Calhanoglu refuzon gjigandin anglez

Hakan Calhanoglu nuk dëshiron të largohet nga Bayer Leverkusen.

Periskopi.com Sporti

Antonio Conte dhe Chelsea kanë marrë një përgjigje negative nga reprezentuesi turk.

Ylli i Bayer Leverkusenit dhe kombëtares së Turqisë, Hakan Calhanoglu ka refuzuar ofertën e ‘Bluve’, shkruan London Evening Standard.

Sipas mediumit britanik, ish-mesfushori i Hamburgut nuk dëshiron të largohet nga ekipi gjerman të paktën jo gjatë këtij afati kalimtar.

Kësisoj, Conte do të duhet që të hedh sytë nga ndonjë lojtar tjetër, për të gjetur zëvendësuesin e Oscar i cili u largua nga Londra, me destinacion Kinën për shumën e 60 milionë eurove.

Osar largohet? Transferohet ky super yll në Chelsea

Chelsea është shumë afër nënshkrimit me turkun e Bayer Leverkusen, Hakan Calhanoglu.

Periskopi.com Sporti

Besohet se Calhanoglu ka arritur marrëveshje me londinezët dhe në janar do të kalojë në Stamford Bridge, sipas gazetës turke Haberturk.

Chelsea pritet që të paguajë rreth 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e lojtarit.

Calhanoglu, ka qenë i lidhur edhe me një kalim te Manchester United, pasi ka ngjashmëri në goditje me legjendën David Beckham.

Hakan Calhanoglu, Bayer Leverkusen

Mesfuhsori 22-vjeçar mendohet se do të jetë zëvnedësimi i brazilianit në ikje, Oscar që gjithmonë e më larg Chelsea duket. /Periskopi.com/