket zhvillimeve të brendshme në FSK.

“Kjo vërtetë mund të krijojë demotivim tek pjesëtarët e FSK-së, të cilët ka dy vite që po presin fillimin e këtij procesi”, ka thënë Demolli.

Ndërsa njohësit e çështjeve politike dhe të sigurisë, kanë vlerësuar se mos transformimi i FSK-së në ushtri, ngadalëson edhe më tutje procesin e pavarësimit të Kosovës si dhe sovranitetit të saj.

Sipas tyre, Serbia përmes zyrtarëve të saj të cilët i ka në qeverinë aktuale, po e bllokon këtë proces, duke e shfrytëzuar paaftësinë e tyre.

Njohës i çështjeve politike, Ismet Haziri, ka pohuar se paqartësitë dhe mos definimi i një shteti me të gjitha institucionet e veta për të qenë sovran dhe pavarur , i trimëron të gjithë armiqtë e Kosovës dhe disa profiter që duke qenë Kosova në tranzicion e shfrytëzuan maksimalisht për qëllime të veta.

“Siç po duket kushtetuta e Kosovës në shumë fusha nuk është ’nuse’ me këmbën e hajrit, ngase për shumë çështje të rëndësishme numrat i ka në kundërshtim me interesin e shumicës së qytetarëve të Kosovës. Pra bazën për të sabotuar transformimin e FSK në forcën e armatosur e ka kushtetuta. Përveç tjerave, ne kemi qenë në situata të volitshme që në kompromise të dhembshme diçka të bëjmë ma shumë në lidhje me këtë çështje, fajtor janë elita politike dhe përfaqësuesit institucionale që në paaftësitë e tyre po pësojmë edhe ne si qytetar dhe si institucione. Në lidhje me këtë do të ishte mirë, që mos të marrin përgjegjësi askush që në një mënyrë edhe mund të ballafaqohet me drejtësinë, ngase në proceset e shtet ndërtimit duke mos qenë kredibil dhe me fuqi të plotë nuk po janë partner të mirë të shtet ndërtimin”, ka thënë Haziri për gazetën Bota sot.

Ndërsa, njohësi i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava, në një prononcim për gazetën Bota sot, ka thënë se mos transformimi i FSK-se në ushtri, i konvenon armiqve tonë, pasi mos transformimi i FSK-së në ushtri e ngadalëson edhe procesin e pavarësimit të Kosovës si dhe sovranitetin e saj.

Sipas tij, përbërja e Parlamentit të Kosovës sipas planit të Ahtisarit e paraparë që lista serbe duhet ta jep pëlqimin e saj me 2/3 për tu miratuar vendimi i transformimit te FSK-së në ushtri, sipas kushtetutës tonë që në këto rrethana gati e bën të pamundur themelimin e ushtrisë.

“Në Finlandë, nga është Ahtisari, kultura e popullatës edhe që ka përzierje të ngjashme me finlandezë dhe rus si te ne është tjetër dhe të drejtat që ju garantohen pakicave në Kosovë e sidomos serbëve, vështirë është në botë që gëzojnë të drejta më të mëdha se në kushtetutën tonë. Prandaj tani lista serbe vështirë që e jep pëlqimin sikur që e shpjegova për formimin e ushtrisë. Në rrethanat në të cilat gjendet shteti i ynë gjithsesi duhen të gjenden mënyra për themelimin e ushtrisë, se kjo është garantuese e shtrirjes se saj në çdo cep te kufijve tonë dhe garanton sovranitetin e shtetit’, ka thënë Tërnava.

Ai madje edhe jep edhe disa mënyra së zgjidhje.

‘Një ndër mënyrat e mundshme nëse ndryshe nuk mundet, ekziston mundësoja që parlamentaret me vendimin e tyre, ta ndërrojnë klauzolën në kushtetutën e Kosovës të listës serbe, aty ku është e paraparë kushti që duhen ta japin pëlqimin me 2/3 që të jetë ai vendim i plotfuqishëm. Mënyra tjetër është ajo që miqtë tonë që na kanë ndihmuar të çlirohemi si Amerika dhe BE me NATO-n, të bëjnë presion të shteti serb, që të ndikojnë ne pakicën serbe konkretisht lista serbe në parlament, që ta miratojnë dhe ta japin pëlqimin sipas kushtetutës tonë në fuqi. Formimi i ushtrisë është i lidhur edhe me bisedimet dhe pajtimin, mes dy shteteve që po vazhdon, me bisedimet mes veti Serbi-Kosovë. Sa ma parë që të zhvillohen bisedime të suksesshme mes këtyre shteteve, edhe formimi i ushtrisë do ta ketë rrugëtimin e themelimit të saj më të shkurtër”, ka thënë Tërnava.

