20161130155552105646

Greqia kërcënon me veto: S’ka negociata për Shqipërinë

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian do të kalojë përmes një sërë reformash të rëndësishme të cilat vendi ynë duhet të zbatojë si kushte afatgjata të cilat u shpreh edhe në progres raportin e Komisionit Europian dhe në rekomandimin e kushtëzuar që ky i fundit dha për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Periskopi.com Lajme

 

Vetëm pak ditë pasi Parlamenti Europian u kërkoi vendeve anëtare të unionit pezullimin e përkohshëm të bisedimeve të anëtarësimit me Turqinë, Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian merr në shqyrtim draft-rezolutën për Shqipërinë të hartuar nga raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein. Ai i ka kërkuar Komitetit të Jashtëm të PEsë, që t’i japë Shqipërisë dritën jeshile për hapjen e negociatave. Fleckenstein tha se Shqipërisë mund t’i kërkohen të përmbushë zbatimin e reformës në drejtësi por ndërkohë negociatat me këtë vend duhet të hapen.

“Kam një sugjerim, nuk mund të presim deri në implementimin e reformës në drejtësi, por le të hapen më parë negociatat për Shqipërinë duke i vendosur si kusht zbatimin e plotë të reformave. Mendoj se nuk duhet të krijojmë asnjë konfuzion”, ka thënë Fleckenstein. Por deklaratat e tij kanë shkaktuar rritim tek deptuetët grekë të cilët paralajmëruan se do të vendosin veton për Shqipërinë nëse nuk përmbush kriteret e kërkuara.

“Shqipëria nuk është gati për të hapur negociatat dhe duket sikur BE po bën të njëjtat gabime me Sipërinë ashtu si ka bërë me Turqinë. Greqia do të vendosë veton për anëtarësimin e Shqipërisë në BE nëse nuk ka përmirësime”, tha eurodeputeti grek i Agimit të Artë, Georgios Epitideios.

Ndërsa deputetja Eleni Theocharous, tha një ndër kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë është respektimi i të drejtave të minoritetit grek, duke përmendur rastin e vendimit për prishjen e disa shtëpive në Himarë për të cilat ata thanë se është shkelje e hapur e të drejtës së pronës. “19 familjeve te minoritetit grek iu janë lënë vetëm 5 dite për të lënë banesat e tyre në kuadër të një reforme territoriale. Shqipëria duhet ti respektojë të drejtat e minoritetit dhe ato të pronës”, u shpreh ajo. Ndër të tjera, ata e ngritën si shqetësim që në Shqipëri qarkullon ideja e “Shqipërisë së madhe”, duke thënë se po rrezikohet stabiliteti në rajonin e Ballkanit. Pro, Fleckenstain ka replikuar duke i tërhequr vërejtje deputetëve grekë si problematikë kur flitet për anëtarësimet në union. Mësohet drafti lë hapësirë për ndryshime të tjera ndërsa eurodeputetët kanë afat deri më 10 janar të vitit 2017 për të paraqitur amendamentet e tyre nëse kanë.

 

