s333-780x439

Shpërthim i fuqishëm në një dyqan në Greqi (Foto)

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një dyqan në Greqi, në Sheshin Viktoria këtë të enjte në mëngjes.

Periskopi.com Lajme

Mediat greke duke cituar zjarrfikësit thonë se ka mbetur e vdekur një grua rreth 38 vjeç e cila u nxor e pajetë nga bodrumi i dyqanit.

Nga shpërthimi, shkaqet e të cilit mbeten ende të paqarta, kanë mbetur të plagosur 5 persona të tjerë, shkruan “Protothema”.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë Policia dhe zjarrfikësit të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e shpërthimit.

Sipas një dëshmitari okular i cili ka folur për “Protothema”, tha se “doli një tym i madh dhe pastaj bum, dëgjuam shpërthim”. /Panorama/

s111

s222

s333

s444

Argos, qyteti më i vjetër në Evropë

Periskopi.com Lajme

Termet ne Greqi

Tërmet në Greqi, dridhet edhe Shqipëria

Katër lëkundje të njëpasnjëshme të tokës kanë ndodhur në Greqi.

Periskopi.com Lajme

Tërmetet kanë qenë të intensitetit deri në 5.9 shkallë të Rihterit, raporton Periskopi

Epiqendra ishte në Greqi, por lëkundje të mëdha u dëgjuan në Shqipëri.

Ato raportohet se u dëgjuan edhe në Tiranë, por më së shumti në Sarandë.

Nuk raportohet për dëme në Shqipëri./ Periskopi

Skene krimi / Ilustrim

Aksident tragjik në Greqi, shqiptari lë tre fëmijë jetim

Një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Aksidenti fatal ka ndodhur pasditen e së mërkurës, në Patra të Greqisë.

Periskopi.com Lajme

Mediat lokale kane raportuar se viktima është një 39-vjeçar me inicialet S.K. Ai po udhëtonte me motoçikletë, kur u përplas me një kamion të parkuar.

Fillimisht, 39-vjeçari nuk ka shfaqur probleme, madje ka qenë i vetëdijshëm dhe është ngritur në këmbë. Por, në orët në vijim, ka ndërruar jetë në spital, ku dyshimet e para janë për shkak të dëmtimeve të brendshme.

Të njëjtat burime shtojnë se viktima është baba i tre fëmijëve. /albeu

Protesta në Greqi

Policia përdor gaz lotsjellës ndaj pensionistëve

Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës ndaj pensionistëve të cilët të hënën u mblodhën para kabinetit të kryeministrit grek në Athinë, me qëllim për të protestuar kundër reformave të sistemit pensional.

Periskopi.com Lajme

Rreth 1.000 persona, në mesin e të cilëve edhe pensionistë të moshuar me bastun në dorë, dolën të hënën në protesta. Dhjetëra protestues tentuan të depërtojnë kordonin policor duke brohoritur “Turp të keni”.

Gjithashtu tentuan të përmbysin një autobus të policisë, ndërsa më pas forcat e policisë u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës.

 

protesta ne Greqi epeisd7 trdfgdf ftghfdg

shqiperia u21

Formacionet zyrtare: Greqi – Shqipëri

Periskopi.com Sporti

Janë bërë zyrtare formacionet e ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian të grupmoshave U21, ku Greqia përballet me Shqipërinë.

 Kjo ndeshje fillon nga ora 16:45.

Formacionet zyrtare:

formacionet zyrtare; shqiperi greqi