Papa: Gruaja sjell harmoninë, që e bën botën të bukur

“Pa gruan, nuk mund të ketë harmoni në botë”. Kështu u shpreh Papa gjatë homelisë të Meshës së mëngjesit, kremtuar në Shtëpinë e Shën Martës.

Periskopi.com Lajme

Në qendër të reflektimit të Françesekut, ishte figura e gruas, duke nisur nga  Krijimi, siç e rrëfen Libri i Zanafillës. Burri e gruaja nuk janë njëlloj, e asnjëri nuk qëndron më lart se tjetri. Gjithsesi, nuk është burri, por gruaja, ajo që e sjell harmoninë, e cila e bën botën të bukur – nënvizoi Papa.

Françesku vijoi reflektimin e tij mbi krijimin, propozuar këto ditë nga Leximet, shkëputur prej Librit të Zanafillës. Zoti – kujtoi – i pati krijuar të gjitha llojet e frymorëve, po burri nuk shoqërohej me ta. Ishte krejt i vetëm! Atëhere Zoti ia hoqi një brinjë e me të gatoi gruan, që burri e njohu si korp prej korpit të vet. Por, para se ta shihte – kujtoi Papa – e kishte  ëndërruar: për ta kuptuar gruan, duhet ta ëndërrosh – shpjegoi Françesku. Pa gruan, nuk ka harmoni.

Shpesh herë, kur flasim për gratë, merremi vetëm me rangët e tyre e themi: “Epo, gruaja për këtë punë është bërë!”. Ndërsa – vërejti Papa –  gruaja ka  një pasuri, që burri nuk e ka: gruaja i sjell harmoninë Krijimit:

“Kur nuk është gruaja, mungon harmonia. Ne, duke folur ndërmjet nesh, themi: ‘Po kjo është shoqëri me sjellje të forta mashkullore, është kështu, apo jo? Mungon gruaja. ‘Po, po, gruaja duhet për të larë pjatat, për të bërë….’. ‘Jo, jo, Jo! Gruaja është për ta mbushur botën me harmoni. Pa gruan, nuk ka harmoni. Nuk janë njëlloj, nuk janë njëri më i aftë se tjera: jo. Një ndryshim veç e kanë: ai nuk e sjell harmoninë, e sjell ajo! Ajo e sjell këtë harmoni, që të mëson të ledhatosh, të duash dhembshurisht. Ajo është, që e bën botën një gjë vërtet të bukur!

Të shfrytëzosh burrin është krim, të shfrytëzosh gruan, do të thotë të shkatërrosh harmoninë

Tre, çastet kryesore të homelisë së Françekut: vetmia e burrit, ëndërrimi i gruas, fati i të dyve: të jenë një trup i vetëm. E Papa solli këtu një shembull konkret. Tregoi sesi në një audiencë, ndërsa po përshëndeste njerëzit, e pyeti një çift, që po kremtonte 60-vjetorin e martesës: “Cili nga ju pati më shumë durim?”:

“E ata më shikuan mua, pastaj u shikuan sy më sy – e unë nuk do t’i harroj kurrë ata sy, eh? Më pas u kthyen rishtas nga unë e më thanë, të dy një goje: ‘Jemi të dashuruar!’. Pas 60 vjetësh, kjo do të thotë se qenë bërë vërtet ‘një trup i vetëm’. E këtë e sjell gruaja: aftësinë për të dashuruar. Sjell harmoninë në botë”.

Shpesh dëgjojmë të thuhet: “Nuk është e nevojshme që në këtë shoqëri, në këtë institucion, të ketë edhe një grua, që të bëjë këtë e atë… Jo, jo, funksionaliteti nuk është punë grash! Është e vërtetë se gruaja duhet të bëjë disa punë grash, që edhe i bën. Por detyra kryesore e saj nuk është kjo: gruaja ka për detyrë të krijojë harmoninë, e, pa gruan, nuk mund të ketë harmoni në botë! Të  shfrytëzosh burrin, është krim, por të shfrytëzosh gruan është edhe më keq: është të rrënosh harmoninë – ripohoi Françesku – duke kujtuar edhe Ungjillin e sotëm, ku  flitet për gruan siro-fenikase.

Zoti e krijoi gruan, që të gjithë të kishim një nënë

Papa e përfundoi homelinë me një hollësi personale:

“Kjo është dhurata e Zotit: na dhuroi gruan. E në Ungjill dëgjuam për çfarë është e zoja gruaja, eh? Është guximtare, eh? Ka ecur përpara me guxim. Por ka bërë më shumë, edhe më shumë: gruaja është harmoni, është poezi, është bukuri. Pa të bota sigurisht nuk do të ishte kaq e bukur, nuk do të kishte gjithë këtë harmoni. E mua më pëlqen të mendoj – pohoi  në përfundim Papa – se Zoti e krijoi gruan, që të gjithë të kishim një nënë!”.

Qeshni me lot /Gruaja ankohet për çmimin e marihuanës në polici, ja çfarë bënë oficerët

Një grua nga Australia, identiteti i së cilës nuk dihet, ka kontaktuar agjentët e policisë së për t'i pyetur nëse ata mund të zgjidhnin problemin e saj. Ajo i pyeti nëse ata mund të hetojnë se pse kishte paguar një sasi të lartë për marihuanën, duke kërkuar të dijë nëse çmimi është rritur apo jo.

Periskopi.com Lajme

Përdorimi i kanabisit është i ndaluar në Australi dhe zona e veriut është dekriminalizuar, por pavarësisht nga kjo, gruaja e varur kur agjentët e kanë pyetur për të dhënat personale, e ka mbyllur celularin.

Agjentëve iu duk telefonatë shumë argëtuese dhe e ndanë bisedën në rrjetet sociale, duke shkruar:

“Nëse njeh ndonjë trafikant droge që po të vjedh, na telefono, ne mund të të ndihmojmë”. Ky status u shndërrua në një status viral. /JOQ.

Tronditëse: E rrahin brutalisht një grua në Indi, vetëm pse i rezistoi përdhunimit

Periskopi.com Video

Gruaja e ambasadorit të vrarë rus pëson “krizë nervore”, pa live vrasjen e të shoqit

Periskopi.com Video

Gruaja që vidhte nëpër dyqane, arrestohet në Suharekë

Pas një pune intensive Sektori i hetimeve të stacionit policor në Suharekë, ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj dy të dyshuar L.M dhe A.K, lidhur me një rast Vjedhje të raportuar me 17/18.11.2016 në Librarin “EDORI” dhe në lokalin e tekstilit butiku “FASHON TASTE”.

Periskopi.com Lajme

Gjatë intervistimit e dyshuara L M ka pranuar se i ka kryer vjedhjet e raportuara po ashtu ka deklaruar se ka kryer vjedhje edhe në Prizren gjegjësisht në “VIVA Fresh”.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Shtetit dhe në konsultim me të e dyshuara L M ndalet në ndalim policor për 48 orë, ndërsa e dyshuara A K në cilësinë e drejtuesit te automjetit që e ka shoqëruar të dyshuarën, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar./ Periskopi