Disa nga pikat e rezolutës

  1. Parlamenti Europian (PE) mirëpret progresin e vazhdueshëm të Shqipërisë në reformat e lidhura me BEnë, sidomos miratimin e ndryshimeve kushtetuese duke hapur rrugën për një reformë gjithëpërfshirëse në sistemin gjyqësor. Jo vetëm miratimi i qëndrueshëm, por edhe zbatimi i plotë dhe në kohë i reformave si dhe angazhimin e politikës janë thelbësore për të avancuar në procesin e anëtarësimit në BE.
  2. PE-ja mbështet plotësisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe bën thirrje për hapjen e negociatave të anëtarësimit sa më shpejt në raport me progresin dhe zbatimin e reformës në drejtësi, me qëllim për të ruajtur vrullin e reformave; pret që Shqipëria të konsolidojë progresin e arritur dhe të ruaj ritmin e progresit në zbatimin e të gjitha prioriteteve kyçe.
  3. PE-ja përsërit se një dialog konstruktiv, bashkëpunimi i qëndrueshëm politik dhe gatishmëria për kompromis është vendimtare për suksesin e reformave dhe për të gjithë procesin e aderimit në BE.
  4. PE përgëzon miratimin konsensual të amendamenteve kushtetuese për reformën në drejtësi, si dhe miratimin e ligjeve për organizimin e gjyqësorit; bën thirrje për miratimin e shpejtë dhe zbatimin e të gjitha ligjeve përkatëse shoqëruese dhe akteve nënligjore, veçanërisht ligjin për verifikimin (Vetting-un) e gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve ligjorë;
  5. PE vë në dukje se zbatimi i ligjit të verifikimit është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese dhe se kjo e fundit ka kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias mbi kushtetutshmërinë e tij; rithekson se një reformë gjithëpërfshirëse e gjyqësorit është një kërkesë e rëndësishme e qytetarëve shqiptarë për të rivendosur besimin tek përfaqësuesit politikë.
  6. PE-ja i bën thirrje Komisionit Adhoc parlamentar për Reformën Zgjedhore që të përfundojë rishikimin e Kodit Zgjedhor duke adresuar të gjitha rekomandimet e mëparshme të OSBE/ ODIHR-it; i bën thirrje autoriteteve kompetente për të siguruar zbatimin (e Kodit Zgjedhor) në kohë para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të qershorit 2017;
  7. PE thekson se të gjitha partitë politike kanë përgjegjësi për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare; i bën thirrje partive politike të Shqipërisë për të respektuar ligjin për përjashtimin nga postet publike të personave që kanë kryer vepra penale.

 

  1. PE bën thirrje për përparim të mëtejshëm në forcimin dhe zbatimin e Ligjit për Shërbimin Civil dhe Ligjin për Procedurën Administrative, për të mbrojtur pavarësinë e organeve rregullatore, për të përmirësuar procedurat e rekrutimit të bazuar në meritën dhe performancën (në administratën publike).
  2. PE-ja mirëpret miratimin e pjesë kryesore të legjislacionit anti-korrupsion, megjithatë institucionet kyçe anti-korrupsion vijojnë të mbeten subjekt i ndërhyrjeve politike; thekson nevojën për një kuadër ligjor më të përshtatshëm për konfliktin e interesit dhe bashkëpunimi ndër-institucional sidomos mes policisë dhe prokurorisë…me qëllim që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të ketë një mbikëqyrje efektive të financimit të partive politike.
  3. … Përshëndet operacionet e fundit kundër plantacioneve të drogës; kërkon çmontimin e rrjeteve të krimit të organizuar dhe rritjen e dënimeve përfundimtare;
  4. PE-ja nënvizon nevojë për të rritur parandalimin e trafikut të qenieve njerëzore, veçanërisht me fëmijët e pashoqëruar.
  5. PE-ja i bën thirrje autoriteteve që të përmirësojnë klimën e përfshirjes dhe tolerancës për të gjitha minoritetet në vend.
  6. PE-ja vëren se është e domosdoshme parandalimi i radikalizmit islamik, duke përfshirë mosangazhimin dhe integrimin e luftëtarëve të kthyer.
  7. PE-ja është e shqetësuar për ndikimet politike në media dhe përhapjen e vetë-censurës në mesin e gazetarëve; vë në dukje zbatimin e ngadalshëm të ligjit për mediat audio-vizive dhe vonesa në plotësimin e vendeve vakante në AMA; bën thirrje për të rritur transparencën e reklamave qeveritare në media dhe për të siguruar pavarësinë e autoritetit rregullator dhe transmetuesit publik.
  8. …PE-ja vë në dukje ende mangë- si në sundimin e ligjit për ekonominë informale dhe të mjedisit rregullator, duke penguar investimet; u kërkon autoriteteve të marrin masa për përmirësuar zbatimin e kontratave, të mbledhin më mirë taksat dhe të vazhdohet zbatimi i reformës në drejtësi për të përmirësuar mjedisin e biznesit.
  9. PE-ja bën thirrje për përfundimin e procesit të regjistrimit, kthimit dhe kompensimit të pronës, dhe për të zbatuar në mënyrë efektive strategjinë 2012-2020 për të drejtat e pronësisë;
  10. PE-ja tërheq vëmendjen se numri i aplikimeve për azil të paraqitura nga shqiptarët në shtetet anëtare të BE-së është rritur përsëri; i kërkon qeverisë të intensifikojë rritjen e ndërgjegjësimit dhe parandalimit të këtij fenomeni.
  11. Udhëzon kryetarin e saj për t’ia përcjellë këtë rezolutë Këshillit, Komisionit, Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Data e votimit

