Greg Delawie

Intervistë ekskluzive: Delawie thotë se ShBA nuk ndryshon politikën ndaj Kosovës as me Trumpin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë ekskluzive për Periskopi.com flet për vdekjen e Astrit Deharit, për zgjedhjet në ShBA dhe ndryshimin e mundshëm të marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve pas zgjedhjes së Donald Trump si president, flet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë dhe shumë të tjera.

Shpend Gudaqi Intervista

Gjatë intervistës ka thënë se vdekjet në mbajtje janë gjithmonë shqetësuese dhe se mirëpresin përfshirjen e vëzhguesve të pavarur në rastin e Astrit Deharit.

Thotë se takohen me secilin subjekt politik në Kosovë, por që nuk preferojnë dhunën dhe nuk takohen me individë që ushtrojnë atë apo promovojnë.

Delawie për Periskopi.com thotë se politika e ShBA-së lidhur me Kosovën nuk pret të ndryshoj pas zgjedhjet se Trumpit.

Ka folur edhe zgjedhjet e parakohshme në Kosovë që po diskutohen që disa kohë, e Delawie thotë se pavarësisht kur do mbahen, Qeveria nuk duhet ndalur së punuari.

Greg Delawie

Periskopi: Kemi hyrë në javën e tretë dhe mospajtimet për rastin e aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, që vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren vazhdojnë ende. U kontestua edhe rezultati i autopsisë; u kërkua edhe një hetim ndërkombëtar nga Ambasada Britanike, por s’ka ende përgjigje. Si e shihni ju zoti Delawie zgjidhjen e kësaj situate?

Delawie: Ambasada ka mirëpritur përfshirjen e vëzhguesve të pavarur në hetim nga Ministria e Drejtësisë që nga fillimi. Vdekjet në mbajtje janë gjithmonë shqetësuese dhe ne jemi të inkurajuar nga fakti se Ministria e Drejtësisë është duke i adresuar çështjet që kanë dalë në pah nga ky rast në mënyrë që të parandalohen tragjeditë në të ardhmen.

Periskopi: A mban ambasada amerikane kontakte me Lëvizjen Vetëvendosje – dhe çfarë bashkëpunimi ka?

Delawie: Stafi nga Ambasada takohet me çdo parti politike në Kosovë për të diskutuar çështje të shumëllojshme lidhur me politikat dhe prioritetet. Sidoqoftë, ne nuk takohemi me individë që marrin pjesë në dhunë apo e promovojnë atë si mjet për të bërë deklaratë politike, apo me ata që janë paditur apo dënuar për korrupsion. Qëndrimi ynë lidhur me këto dy çështje ka qenë shumë i qartë.

Periskopi: Përfliten shume zgjedhjet e parakohshme si mënyrë e të dalurit nga papajtueshmëria e madhe politike për çështje të ndryshme në Kosovë? A mendoni ju zoti Delawie që duhet shkuar në zgjedhje?

Delawie: Diskutimet lidhur me zgjedhjet e parakohshme nuk duhet të shpërqendrojnë nga puna e rëndësishme që qeveria duhet të vazhdojë të bëjë lidhur me çështjet për të cilat brengosen njerëzit e Kosovës, siç janë miratimi i një buxheti të qëndrueshëm, punësimi i profesionistëve të kualifikuar për pozita kritike në qeveri, zhvillimi i hetimeve për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhe të siguruarit që të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë pakicat, kanë qasje në arsimim, kujdes shëndetësor dhe shërbime tjera sociale cilësore. Poashtu, kjo qeveri duhet të mbajë përqendrimin e saj në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës, tërheqjen e investimeve të sektorit privat dhe rritjen e punësimit, dhe përparimin drejt integrimit evropian, duke përfshirë edhe kualifikimin për liberalizimin e vizave.

Periskopi:  Jemi në muajt e fundit të vitit; si e vlerësoni ju angazhimin e Qeverisë gjatë këtij viti? A mendoni se Kosova ka shënuar ndonjë progres, veçanërisht në ekonomi kur dihet se papunësia mbetet problemi më i madh i kosovarëve?

