E çuditshme, por funksionon: Kjo metodë do t’ju largojë gripin brenda natës

Njihuni me metodën e çorapeve të lagura.

Periskopi.com Shëndeti

E keni parasysh ditën e parë të shfaqjes së shenjave të gripit? Kur trupi fillon të këputet, tështimat, dhembjet e fytit, temperatura… A ka gjë më të keqe? Por, mund të ketë një shpëtim që ta kaloni gripin brenda natës. Bëhet fjalë për metodën e çorapeve të lagura.

Kjo metodë konsiston në veshjen e çorapeve të lagura, të cilat bëjnë që gjaku të fokusohet tek këmbët për t’i ngohur.

Kjo formë mikroqarkullimi bën pikërisht atë që qarkullimi i gjakut bën normalisht: sjell vlerat ushqyese dhe largon toksinat. Një gjë e tillë largon gjakun nga zonat problematike, si sinuset e zënë.

Filloni duke i ngrohur këmbët në një banjë të ngrohtë, lagni çorapet dhe vishini. Mbi to, vishni çorape të thata ose qese plastike, në kohën kur jeni gati të shtriheni për të fjetur. Në mëngjes, do të zgjoheni shumë më mirë.

Burimi: Byrdie

 

Reklamë
Reklamë

Alarmante: Vdes edhe një fëmijë nga gripi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë me dije se një dy-vjeçar ka humbur jetën mëngjesit e sotëm, për shkak ishte i prekur nga virusi i gripit stinor A.

Periskopi.com Lajme

Ministria ka njoftuar se pacienti B. Z, i datëlindjes 6 maj 2014, lindur në Shënkoll, Lezhë, i vaksinuar rregullisht, ka patur prej një jave klinikë me temperaturë, ethe, kollë.

Pasi është paraqitur disa herë në urgjencën e spitalit Lezhë, më 14 janar shtrohet në spitalin e Lezhës me diagnozën “Infeksion viral me insufiçiencë respiratore”, ku edhe pas trajtimit spitalor gjendja mbetet e njëjtë, raporton KP.

Një ditë më pas transferohet në Tiranë dhe shtrohet në Reanimacionin e Shërbimit të Pediatrisë në QSUT, ku ka patur edhe shenja të tjera klinike si, mosreagim ndaj dhimbjes, hipotoni muskulare, gjendje prekome, vështirësi në frymëmarrje dhe frymëmarrje të zhurmshme. Pacienti është konfirmuar me diagnozën: “Encephalomielit”.

“Gjatë të njëjtës javë, familjarët me të cilët jeton, kanë kaluar sëmundje respiratore të ngjashme me gripin.Mostrat e marra për ekzaminim nga ISHP-ja konfirmojnë që pacienti ishte i prekur nga virusi i gripit stinor A. Edhe pas trajtimit në Reanimacionin e Shërbimit të Pediatrisë në QSUT, pacienti ndërron jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ky është rasti i pestë i konfirmuar, pas dy rasteve të raportuara nga Ministria Shëndetësisë për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës.

Reklamë
Reklamë

Gjendja alarmante në Shqipëri! Gripi shënon 5 viktimat e para (Video)

Sivjet, periudha e gripit ka qenë e parakohshme, pasi zakonisht piku regjistrohet në muajt janar, shkurt dhe mars. Në spitalin “Shefqet Ndroqi”, disa pacientë të sëmurë kronikë e kanë humbur betejën, pasi janë prekur edhe nga gripi.

Periskopi.com Lajme

 

“Kemi pasur 4-5 vdekje gjatë kësaj periudhe, kryesisht të të sëmurëve kronikë që nuk kanë arritur të mbijetojnë. Gripi është bërë komplikacioni që i ka çuar në atë gjendje”, thotë mjeku pneumolog Arjan Mezini.

Komplikacionet e këtij gripi, siç theksojnë edhe mjekët pneumologë, mund të shkaktojnë pasoja fatale për jetën, ku më të rrezikuarit mbeten ata që vuajnë nga sëmundjet pneumoni kronike, diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Epidemia gripale e ditëve të fundit ka bërë që për herë të parë në spitalin “Shefqet Ndroqi” të bëhen edhe vizita të zakonshme nga persona që nuk kanë vuajtur më parë.

“Duke filluar nga 31 dhjetori ka patur një fluks që s’është i zakonshëm për urgjencën e spitalit tonë. Bëhet fjalë për 70 deri në 100 persona në ditë, që janë trefishi i ngarkesës të një dite të zakonshme. Kemi kaluar në shërbim të përforuar me 3 mjekë”, thotë Mezini.