Opinioni i Komisionit i jep Këshillit një bazë të fortë për ndërtimin e diskutimit nga krerët e shteteve dhe qeveritë, për të arritur në një vendim politik. Vetëm pasi Këshilli të votojë unanimisht për nisjen e negociatave të anëtarësimit, diskutimet mund te hapen formalisht duke e marrë si të mirëqenë se shteti kandidat ka përmbushur kushtet themelore. Në kuadër të opinionit të Komisionit Europian, Këshilli mund edhe të vendosë kushtet e tij, të cilat shteti duhet t’i përmbushë përpara çeljes së negociatave. Samiti kur pritet të vendoset për Shqipërinë do të mbahet më 15 – 16 dhjetor. Marrja e një vendimi pozitiv për çeljen e negociatave duket i vështirë në kushtet kur Komisioni Europian ka dhënë një rekomandim me kusht disa shtete anëtare janë shprehur kundër ose me rezerva.

20161124223644220646

Greqia kërcënon sërish Shqipërinë me ndërhyrje ushtarake

Greqia kërcënon sërish Shqipërinë me ushtri, pavarësisht se të dyja vendet janë anëtare të NATO-s, shkruan sot Koha Ditore.

Periskopi.com Lajme

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, ia kujton Tiranës zyrtare, aleates së saj të NATO-s, se ka një ushtri më të fuqishme dhe të gatshme për të ndërhyrë në çdo moment.

Gjatë një aktiviteti të Forcave të Armatosura të Greqisë në Selanik , ministri i Mbrojtjes i këtij vendi, Panos Kammenos, është pyetur rreth komenteve të fundit të zyrtarëve shqiptarë dhe atyre turq. Në përgjigje të pyetjes, Kammenos ka thënë se “Forcat e Armatosura të Greqisë janë këtu, janë të fuqishme dhe nuk kanë frikë as shqiptarët, as turqit”.

Termeti-780x439

Greqia goditet sërish nga termetet

Një sërë tërmetesh kanë përfshirë sërish veriun e Greqinë e veriut. Tre tërmet janë ndjerë gjatë orëve të para të mëngjesit në shtetin helen.

Periskopi.com Lajme

I pari që rezulton edhe më i forti prej tyre ka qenë me magnitudë 4.7 ballë, pranë qytetit Kilkiz, 41 km në veriperëndim te Selanikut.

Sipas Qendrës Sizmologjike të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut, epiqendra e tij ka qenë në një thellësi prej 10 km ndaj është ndjerë shumë në të dy qytetet, në të gjithë zonën e Pellës, por edhe në një rreze mjaft të gjerë.

Pas tij janë ndjerë edhe dy tërmet më të lehtë, sipas specialistëve bëhet fjalë për vazhdimin e fenomenit, pasi edhe disa ditë më parë në të njëjtën zonë ka pasur lëkundje të fuqishme tërmeti,  më e madhja me magnitudë 4.4 ballë të shkalles Rihter.

Deri në orët e para e mëngjesit nuk ka pasur informacione për dëme në njerëz apo në materiale. Tërmeti i parë është ndjerë gjithashtu edhe në zonat jugore të Bullgarisë dhe Maqedoni

 

dzeko

Grekët shkruan: ‘Thikë! Tel! Srebrenica’, Dzeko i ‘kërcënon’ për ndeshjen në Bosnje

Futbollistët e Bosnjës dhe Hercegovinës janë shprehur të pakënaqur me atmosferën e krijuar në ndeshjen ndaj Greqisë.