Delawie: Që nga pavarësia Kosova ka bërë përparim të dukshëm në vendosjen dhe zhvillimin e politikave dhe legjislacionit për tregun e lirë, dhe në përmirësimin e ambientit për afarizëm, siç edhe kemi parë në raportin e fundit të Bankës Botërore për Bërje të Biznesit. Qeveria e Kosovës poashtu ka zbatuar një pako të re fiskale për të nxitur zhvillimin ekonomik, për të tërhequr investime nga jashtë, dhe për të rritur të hyrat. Këto përpjekje duhet të vazhdojnë së bashku me përkushtimin e vazhdueshëm ndaj luftës kundër korrupsionit dhe ndaj adresimit të çështjeve tjera që e frenojnë rritjen ekonomike të Kosovës.

Periskopi: Një kërkesë e ambasadës amerikane dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë për luftimin e krimit dhe korrupsionit është përsëritur disa herë. Ndërkohë, raportet ndërkombëtare gjejnë se këto dukuri ende mbetën në nivel shqetësues; A mendoni se është bërë mjaftueshëm në luftimin e krimit e korrupsionit, veçanërisht në nivelet e larta institucionale?

Delawie: Kam qenë shumë i qartë në pikëpamjen time se korrupsioni është duke e mbajtur Kosovën prapa, dhe sigurisht se duhet bërë më shumë punë. Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit ka ulur së fundi notën për Kosovën lidhur me kriterin e saj për Kontrollin e Korrupsionit. Prapë se prapë, ka pasur përparim në disa fusha të rëndësishme. Disa deputetë dhe zyrtarë të tjerë që janë paditur për korrupsion kanë dhënë dorëheqje, prokurimi elektronik është duke ecur përpara në qeveri, dhe Qeveria e Kosovës është pajtuar që të punojë me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar për të siguruar që shërbyesit civilë të lartë punësohen në mënyrë transparente dhe duke u bazuar në merita. Ne e inkurajojmë qeverinë dhe shoqërinë civile që të vazhdojnë të shtyjnë përpara këtë çështje, dhe që t’i kapitalizojnë këto suksese. Poashtu, është shumë e rëndësishme që të mbahet përparimi në fushat ku Kosova ka pasur të arritura të vërteta siç janë reformat lidhur me menaxhimin dhe llogaridhënien në Agjencinë e Doganave.

Periskopi: Donald Trump së shpejti do të jetë edhe zyrtarisht president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës; shumë kosovarë druajnë nga një ndërrim qasjeje e mundshme e SHBA-së ndaj Kosovës, marrë parasysh raportet e mira që kanë kultivuar dy shtetet. A ekziston mundësia e ndryshimit të qasjes amerikane në raport me Kosovën?

Delawie: Politika e SHBA-ve lidhur me Kosovën ka qenë shumë konsistente gjatë tri qeverive të fundit, qoftë kur në Shtëpinë e Bardhë është një Demokrat apo një Republikan. Nuk shohim asnjë arsye që të presim që kjo të ndryshojë.

 

Studentet / Ilustrim

Sivjet në SHBA shkuan për të studiuar 268 kosovarë

U mbajt dita informuese e të rinjve për të studiuar me programe të ndryshme studimore në universitetet amerikane, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Arsimit të organizuar nga Ambasada e Amerikës në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie tha me këtë rast se vetëm këtë vit nga Kosova kanë shkuar në Amerike 268 të rinj për të studiuar.

Delawie tha se këtë vit, numri atyre që kanë shkuar në Amerikë për të studiuar është shumëfish më i madh se në vitet e kaluara.

Delawie takohen me zëvendëskryeministrin që shet mish pa afat

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.

Periskopi.com Lajme

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Kelmendi ka njoftuar ambasadorin për angazhimin e tij në zbatimin e prioriteteve të Qeverisë, sidomos ato që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik.