Mjeku pneumolog paralajmëron se kjo situatë e rëndë gripale do të vazhdojë. “Do ketë një rritje, 2 javët e ardhshme do të jenë shumë problematike dhe më pas, si çdo cikël, do të vijë duke rënë”, shton Mezini /TCH/

Reklamë
Reklamë

Shqipëria në prag të epidemisë së gripit / mbyllen shkollat, kopshtet e çerdhet

Shqipëria është në prag të epidemisë së gripit. Mijëra persona preken çdo ditë nga virusi. Për këtë arsye, ministria e Shëndetësisë vendosi të mbyllë shkollat nga data 4 deri më datë 7 janar 2017.

Periskopi.com Lajme

Ministria njoftoi se gjatë javës së fundit, numri i qytetarëve të paraqitur në qendrat shëndetësore për shkak të përhapjes së virusit të gripit në Shqipëri vazhdon të jetë në rritje, ndërkohë që prej tre ditësh, vendi po përballet me kushtet e motit me temperatura shumë të ulëta, të cilat do të vazhdojnë edhe disa ditë, duke krijuar kushte të favorshme për përhapjen e mëtejshme të virusit.

“Me qëllim kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit të gripit në vend për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet infektive që kanë impakt në shëndetin e saj, Ministria e Shëndetësisë, në bazë të nenit 7, pika 4 (masa të veçanta) të Ligjit 15/2016 (“Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”), sipas udhëzimeve kombëtare, të përgatitura nga Instituti i Shëndetit Publik, ka urdhëruar sot më datë 03.01.2017, mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të arsimit parauniversitar në datat 4, 5, 6, 7 Janar 2017”, thuhet në vendimin e Ministrisë.

Njoftimi shoqërohet me një sërë rekomandimesh të Institutit të Shëndetit Publik për të evituar përhapjen e virusit.

Masa të higjienës dhe kontrollit të infeksioneve

– Mbulimi i gojës dhe hundës me shami (mundësisht letre) gjatë kollitjes dhe teshtitjes e cila të hidhet menjëherë në koshin e mbeturinave.

– Të teshtitet apo kollitet duke përdorur gropëzën e bërrylit si mburojë.

– Të mos pështyhet në tokë.

– Larja e menjëhershme, dhe sa më shpesh, e duarve me ujë të rrjedhshëm dhe sapun. ose pastrimi i tyre ato me alkool apo dezinfektantë.

– Mënjanimi i prekjes së syve, hundës dhe gojës.

– Përdorimi i maskave gjatë kollitjes apo teshtitjes, apo në mjedise të mbyllura ku ka grumbullim masiv të njerëzve për një kohë të gjatë.

Masa të distancimit social

– Mënjanimi i kontaktit të ngushtë me njerëzit të cilët janë të sëmurë, pra çdo i sëmurë duhet të mbajë distancë nga të tjerët për ti mbrojtur ata.

– Qëndrimi në shtëpi për çdo të sëmurë.

– Njëkohësisht, në këtë sezon gripi, duhet të përpiqemi të kufizojmë sa më shumë  takimet dhe grumbullimet.

Vaksinimi

– Mjeti më i mirë për të parandaluar gripin është vaksinimi.

– Ministria e Shëndetësisë pas rekomandimeve të grupit të ekspertëve dhe ISHP po kryen falas vaksinimin e punonjësve shëndetësorë si grup i rëndësishëm risku.

– Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP kanë siguruar 93 250 doza vaksinë kundër gripit, të parakualifikuar nga OBSH.

– Kjo vaksinë po shpërndahet në të gjitha DRSH/DSHP-të sipas një plani të përgatitur nga ISHP dhe më pas shpërndahet në qendrat shëndetësore dhe aplikohet falas për të gjithë personat, kryesisht si më poshtë:

– Persona të moshuar mbi 60 vjeç;

– Persona që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare;

– Persona që vuajnë nga diabeti;

– Persona që vuajnë nga sëmundje obstruktive të aparatit respirator;

– Persona që vuajnë nga astma bronkiale;

– Persona me sëmundje kronike të veshkave, apo sëmundje kronike të tjera (hepatike etj.);

– Persona me sëmundje tumorale;

– Persona obezë;

– Gra shtatzëna;

– Personel shëndetësor.

– ISHP rekomandon vaksinimin gjatë të gjithë këtij sezoni të gripit, për të mbrojtur çdo person nga gripi dhe për të parandaluar format e rënda të gripit sidomos tek personat e sipërpërmendur.

Masa të tjera të kujdesit shëndetësor

– ISHP rekomandon trajtimin me medikamente antivirale për gripin me rekomandimin e mjekut, kryesisht në mjediset spitalore, pasi këto medikamente lehtësojnë shenjat e gripit, kufizojnë kohën e sëmundjes me 1 ose 2 ditë, dhe parandalojnë komplikacionet e gripit si pneumonitë, sidomos në personat që bëjnë pjesë në grupet e përmendura më lart.