Periskopi.com Sporti

Tifozët grekë kishin fyer dhe shpalosur thirrje raciste dhe fashiste në sfidën ndaj boshnjakëve.

Në një baner ata kishin shkruar ‘Thikë! Tel! Srebrenica’, duke u kujtuar atyre masakrën e tmerrshme nga serbët në vitin 1995, ku janë vrarë mbi 8300 boshnjak civilë në Bosnje.

Ndërsa, sulmuesi Edin Dzeko i falënderon grekët për pritjen e keqe dhe thotë se mezi pret përballjen me Greqinë në Bosnje.

“Ndiej sikur kemi humbur 3:0. Grekët nuk e kanë merituar, jo një pikë, por është dashur të humbasin 4:0. Nuk ka rëndësi, shkojmë tutje, i falënderojmë për mikpritjen e keqe. Mezi po i pres në Zenicë”, ka thënë Dzeko. /Periskopi.com

Çamet

Profesori grek pranon gjenocidin ndaj çamëve: U vranë 3 mijë njerëz, u dëbuan 25 mijë

Çështja Çame këtë periudhë ka qenë në fokusin e mediave në Shqipëri, Evropë dhe Greqi.

Periskopi.com Lajme

CNN grek i ka kushtuar shumë hapësirë ngjarjeve të ditëve të fundit rreth vizitës të ministrit grek Nikos Kotzias në Tiranë si dhe në përgjithësi ngjarjeve pas kësaj vizite për çështjen çame.

Ky televizion më 12 qershor i mori një deklaratë Konstandinos Tsitselikis, profesorit i historisë ballkanike, sllavëve dhe të lindjes në Universitetin e Maqedonisë në Selanik.

Ndër të tjera profesori Konstandinos Tsitselikis tha:

“Gjërat janë tensionuar tej mase pas viteve 1925-1926, kur qeveria e atëhershme e udhëhequr nga Venizellos sekuestroi pronat e çamëve pa i kompesuar. Kështu, shpërtheu vala e dhunës midis grekëve dhe çamëve.

Pika kulmore arrin, kur një pjesë e çamëve bashkëpunuan me italianët dhe gjermanët. Është artificiale ideja se të gjithë çamët ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve.

Në vitet 1943-1944 forcat e EDES të udhëhequr nga Napoleon Zerva dëbuan me forcë për në Shqipëri rreth 20.000-25.000 çamë. Nga ky dëbim i dhunshëm u vranë rreth 3.000 njerëz, pjesa tjetër arriti të shpëtojë duke ikur në Shqipëri.

“Kjo është padyshim gjendja më dramatike për çamët dhe pasardhësit e tyre, sepse ata humbën pronat e tyre dhe nënshtetësinë greke. EDES e udhëhequr nga Zerva nuk ishte ushtri shtetërore greke, por ata kryen krime lufte. Greqia nuk duhet ta fshehë këtë temë nën rrogoz. Pala greke duhet të ulet dhe të diskutojë politikisht këtë temë për t’u mbyllur. Ajo po e vendos këtë temë nën rrogoz, kur ajo duhet ta hapë për të diskutuar se çfarë ka ndodhur atë periudhë për ta mbyllur më tej. Për fat të keq kanë ndodhur ato që ndodhën, padyshim, por që atëherë kanë kaluar tre breza.”/ Arben Llalla

Akropoli

Deklaratat e Ramës, Athina thërret ambasadorin shqiptar

Pas zhurmës së krijuar në media nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama, se Akropoli u shpëtua prej një shqiptari, por edhe përplasjeve me tone të larta mes Athinës dhe Tiranës për situatën në Himarë, Ministria e Jashtme greke ka thirrur për sqarim ambasadorin shqiptar, Dashnor Dervishi.