Ndërsa, deputeti i Nisma për Kosovës, Zafir Berisha, ka thënë se mos transformimin i FSK në FAK natyrisht se i konvenon vetëm Serbisë e cila përmes zyrtarëve të saj në qeverinë aktuale PDK e LDK e bllokoi këtë proces.

“Aty po shfrytëzohet edhe paaftësia por edhe hipoteka e dyshimit e kryeministrit për të mos arritur vendi këtë objektiv”, ka thënë deputeti Berisha.

Problemet politike, shkaktar që Kosova ende nuk ka ushtri

Ndryshimet kushtetuese, të cilat do t’i hapnin rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, kanë mbetur peng i zhvillimeve politike në vend, tha ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli.

Periskopi.com Lajme

 

Ai bëri me dije se ministria që drejton ka kryer përgatitjet e nevojshme të planifikimit dhe të procesit të transformimit dhe se është e gatshme të fillojë procesin e transformimit, pasi të jetë marrë një vendim politik në Kuvendin e Kosovës.

“Aktet normative apo draft ligjin për transformimin e FSK-së në FAK e kemi dërguar në Qeveri të Kosovës dhe po ashtu amendamentet kushtetuese që kanë të bëjnë me transformimin e FSK-së janë në Kuvendin e Kosovës. Por, deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe janë duke e bojkotuar punën e Kuvendit të Kosovës, si dhe nuk kanë treguar gatishmëri për të dhënë votën e tyre pro ndryshimeve kushtetuese, të cilat do të ishin edhe bazë për fillimin dhe zhvillimin e këtij procesi”, thotë Demolli.

Ministri Demolli thotë se janë bërë përpjekje që të kontaktohen deputetët nga Lista Serbe, për të parë se cilat janë shkaqet e mos votimit të ndryshimeve kushtetuese për FSK-në dhe se cilat janë kërkesat eventuale që mund të kenë, mirëpo, sipas tij, “ nuk ka pasur sukses në atë drejtim”.

“Shtyrja e këtij procesi mund të jetë demotivim sa i përket zhvillimeve të brendshme në FSK. Kjo vërtetë mund të krijojë demotivim tek pjesëtarët e FSK-së, të cilët ka dy vite që po presin fillimin e këtij procesi”, thotë Demolli.

Ministri i FSK-së lavdëron Mustafën për vizitën në veri edhe pse u pengua nga serbët

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka shfrytëzuar llogarinë tij në 'Facebook' për ta lavdëruar kryeministrin Isa Mustafa për vizitën që ky i fundit ia bëri veriut të vendit, njofton Periskopi.

Periskopi.com Lajme

Demolli, këtë vizitë e ka kualifikuar si historike. Së këndejmi, sipas tij, kjo tregon vendosmërinë që të arrijnë progres në përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e komunikimit, avancimin e integrimit dhe fuqizimin e sovranitetit të Republikës.

Ai po ashtu falënderoi trupat e KFOR-it për ndërtimin e urës.

Ky është postimi i plotë i Demollit:

Pata nderin që në cilësinë e Ministrit të FSK-së të shoqëroj Kryeministrin Isa Mustafa në vizitën në veri të vendit, ku përuruam urën që lidh dy komunat veriore të Republikës së Kosovës, Leposaviqin dhe Zveçanin.

E konsideroj historike këtë vizitë të Kryeministrit Isa Mustafa në veri të shtetit, pasi tregon vendosmërinë tonë që të arrijmë progres në përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e komunikimit, avancimin e integrimit dhe fuqizimin e sovranitetit të Republikës.

Një falënderim i posaçëm për trupat e KFOR-it për ndërtimin e urës.

