Sulmohet autobusi me policë të Kosovës që vinte nga Mitrovica

Periskopi.com Lajme

Një autobus që transporton policët e Kosovës nga Mitrovica dhe komunat përgjatë rrugës deri në Prishtinë, është sulmuar me gurë dhe vezë para pak minutash.

Kjo ka ndodhur në hyrje të Prishtinës, afër stacionit të policisë në lagjen “Korda e Trimave”

Periskopi mëson nga burimet se janë thyer xhamat e autobusit por nuk dihet nëse ka policë të lënduar.

Sulmi është bërë nga disa persona por që ende nuk ka të dyshuar apo të arrestuar.

Të kontaktuar nga Periskopi, zyrtarët për informim në rajonin e Prishtinës por edhe zëdhënësi i policisë Baki Kelani kanë qenë të pa qasshëm./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Për çfarë gurë por flet Enver Hoxhaj, kur thotë se i lëvizën për lirimin e Nehat Thaqit

Periskopi.com Video
Reklamë
Reklamë