Besa Ismajli

Zv/dekanes së fakultetit Islam nuk i pengojnë as LGBT, as njerëzit me ngjyrë

Besa Ismajli është zv/dekane e Fakultetit të Shkencave Islame të Prishtinës thotë secili që është i kualifikuar si mësimdhënës, pavarësisht nëse është i komunitet LGBT, çfarë race ka, apo çfarë feje ka, do të duhej të punonte dhe të ushtronte të drejtën e tij/saj.

Periskopi.com Lajme

Ajo në një intervistë në Klan Kosova ka thënë se urren të gjithë llojet e ekstremizmit, e veçanërisht atë fetar.

Duke folur për prindërit e nxënësve të shkollës fillore “ Visar Krasniqi” në Drenoc të Malishevës që kanë kërkuar largimin e arsimtares, Fatmire Bujupi pasi kjo e fundit mban shami, Ismajli tha se në këtë rast, nuk është çështja te shamia.

Shpjegoi se mësuesja në fjalë ka të drejtë të mbajë shaminë, pasi sipas saj, kjo është një e drejtë legjitime që i takon.

“Po flasim për disa kushte që në ato zona një grua nuk i ka gëzuar sikur në zona nëpër qytete. Është e drejtë e saj, është e ligjshme, gjykatat e Kosovës e kanë konfirmuar. Gjithë diskursi ka qenë armiqësor dhe për të parë se ku ka arritur anarkia me vendime të gjykatave vajzat janë kthyer në shkollë”, tha Ismajli.

Ajo ka thënë se i vjen mirë që në këtë rast është marrë parasysh autoriteti i prindërve por sipas saj, duhet të merren parasysh edhe “rastet kur vajzat me shami janë përjashtuar nga shkollat”.

Ismaili ka thënë se në këtë mes ka edhe lidhje familjare që përfshihen.

“Nuk e kisha të vështirë të kuptoj se drejtoresha Bukurie Krasniqi ka pasur lidhje  familjare me arsimtarin e mëhershëm që ka punuar në këtë pozitë. Kurse Fatmire Bujupi ka fakultetin e kryer dhe ka qenë më e mira për këtë pozitë. Autoriteti e ka zgjedhur në një proces transparent dhe ka fituar në bazë të njohurive jo në bazë të shamisë”, tha ajo.