Zëvendëskryeministri Kelmendi ka vlerësuar lartë angazhimin e SHBA-ve për të ndihmuar ekonominë e Kosovës.

Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka uruar zëvendëskryeministrin Kelmendi për marrjen e detyrës, duke shprehur edhe njëherë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përkrahur Kosovën në të gjitha proceset./ Periskopi

 

delawie

Delawie me mesazh të qartë për liderët, flet për luftën ndaj korrupsionit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gregory Delawie ka inkurajuar të gjithë të vazhdojnë të promovojnë dhe mbrojnë sektorin privat, si dhe të luftojnë korrupsionin, pasi Kosova ka nevojë për ndërmarrës, të cilët krijojnë ambientin më të mirë të të bërit biznes.

Periskopi.com Lajme

Delawie i bëri këto komente në forumin “Ekosistemi i Ndërmarrësisë” ku u diskutura rreth zhvillimit potencial të ndërmarrësisë në Kosovë.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës së Inovacionit në Kosovë, Uranik Begu tha se ndërmarrësit e rinj ballafaqohen me sfida në kuptim të zhvillimit të ideve të tyre dhe sfidës për t’i mbijetuar tregut. Sipas tij, në fokus të veçantë duhet të jetë angazhimi i gruas në biznes dhe i pjesës më të ndjeshme të shoqërisë, rinisë së Kosovës, tek e cila papunësia mbetet në nivel shumë të lartë.

Begu shtoi se shenja më pozitive dhe optimiste është se të rinjtë e Kosovës kanë vullnet për të zhvilluar bizneset e tyre dhe për të krijuar vende të reja të punës, një model ky i cili i duhet zhvillimit ekonomik dhe Kosovës në përgjithësi.

Drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka tha se të gjithë kanë përgjegjësinë e promovimit të storieve të suksesit të ndërmarrësve të rinj ashtu që të rinjtë e tjerë të cilat janë para dilemës nëse ndërmarrësia është rruga që ata duhen zgjedhur ta kenë më të lehtë vendimmarrjen.

Zeka u bëri thirrje institucioneve arsimore të zhvillojnë dhe promovojnë trajnime specifike të ndërmarrësisë, të nevojshme në këtë epokë të zhvillimit të hovshëm të ekonomisë dixhitale, duke ditur se sipas raportit të zhvillimit njerëzor të UNDP për vitin 2016, papunësia e të rinjve, e posaçërisht e femrave, është më e larta në Evropë.

Ai shtoi se institucioneve të shtetit u mbetet ende shumë për të bërë në aspekt të politikave fiskale të cilat do të ishin nxitëse për zgjerimin e bazës së ndërmarrësisë. Kjo ngjarje, sipas Zekës duhet të shërbejë si një platformë e mirë jo vetëm për diskutim por edhe për dhënie të zotimeve për veprimet të cilat secili duhet ndërmarrë për një ekosistem plotësisht funksional të ndërmarrësisë si dhe për zhvillimin e produkteve perkrahëse për ndërmarrjet e reja nga ana e institucioneve financiare.

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gregory Delawie deklaroi se Forumi “Ekosistemi i Ndërmarrësisë” është një ngjarje e organizuar në kohën më të mirë për Kosovën, pikërisht pas vlerësimit pozitiv të Bankës Botërore mbi lehtësinë e të bërit biznes në indikatorët e fillimit të biznesit. Delaëie theksoi se kompanitë inovative në Kosovë janë përkufizim i shkathtësive dhe etikës në punë. Sidoqoftë, sipas tij, shkathtësitë nuk janë të mjaftueshme; duhet guxim për të ndërmar riskun e fillimit të një biznesi, duke pasur parasysh që ai biznes do të jetë vend i punës për dikë tjetër.

Ambasadori Delawie inkurajoi të gjithë të vazhdojnë të promovojnë dhe mbrojnë sektorin privat, si dhe të luftojnë korrupsionin. Kosova ka nevojë për ndërmarrës, të cilët krijojnë ambientin më të mirë të të bërit biznes. Kjo, sipas Delaëie është mënyra më e mirë për të për të arritur rritje të qëndrueshme ekonomike dhe për të krijuar vende të punës.