– ISHP rekomandon trajtimin simptomatik të gripit sipas rekomandimeve të mjekut.

– Të mos neglizhohet asnjë shenjë e gripit por sidomos vështirësia në frymëmarrje e cila kërkon oksigjenim dhe kujdes shëndetësor të menjëhershëm so dhe të funksionojë menjëherë sistemi i referimit për kujdes spitalor sipas nevojës.

– Gjatë këtij sezoni të gripit përpiquni të menaxhoni stresin, konsumoni sa më shumë lëngje, fruta dhe sidomos ushqime të shëndetshme dhe përpiquni të jeni fizikisht aktivë. /Lapsi.al

Reklamë
Reklamë

Gates: Bota e papërgatitur të përballet me një epidemi të gripit vdekjeprurës

Bill Gates ka paralajmëruar se sistemet emergjente të botës ende nuk janë aq të forta që të përballen me një epidemi të gripit vdekjeprurës.

Periskopi.com Lajme

Miliarderi Bill Gates ka shfaqur shpresën sot se vitin e ardhshëm bota nuk do të goditet nga epidemi vdekjeprurëse të gripit.

Bashkë-themeluesi i Microsoft tha se virusi i Ebolas dhe Zikas treguan se infrastruktura shëndetësore globale kishte ende vend për përmirësim, raportoi BBC, transmeton lajmi.net.

“Kur ne e kemi parë Ebolën dhe tashmë edhe virusin Zika, e kemi kuptuar se ne ende nuk kemi bërë mjafueshëm”, tha Gates.

Reklamë
Reklamë

20 mijë qytetarë të Maqedonisë të prekur nga gripi

Gripi sezonal thuajse ka prekur në çdo shtëpi duke shtrirë në krevat ata që deri tani kanë qenë të dobët me imunitet.

Periskopi.com Lajme

Instituti për Shëndet Publik në Maqedoni ka publikuar informacione të frikshme për mbi 20 mijë persona të prekur nga gripi sezonal, shkruan Telegrafi Maqedoni

Bëhet fjalë për periudhë një javore ku janë prekur më shumë se 20 mijë qytetarë.

Gripi tanimë mendohet se quhet A H3N3.

Ky lloj gripi manifestohet me të kollitura, me temperaturë të brendshme trupore dhe me dridhje të gjymtyrëve.

Mjekët apelojnë që të prekurit të veprojnë në fazën fillestare duke u kontrolluar nga mjekët amë dhe të marrin masa, me vaksinim.

Reklamë
Reklamë

Këshilla si ta tejkaloni gripin

Për t’i tejkaluar sa më lehtë infeksionet virale që po shkakton gripi doktorët kanë rekomandime për pacientët e tyre.

Periskopi.com Shëndeti

“Nuk duhet të frekuntohen vendet publike si kinematë, apo klubet e natës, për arsye se mundësia për përhapje të virusit të gripit është shumë e madhe. Duhet të frekuentohen ambientet e ajrosura, ambientet shtëpiake të ajrosura dhe ushqyeshmëria të jetë sa më shumë me perime dhe pemë”.

Sipas mjekëve gripi është ngjitës dhe të moshuarit, fëmijët, të sëmurit kronik dhe shtatëzënat duhet kenë më shumë kujdes.

Me këtë virus janë duke u përballur edhe fëmijët.

Megjithatë mjekët e pediatrisë po thonë se këto situata po mundohen t’i menaxhojnë pa përdorim të antibiotikëve.

Reklamë
Reklamë

7 mënyra se si t’i shpëtoni gripit

Çdo vit, një i rritur rrezikon të përjetoj dy ose tri ftohje. Por, megjithatë kjo nuk do të thotë se ju kurrsesi nuk mund t’i shpëtoni gripit të stinës së dimrit.

Periskopi.com Shëndeti

 

Në fakt ka disa mënyra me anë të të cilave mund t’i ikni ftohjeve.

Lista e gjërave që duhet t’i bëni në mënyrë që të kaloni stinën e dimrit të shëndetshëm:

  1. Hani jogurt në mëngjes

Produktet të cilat ndihmojnë tretjen, sipas ekspertëve mjekësorë, kanë ndikim të madh edhe në evitimin e viruseve. Produktet e qumështit evitojnë 12 për qind më shumë infeksionin në sistemin e frymëmarrjes.

  1. Mbani një dritare hapur

Gjatë dimrit izolohen sa më shumë dhomat. Por, preferohet që gjatë ditës për disa orë të mbahet hapur një dritare për rifreskim të ajrit brenda.