Periskopi.com Lajme

Dervishit , siç njofton tch, i janë kërkuar shpjegime lidhur me këto deklarata. Ende nuk dihen tonet e bisedimeve, por burime në Ministrinë e Jashtme helene thonë se pala greke ka ngritur shqetësimin e saj jo vetëm për tonet jo diplomatike të kryeministrit Rama, por edhe për deklaratën e Ministrisë së Jashtme shqiptare, e cila sipas Athinës përmbante një qasje agresive që nuk i shërben uljes së tensioneve.

Burimet thanë se edhe ambasadori shqiptar ka tërhequr vëmendjen e Athinës për qëndrimin e Ministrisë së Jashtme greke, që për palën shqiptare konsiderohet si ndërhyrje flagrante dhe pa takt në çështje të brendshme të Shqipërisë.

Gjithsesi, të dyja palët ranë dakord se ulja e toneve konsiderohet si emergjente, pa qenë i nevojshëm përshkallëzimi në drejtim negativ i marrëdhënieve dypalëshe.

Dakordësia mbi çështjet me interes të përbashkët duhet të dominojë mbi deklaratat emocionale, kanë pohuar njëzëri palët gjatë takimit në Ministrinë e Jashtme greke.

Ndërkohë, në Athinë kanë qenë partitë politike të opozitës që kanë kërkuar mbledhjen me urgjencë të Këshillit të Lartë të Politikës së Jashtme lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama, por edhe për unifikimin e politikës greke në mbrojtje të minoritetit grek të Himarës.

Disa deputetë, me në krye ish-ministren e Jashtme Dora Bakojanis, kanë kërkuar marrjen e masave drastike për të penguar ekspansionin e qeverisë Rama në marrëdhëniet dypalëshe.

Çameria / ilustrim

Çështja çame, “mollë sherri” në politikën greke

Hartimi i dokumentit “non paper”, që Ministria e Jashtme greke i ka dorëzuar Tiranës zyrtare, si dhe politika e ndjekur nga diplomacia greke në marrëdhëniet me Shqipërinë përsa i përket çështjes çame, janë bërë objekt i politikës së brendshme në Greqi.

Periskopi.com Lajme

Një ditë pasi ministri i Jashtëm Nikos Kotzias ka sqaruar në një intervistë radiofonike dhe më pas me një njoftim zyrtar sesi ka vepruar në lidhje me çështjen kaq të përfolur të ditëve të fundit, Ministria e Jashtme publikon edhe një deklaratë të dytë me tone të ashpra kundër opozitës.

Aty akuzohen deputetët konservatorë, që sipas kreut të diplomacisë greke po ekspozohen vazhdimisht duke jetësuar të pavërteta dhe pasaktësi të çdo lloji të disa faktorëve të qeverisë shqiptare, në kurriz të politikës së jashtme të Greqisë, madje edhe ato që bëhen për qëllime të vogla politike të brendshme në Shqipëri, shkruan Top Channel.

Sipas Kotzias, Greqia, të paktën qeveria aktuale, kurrë nuk ka pranuar se ekziston çështja çame. Së dyti, Ministria e Jashtme greke i dha palës shqiptare një dokument “non paper” me çështjet për t’u zgjidhur midis dy vendeve dhe e vetmja referencë për çështjen që nuk ekziston është se, ajo është vendosur tashmë nga gjykatat greke, theksohet në deklaratë.

Së treti, Greqia ka informuar për këtë Komisionin Evropian në mënyrë që të theksojë “vijat e kuqe”. Dhe është e pakuptimtë, që kjo referencë të interpretohet si ndërkombëtarizim i një çështjeje që nuk ekziston, për të cilën Greqia gjoja ka kërkuar negocimin e Komisionit, thuhet më tej.

E vetmja që e hapi këtë çështje në mënyrë të pamenduar ishte një deputete e “Demokracisë së Re”. Së katërti, informimi për “vijat e kuqe” u bë pasi çamët marrin pjesë në qeverinë shqiptare, fakt të cilin Greqia e ka dënuar, përfundon deklarata.

Kotzias paralajmëron edhe njëherë opozitën greke, që të ketë një qëndrim më të përgjegjshëm, sidomos kur diskutohet për trajtimin e çështjeve të ndjeshme kombëtare.