Delaëie theksoi se që nga pavarësia, Kosova ka arritur progres në ofrimin e demokracisë së lirë të tregut dhe përmirësimin e pakos fiskale për të rritur zhvillimin ekonomik dhe për të tërhequr investime të huaja. Ai tha se ndërmarrësia është shprehje e optimizmit dhe njëkohësisht inkurajoi të gjithë të ndërtojnë kompanitë e tyre, duke shtuar se këto përpjekje do të vazhdojnë të mbështeten çdo ditë.

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi theksoi se java globale e ndërmarrësisë është një mundësi posaqërisht për të rinjtë, të cilët duan t’i realizojne idetë e tyre ndërmarrëse. Ai shtoi se qeveria do të angazhohet të gjej forma të përshtatshme për të situmuluar idetë e reja dhe do të vazhdojë të ndërmarrë një sërë masash në këtë drejtim.

Poashtu, Kelmendi tha se qeveria po vazhdon të punojë në reformimin e pakos fiskale, e cila do të mbështes edhe më tej investitorët dhe ndërmarrësit e rinjë. Indikatorët e klimës së të bërit biznes janë stimuj shtesë për krijimin e një klime për investiorët e rinjë të cilët do të bëhen pjesë e përmirësimit të ambientit te biznesit.

Dhurata Hoxha dhe Greg Delawie

Delawie i del krah Dhurata Hoxhës, edhe pse ajo gaboi

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka mbështetur vendimin e ministres së Drejtësisë Dhurata Hoxha për suspendimin e zyrtarëve korrektues të cilët po hetohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Periskopi.com Lajme

“E mirëpres suspendimin e zyrtarëve korrektues që janë duke u hetuar për keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Publiku nuk duhet ta humbas besimin në drejtësi”, ka shkruar Delawie në llogarinë e tij në Twitter.

Por, Hoxha që suspendoi të hetuar, gaboi duke thënë se ndaj tyre ka aktakuzë. Reagimet e institucioneve ishin të menjëhershme, e veçanërisht nga avokatët e të suspenduarve, që vlerësojnë se janë trazuar familjarët e klientëve të tyre.

 

Reagon avokati Berisha: S’ka aktakuzë kundër zyrtarëve të burgjeve

Kisha ne Llapushnik

Për t’u dukur perëndimor Kadri Veseli rrasë duart edhe në përurime të kishave

Fshati Llapushnik i Drenasit nesër bëhet me Kishë.

Periskopi.com Lajme

Në vendin, ku shumë kohë më parë filloi ndërtimi i varrezave të besimtarëve katolik të këtij fshati, e më pas edhe ndërtimi i Kishës, tashmë do bëhet shugurimi i kësaj të fundit.

“Shën Abrahami” si e mban emrin kjo Kishë, pati ngjallur shumë reagime dhe debate një kohë të gjatë në Kosovë.

Por, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli nuk e ka lëshuar këtë rast. Ai nesër do të jetë pjesëmarrës në shugurimin e saj, raporton Periskopi

Këtu, besohet për të deklaruar se Kosova ka tolerancë fetare, aq më shumë kur vetëm një ditë më parë, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka deklaruar se në Kosovë liderët politikë më shumë janë të fokusuar te kundërshtarët e tyre, se sa te ajo çka ata mbështesin.

Sipas Delawie, në Kosovë, edhe në media e edhe në rrugë, shohim një rritje të tensionit religjioz dhe etnik.

Por, punimet për këtë kishë dhe varrezat katolike shqiptare në fshatin Llapushnik kanë filluar që rreth dy vite.