Çekia vazhdon përkrahjen ndaj FSK -së

Sot ministri për Forcën e Sigurisë të Kosovës, z. Haki Demolli priti në takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Çekisë në Prishtinë, Ivo Silhavy i cili shoqërohej nga zëvendësi i tij, Dushan Kralik dhe atasheu ushtarak në ambasadën e Çekisë në Zagreb, nënkolonel Tomas Svozil. Qëllimi i vizitës ishte prezantimi zyrtar i nënkolonel Tomas Svozil i cili nga data 1 dhjetor 2016 do të jetë atashe ushtarak në ambasadën e Republikës së Çekisë në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

 

Me këtë rast, ministri Demolli falënderoi ambasadorin Salhavy për ndihmën e Çekisë, për Kosovën që nga angazhimet e saj me 1999, pastaj kontributi në kuadër të misionit të KFOR-it dhe bashkëpunimin me  FSK-në. Në takim u bisedua për gjetjen e mundësive për thellimin e bashkëpunimit në mes të MFSK-së dhe ministrisë së Mbrojtjes së Çekisë si dhe në mes FSK-së dhe Ushtrisë Çeke. Për zhvillimin konkretë të bashkëpunimit mes dy vendeve do të ishte më funksionale përmes nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi dy palësh. Të dy palët u pajtuan se edhe vetë emërimi i atasheut në Kosovë është një mundësi e mirë zgjerimit të këtij bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët. Po ashtu ministri Demolli e njoftoi delegacion nga Çekia  me dinamikën e zhvillimit të bashkëpunimit  rajonal dhe ndërkombëtar që ka MFSK.

Nga ana e tij, ambasadori i Çekisë në PrishtinëSalhavy e falënderoi ministrin Demolli për pritjen, si dhe premtoi vazhdimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët në mes të dy shteteve dhe dy ministrive, thuhet në njoftim.

Demolli: Lista Serbe po mban peng ligjin për ushtrinë

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka thënë se kjo forcë është e gatshme për t`u sndërruar në ushtri dhe ka kryer të gjitha proceset që i takojnë përfshirë draftligjin i cili është dërguar Qeverisë si dhe përgatitjet tjera ushtarake.

Periskopi.com Lajme

Sipas Demollit, ky ligji mbetet peng i procesit politik, derisa përmendi qëndrimin e Listës Serbe për mosgatishmërinë për të votuar rreth transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë vizitës që i bëri kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë ku edhe po shënohet “Dita e Forcës”.

Ndryshe, ne një interviste për lajmi.net, Deputeti i Listës Serbe, Nenad Rashiq ka thënë se nuk kanë biseduar asnjëherë me autoritete qeveritare për themelimin e ushtrisë.

Ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, në “Ditën e Forcës”, ka thënë se FSK ka bërë të gjitha përgatitjet ligjore dhe profesionale që kjo forcë të transformohet në Forcë të Armatosur të Kosovës.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të transformohet në Forcë të Armatosur të Kosovës dhe e vetmja gjë që ne presim si ministri është vendimmarrja politike në Kuvendin e Kosovës. Ky proces nuk varet drejtpërsëdrejti nga ne, për arsye se ne si FSK kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, si ne aspektin ligjor ashtu edhe në aspektin profesional. Kur them aspektin ligjor ne si Ministri e kemi përgatitur draftligjin për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura dhe këtë draftligj ia kemi dorëzuar Qeverisë së Kosovës e cila duhet ta procedoj në Kuvend dhe vetëm presim vendimmarrjen politike, e cila për shkak të zhvillimeve politike në kuvend dhe sidomos për shkak mos gatishmërisë së Listës se Serbe që të mos japin votën ky proces është shtyrë”, ka thënë Demolli. /Lajmi.net

Ministri Demolli kërkon mbështetje për transformimin e FSK-së në ushtri

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka kërkuar mbështetje nga ministri i Mbrojtjes së Kanadasë, Harjit Sajjan, në takimin e Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, i cili do të mbahet në dhjetor të këtij viti, ku pritet të vendoset për etapën e re të marrëdhënieve mes Kosovës dhe NATO-s.

Periskopi.com Lajme

Demolli po qëndron në vizitë zyrtare në Kanada në Forumin e Halifaxit, një prej konferencave kryesore në Botë për siguri, sidomos në Amerikën e Veriut.

Me këtë rast ministri Demolli ndau me të pranishmit disa prej të gjeturave lidhur me misionet paqeruajtëse në Kosovë, ndërsa bëri thirrje që të mbështetet FSK-ja në rrugëtimin e saj drejt transformimit në Forcë të Armatosur si dhe gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të qenë në krah të aleatëve perëndimor në misionet paqeruajtëse në të ardhmen.