  1. Bëni gjumë të rregullt

Gjatë dimrit, me zgjatjen e natës është një mundësi e mirë që të flini më shumë orë.  Njerëzit që flenë shtatë orë kanë mundësi që të prekën nga gripi tri herë më shumë se ata që flenë tetë orë.

  1. Rrini larg të ftohurve

Viruset që dalin nga teshtitja mund të shpërndahen deri në gjashtë metra. Mund të duket si mungesë edukate, por për të mirën tuaj, kërkoni falje dhe largohuni nga njerëzit që teshtinin apo kolliten.

  1. Pini sa më shumë ujë

Uji ndihmon në pastrimin e sistemit të tretjes dhe të gjithë organizmit tuaj. Prandaj konsumohet që cdo ditë të konsumoni deri në dy litra ujë.

  1. Mos prekni buzët me dorë

Nëpërmjet duarve keni kontakt me gjithçka. Dhe, është diçka instiktive që brenda një ore të prekni disa herë fytyrën. Kjo ndikon që t’i bartni viruset në gojën tuaj. Një mënyra për të evituar prekjen e shpeshtë të fytyrës të ulen mbi duar tuaja.

  1. Hani një lugë mjaltë për çdo ditë

Ftohjet shënohen me skuqje të fytit dhe mjalti konsiderohet si një shurup i fortë dhe efikas për fytin. Prandaj, konsumimi i mjaltit shëron fytin tuaj.

Reklamë
Reklamë

Gripi gjatë shtatzënisë, shkak për autizëm tek fëmijët? Ja zbulimi i shkencëtarëve

Gripi në shtatzëni nuk shkakton zakonisht autizëm tek fëmijët, ka zbuluar një studim i ri. Pas një vëzhgimi që iu bënë gati 200 mijë fëmijëve, hulumtuesit shkencorë nuk gjetën ndonjë lidhje mes këtij virusi dhe autizmit.

Periskopi.com Shëndeti

Megjithatë ekspertët theksojnë se ka një farë rreziku për zhvillim të autizmit nëse nëna preket nga gripi dhe temperatura (nëse këto zgjasin më shumë se një javë) gjatë 3 muajve të parë të shtatzënisë.

Kjo, sipas shkencëtarëve, lidhet edhe me “fatin”. Gjithsesi, ekspertët shëndetësor britanikë vazhdojnë t’i rekomandojnë gratë që të vaksinohen. Vaksinat kundër gripit mbrojnë gratë shtatzëna nga aborti, lindjet e parakohshme dhe komplikacione të tjera, si pneumonia shkruan Shendeti.com.

Ato forcojnë gjithashtu imunitetin e fëmijës në muajt e para të jetës. Një studim i vitit 2012 zbuloi se fëmijët, nënat e cilëve ishin ekspozuar ndaj gripit gjatë shtatzënisë, kishin më shumë gjasa të bëheshin autikë.

Ndërsa shkencëtarët danezë zbuluan se gratë shtatzëna, që janë me grip dhe temperaturë për më shumë se një javë janë 3 herë më të rrezikuara që të kenë një fëmijë autikë.

Shkaktari i autizmit mbetet akoma enigmë. Hulumtuesit shkencorë amerikanë monitoruan 196 mijë fëmijë të lindur mes viteve 2000-2010.

Gati 1500 nëna ishin prekur nga gripi gjatë shtatzënisë dhe 45 mijë ishin vaksinuar. Si përfundim, nga 196 000 fëmijë, vetëm 3000 prej tyre lindën autikë.

Reklamë
Reklamë

5 kurat natyrale kundër gripit

Me këtë klimë të ftohtë, me lagështirë, erë dhe ndryshime të temperaturës është e lehtë të sëmuresh. Gripi stinor është një infeksion akut viral respirator (sëmundje) i shkaktuar nga viruset e gripit stinor.

Periskopi.com Shëndeti

Çdo grip stinor përhapet nga viruse të ndryshme të tij dhe prek njerëz të ndryshëm në bazë të aftësisë së trupit të tyre për të luftuar infeksionin. Shumë prej nesh marrim ilaçe për ta mposhtur atë por ka edhe mënyra natyrale për tu mbrojtur ndaj gripit.

Ja disa këshilla të thjeshta për t’u mbrojtur nga virozat dhe për të forcuar sistemin tuaj imunitar.

1. Qëndroni në ajër të pastër dhe merruni me sport
2. Pushoni dhe ushqehuni shëndetshëm
3. Lani duart shpesh
4. Bëni gjumë të ëmbël.
5. Hani hurma, është fruti që ju mban larg sëmundjeve të stinës

Reklamë
Reklamë