Me disa ndërprerje nga banorët myslimanë të këtij vendi, një kohë punimet janë zhvilluar në praninë e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, raporton Periskopi

Fshatarët e Llapushnikut të komunitetit mysliman, patën protestuar për ditë të tëra, duke thënë se vendi ku po ndërtohet kisha dhe varrezat katolike është vend i ndarë për varrezat e dëshmorëve.

Ata nuk patën kundërshtuar Kishën, por vendin ku ajo është ndërtuar./ Periskopi

Greg Delawie

Frikësohet Delawie, thotë se ka rritje të tensionit religjioz dhe etnik në Kosovë (Video)

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie përmes një deklarate drejtuar liderëve dhe qytetarëve kosovarë, ka thënë se një vend si Kosova meriton më shumë, se sa liderë që shtyhen me kundërshtarët e tyre duke kritikuar njëri-tjetrin, në vend që të gjejnë zgjidhje të problemeve.

Periskopi.com Lajme

Delawie ka thënë se duhet punë që të krijohet e ardhmja. Andaj, ai ka bërë thirrje që së bashku të punohet drejt së ardhmes së ndritur, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se qytetarët dhe taksapaguesit e Kosovës meritojnë një demokraci stabile e funksionale.

Ky është mesazhi i Delawie drejtuar kosovarëve, në veçanti liderëve të vendit:

Sot mund të shohim liderë politikë që më shumë janë të fokusuar te kundërshtarët e tyre, se sa te ajo çka ata mbështesin.

Edhe në media, e në rrugë shohim një rritje të tensonit religjioz dhe etnik, diçka krejt jo inkurajuese me tolerancën dhe mirësinë për të cilën njihet Kosova.

Unë besoj që Kosova meriton më shumë. Besoj në një të ardhme më të ndritur, me zhvillim ekonomik, një vend me demokraci stabile dhe funksionale që u përket qytetarëve dhe taksapaguesve të vendit dhe jo të interesave politike.

Një Kosovë multi-etnike, e hapur, e pavarur dhe në paqe me fqinjët e saj. Besoj se e ardhmja e mirë vjen nga mesazhet progresive dhe jo nga agjendat negative.

Besoj se historia nuk bëhet me ata që janë më të mirët në kritika, por nga ata që gjejnë zgjidhjet më të mira, nga njerëzit që mundohen të zgjidhin problem, në vend se t`i krijojnë ato.

Nuk është e mjaftueshme vetëm të flasësh, por duhet punë dhe duhet të ndërmerren aksione në këtë drejtim, para se koha të ndërrojë sërish, të bëhemi bashkë  e ta krijojmë një të ardhme të ndritur.

Enver Hoxhaj dhe Greg Delawie

Këtë vit Kosova fillon ndërtimin e një faze të re me NATO-n

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar gjatë ditës Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie ku kanë diskutuar për agjendën e fundit të Kosovës në politikën e jashtme veçmas raportin e ri me NATO-në që pritet të jetësohet nga fundi i këtij viti.

Periskopi.com Lajme

Hoxhaj e ka informuar ambasadorin amerikan me vizitën e tij të fundit në New York në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si dhe në Bruksel e Strasburg ku në fokus ka pasur lobimin për njohjen e Kosovës, agjendën e liberalizimit të vizave dhe veçmas të raporteve të reja që Kosova pritet të gëzoj me NATO-në.

“Pata një takim të rregullt dhe informativ për të shkëmbyer zhvillimet e fundit në politikën e jashtme të Kosovës. SHBA-të si brenda ashtu edhe jashtë janë njëri prej shteteve kyçe mbështetëse të Kosovës dhe takimi e  koordinimi me Ambasadorin amerikan në Prishtinë është i domosdoshëm. Veçmas e informova dhe kërkova përkrahjen për fazën e re që Kosova po synon ta ndërtoj me NATO-në nga fundi i këtij viti ku tashmë është projektuar edhe nga ana e Aleancës Veriatlantike” ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj e ka informuar ambasadorin Delawie edhe për vizitën e tij në Bruksel dhe Strasburg, dhe nevojën e domosdoshme për të fituar të drejtën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës./ Periskopi